Klinika BALANCE
Klinika Balance është një qendër e specializuar e fizioterapisë dhe rehabilitimit, me mbi 25 vite eksperiencë në kujdesin dhe rehabilitimin e pacientëve.
Ne ofrojmë trajtim për probleme ortopedike, neurologjike, sportive dhe posturale, duke kombinuar eksperiencën profesionale me metodat bashkëkohore të fizioterapisë.
Çdo pacient vlerësohet në mënyrë individuale dhe trajtohet përmes një plani rehabilitimi të personalizuar, me synim lehtësimin e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe përmirësimin e funksionit fizik.
Klinika e trajton problemin në total: psiqikisht – emocionalisht – fizikisht.
Të ofrojmë shërbime profesionale fizioterapie dhe rehabilitimi me standarde të larta, duke ndihmuar pacientët të rikthejnë lëvizshmërinë, funksionalitetin dhe cilësinë e jetës përmes trajtimeve moderne dhe kujdesit të personalizuar.
Shërbim cilësor në fizioterapi dhe mirëqenie.
Të jemi një nga klinikat më të mira në Shqipëri në fushën e fizioterapisë dhe rehabilitimit, e njohur për profesionalizmin, inovacionin dhe përkushtimin ndaj shëndetit dhe mirëqenies së pacientëve.
Në Klinikën BALANCE, çdo trajtim përshtatet sipas gjendjes, nevojave dhe objektivave të pacientit.
Shërbimet tona
Fizioterapi në shtëpi
Trajtimi i dëmtimeve sportive
Terapi manuale
Trajtimi i dhimbjeve të ndryshme
Rehabilitim post-operativ
Terapi Instrumentale
Trajtime në shtëpi
-
Rehabilitimi pas AVC-sëProgram i personalizuar rehabilitimi për pacientët pas ishemisë ose hemorragjisë cerebrale, me fokus në përmirësimin e kontrollit motor, lëvizshmërisë dhe aftësive funksionale. Trajtimi zhvillohet në shtëpi, duke ofruar vazhdimësi të rehabilitimit, siguri dhe përshtatje me nevojat individuale të pacientit.
-
Rehabilitimi pas vendosjes së protezësProgram i personalizuar rehabilitimi pas vendosjes së protezës së gjurit, ijeve (koksale/femorale) ose shpatullës (glenohumerale), me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit. Rehabilitimi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e ecjes, lëvizjes dhe rikthimin progresiv në aktivitetet e përditshme, duke respektuar fazat dhe nevojat individuale të çdo pacienti.
-
Rehabilitim postoperator për moshën e tretëProgram rehabilitimi i përshtatur për pacientët e moshës së tretë pas ndërhyrjeve kirurgjikale, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit fizik. Trajtimi ndihmon në parandalimin e ngurtësimit artikular dhe dobësisë muskulore, duke mbështetur rikthimin sa më të sigurt dhe progresiv në aktivitetet e përditshme, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
-
Terapia okupacionale për moshën e tretëProgram i personalizuar që synon të ruajë pavarësinë dhe funksionalitetin në aktivitetet e përditshme, duke përshtatur ndërhyrjen me nevojat dhe aftësitë e çdo pacienti. Fokusi është në përmirësimin e ekuilibrit, forcës, koordinimit dhe aftësive funksionale, duke kontribuar në uljen e rrezikut të rënieve dhe në ruajtjen e një jete sa më aktive dhe të pavarur.
-
Trajtimi i pacientëve me vështirësi në ecje dhe ekuilibërProgram i personalizuar për pacientët me vështirësi në ecje, ekuilibër dhe stabilitet, me fokus në përmirësimin e koordinimit, forcës muskulore dhe kontrollit të lëvizjes. Qëllimi është rritja e sigurisë dhe pavarësisë në lëvizje, duke përshtatur rehabilitimin sipas gjendjes dhe nevojave të çdo pacienti.
-
Fizioterapi në shtëpi për pacientët me lëvizshmëri të kufizuarShërbim i personalizuar fizioterapie për pacientët që, për shkak të gjendjes së tyre fizike, kanë vështirësi të trajtohen në klinikë. Trajtimi zhvillohet në mjediset e shtëpisë, duke siguruar vazhdimësi të rehabilitimit, përshtatje sipas nevojave individuale dhe progres të qëndrueshëm.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppTrajtimi i dëmtimeve sportive
-
Distorsioni i kyçit të këmbës (Ankle Sprain)Trajtim i dëmtimeve të ligamenteve të kyçit të këmbës, me fokus në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes, rikthimin e lëvizshmërisë, forcës dhe stabilitetit. Programi synon rikthimin gradual në ecje dhe aktivitet, si dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së dëmtimit.
-
Strain dhe tërheqje muskulareTrajtim i personalizuar për dëmtimet muskulare të shkaktuara nga mbingarkesa ose lëvizjet e papritura, me fokus në uljen e dhimbjes dhe rikthimin gradual të lëvizshmërisë dhe forcës. Rehabilitimi synon rikthimin e funksionit normal të muskulit dhe një kthim të sigurt në aktivitetin fizik.
-
Çarje dhe dëmtime muskulareTrajtim i personalizuar për dëmtimet e fibrave muskulore të shkaktuara gjatë aktivitetit fizik, me fokus në rikuperimin e indeve, rikthimin gradual të forcës dhe funksionit. Rehabilitimi zhvillohet në mënyrë të strukturuar dhe progresive, duke synuar rikthimin e sigurt në aktivitetin fizik dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së dëmtimit.
-
Tendinitet dhe dëmtimet e LigamenteveTrajtim i problematikave të tendinave dhe ligamenteve, të lidhura me mbingarkesën, aktivitetin fizik ose dëmtimet sportive. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin progresiv të funksionit, duke ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit dhe përsëritjes së dëmtimit.
-
Dëmtimet e ligamenteveTrajtim i dëmtimeve të ligamenteve, me fokus në rikthimin e stabilitetit, forcës dhe funksionit të nyjës së prekur. Rehabilitimi synon rikthimin gradual të lëvizshmërisë dhe sigurisë në lëvizje, duke reduktuar rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe përsëritjes së dëmtimit.
-
Dëmtimet e MeniskutTrajtim i dëmtimeve të meniskut të gjurit, me fokus në uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit të gjurit. Rehabilitimi mund të aplikohet si trajtim konservativ ose pas ndërhyrjes kirurgjikale, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
-
Dëmtimet e shpatullësTrajtim i dëmtimeve dhe problematikave të shpatullës që kufizojnë lëvizjen dhe shkaktojnë dhimbje. Rehabilitimi synon uljen e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe funksionit, si dhe përmirësimin gradual të fleksibilitetit dhe forcës së shpatullës.
-
Rehabilitim pas traumave sportiveProgram i personalizuar rehabilitimi për rikthimin gradual në aktivitet fizik dhe sportiv pas një dëmtimi. Trajtimi fokusohet në rikthimin e forcës, lëvizshmërisë dhe stabilitetit funksional, duke përgatitur sportistin për një rikthim të sigurt dhe progresiv në sport.
-
Parandalim i dëmtimeve sportiveProgram i personalizuar për parandalimin e dëmtimeve dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së tyre gjatë aktivitetit fizik dhe sportit. Përmes ushtrimeve të përshtatura dhe udhëzimeve profesionale, programi synon përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, kontrollit motor dhe teknikës së lëvizjes, për një aktivitet fizik më të sigurt dhe efikas.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppTerapi Manuale
-
Mobilizimi artikularTeknikë manuale që përdor lëvizje të kontrolluara të artikulacioneve për të përmirësuar lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin. Ndihmon në uljen e dhimbjes dhe ngurtësisë, duke kontribuar në rikthimin e funksionit dhe lehtësimin e lëvizjeve të përditshme.
-
Manipulimi artikularTeknikë manuale e specializuar që synon përmirësimin e lëvizshmërisë së artikulacioneve dhe reduktimin e kufizimeve mekanike. Aplikohet në mënyrë të kontrolluar, sipas vlerësimit individual të pacientit, me fokus në uljen e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit artikular. Kryhet nga profesionistë të kualifikuar dhe të trajnuar në terapi manuale.
-
Teknikat e Energjisë Muskulare (MET)Teknikë e terapisë manuale që përdor kontraktimin aktiv dhe të kontrolluar të muskujve për të rikthyer ekuilibrin dhe lëvizshmërinë. MET ndihmon në reduktimin e tensionit muskulor, përmirësimin e fleksibilitetit dhe rikthimin e ekuilibrit funksional.
-
Stretching-Zgjatja muskulareTeknikë e aplikuar për përmirësimin e fleksibilitetit dhe elasticitetit të muskujve dhe indeve të buta. Ndihmon në reduktimin e ngurtësisë dhe tensionit muskulor, duke përmirësuar amplitudën e lëvizjes dhe funksionin e përgjithshëm.
-
Trajtimi i fashave dhe Trigger PointsTeknikë manuale e fokusuar në çlirimin e tensionit të fashave dhe trajtimin e pikave miofasciale të dhimbshme (trigger points). Ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe tensionit muskulor, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit normal.
-
Trajtimi i indeve lidhëseTeknikë manuale që synon përmirësimin e elasticitetit dhe lëvizshmërisë së indeve lidhëse, duke ndihmuar në reduktimin e tensionit dhe dhimbjes. Trajtimi kontribuon në përmirësimin e lëvizshmërisë, funksionit dhe cilësisë së lëvizjes.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppTrajtimi i dhimbjes
-
Dhimbje qafeTrajtim i dhimbjeve dhe tensionit në zonën e qafës, shpesh të lidhura me qëndrimin e zgjatur në poyicion jo të mirë, ngarkesën muskulore ose kufizimin e lëvizjes. Programi synon uljen e dhimbjes dhe ngurtësisë, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit normal të qafës.
-
Dhimbe kokeTrajtim i dhimbjeve të kokës të lidhura me tensionin muskulor të qafës dhe shpatullave. Fokusohet në reduktimin e tensionit dhe dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe relaksimin muskulor, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.
-
Dhimbje shpineTrajtim i dhimbjeve të shpinës dhe problematikat e shtyllës kurrizore, me fokus në lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit. Programi synon përmirësimin e lëvizshmërisë dhe qëndrimit, si dhe reduktimin e tensionit dhe mbingarkesës muskulore.
-
Dhimbje mesiTrajtim i dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës, me fokus në lehtësimin e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit. Programi përfshin ndërhyrje të përshtatura për forcimin dhe stabilizimin e muskujve, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin gradual në aktivitetet e përditshme.
-
Dhimbje shpatulleTrajtim i dhimbjeve dhe kufizimeve të lëvizjes së shpatullës, me fokus në përmirësimin e funksionit dhe lehtësimin e simptomave. Programi synon uljen e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe forcës, duke ndihmuar pacientin të rikthehet gradualisht në aktivitetet e përditshme.
-
Dhimbje gjuriTrajtim i personalizuar për dhimbjet e gjurit të lidhura me dëmtime, mbingarkesë ose kufizime funksionale, me fokus në lehtësimin e simptomave dhe rikthimin e funksionit. Programi synon përmirësimin e lëvizshmërisë, stabilitetit dhe ecjes, si dhe menaxhimin e dhimbjes dhe irritimit të zonës së prekur.
-
Dhimbje legeniTrajtim i dhimbjeve dhe problematikave të zonës së legenit, me fokus në faktorët muskulorë dhe biomekanikë që ndikojnë në lëvizje. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e qëndrimit, ecjes dhe lëvizshmërisë, duke ndihmuar në rikthimin gradual të funksionit.
-
Dhimbje nofulleTrajtim i personalizuar për dhimbjet dhe kufizimet funksionale të artikulacionit temporomandibular (ATM). Programi synon uljen e dhimbjes dhe tensionit muskulor, përmirësimin e lëvizshmërisë së nofullës dhe funksionit gjatë hapjes e mbylljes së gojës.
-
Dhimbje të kyçeveTrajtim i dhimbjeve dhe kufizimeve funksionale të artikulacioneve, të lidhura me mbingarkesën, irritimin ose problematika të ndryshme muskuloskeletore. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe funksionit artikular, duke lehtësuar lëvizjen dhe aktivitetet e përditshme.
-
Dhimbje muskulareTrajtim për dhimbjet dhe tensionin muskulor të lidhura me mbingarkesën, lodhjen ose mikrotraumat. Programi synon uljen e dhimbjes dhe tensionit, përmirësimin e elasticitetit dhe lëvizshmërisë, duke mbështetur rikuperimin dhe funksionin normal të muskujve.
-
Probleme posturaleVlerësim dhe trajtim i personalizuar për çrregullimet posturale që mund të ndikojnë në lëvizje, ekuilibër dhe të shkaktojnë shqetësime muskuloskeletore. Programi synon përmirësimin e posturës, kontrollit motor dhe ekuilibrit muskulor, duke reduktuar ngarkesat e panevojshme dhe duke favorizuar një lëvizje më efikase.
-
Dhimbje të lidhura me aktivitetin profesionalTrajtim i personalizuar për dhimbjet dhe shqetësimet muskuloskeletore të lidhura me qëndrimin e zgjatur, lëvizjet e përsëritura ose ergonominë jo të përshtatshme në punë. Programi synon përmirësimin e posturës dhe ergonomisë, reduktimin e ngarkesës fizike dhe rritjen e komfortit gjatë aktivitetit profesional dhe të përditshëm.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppRehabilitimi postoperator
-
Rehabilitim proteza e gjuritNdihmon rikthimin e ecjes dhe forcës pas operacionit të gjurit. Përmirëson fleksionin dhe stabilitetin e nyjes. Procesi është gradual dhe i kontrolluar.
-
Rehabilitimi pas vendosjes së protezës së ijes (Coxo-Femorale)Program rehabilitimi pas vendosjes së protezës së ijes, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, stabilitetit dhe forcës muskulore. Trajtimi synon përmirësimin e ecjes, uljen e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit në aktivitetet e përditshme, sipas fazës së rikuperimit dhe nevojave të pacientit.
-
Rehabilitimi pas vendosjes së protezës gleno-femoraleProgram i personalizuar rehabilitimi pas vendosjes së protezës së shpatullës, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit të krahut. Trajtimi përfshin ushtrime progresive dhe të kontrolluara, të përshtatura me fazën e rikuperimit, me synim përmirësimin e funksionit dhe parandalimin e ngurtësisë së artikulacionit.
-
Rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale të meniskut / ACLProgram rehabilitimi pas ndërhyrjeve kirurgjikale të meniskut ose ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL), me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës, stabilitetit dhe funksionit të gjurit. Programi përshtatet sipas llojit të ndërhyrjes dhe fazës së rikuperimit, duke mbështetur një rikthim të sigurt dhe progresiv në aktivitetet e përditshme dhe sportive.
-
Rehabilitimi pas frakturaveProgram rehabilitimi pas frakturave, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit të strukturave të dëmtuara. Trajtimi zhvillohet në faza progresive, sipas fazës së shërimit dhe gjendjes së pacientit, duke synuar rikthimin e sigurt në aktivitet dhe reduktimin e rrezikut të ri-dëmtimit.
-
Rehabilitimi pas traumave sportiveProgram për rikuperimin funksional pas dëmtimeve sportive, me fokus në rikthimin gradual të forcës, lëvizshmërisë dhe stabilitetit. Përmes ushtrimeve të strukturuara dhe progresive, rehabilitimi synon një rikthim të sigurt dhe të kontrolluar në aktivitetin fizik dhe sportiv.
-
Rikthimi gradual në aktivitetet e përditshme dhe sportiveFaza përfundimtare e rehabilitimit, është e orientuar drejt rikthimit të sigurt dhe progresiv në punë, aktivitetet e përditshme ose sport. Programi fokusohet në përmirësimin e forcës, stabilitetit, koordinimit dhe performancës funksionale, duke përgatitur pacientin për kërkesat e aktivitetit dhe duke reduktuar rrezikun e ri-dëmtimit.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppTerapi Instrumentale
-
TENS-Stimulimi Elektrik TranskutanTeknikë elektroterapeutike që përdor impulse elektrike me intensitet të ulët për menaxhimin e dhimbjes. TENS mund të përdoret në trajtimin e dhimbjeve akute dhe kronike, duke synuar lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e komfortit dhe funksionit të përditshëm.
-
EMS/NEMS-Stimulimi Elektrik NeuromuskularTeknikë elektroterapeutike që përdor impulse elektrike të kontrolluara për stimulimin e kontraksioneve muskulore, duke mbështetur rikthimin e forcës dhe funksionit. Përdoret si pjesë e programeve të rehabilitimit për aktivizimin dhe forcimin e muskujve, reduktimin e dobësisë muskulore dhe rikthimin gradual të funksionit.
-
Ultratingulli TerapeutikTeknikë elektroterapeutike që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për trajtimin e indeve të buta, sipas nevojave të pacientit. Përdoret si pjesë e programeve të fizioterapisë për menaxhimin e dhimbjes, përmirësimin e elasticitetit të indeve dhe mbështetjen e proceseve të rikuperimit.
-
LaserterapiaTeknikë bashkëkohore që përdor energjinë e dritës me intensitet të kontrolluar si pjesë e trajtimit fizioterapeutik. Përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe për mbështetjen e proceseve të rikuperimit të indeve, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
-
MagnetoterapiaTeknikë e fizioterapisë që përdor fusha magnetike të kontrolluara si pjesë e programeve të rehabilitimit. Mund të përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe mbështetjen e rikuperimit të indeve dhe strukturave muskuloskeletore, sipas gjendjes klinike dhe nevojave individuale të pacientit.
-
Shockwave – Terapia me valë goditëse)Teknikë bashkëkohore që përdor valë akustike me energji të kontrolluar për trajtimin e problematikave të caktuara të tendinave, dhimbjeve kronike dhe kalcifikimeve. Trajtimi synon uljen e dhimbjes, stimulimin e proceseve të rikuperimit të indeve dhe përmirësimin e funksionit, sipas vlerësimit dhe nevojave të pacientit.
-
TECAR-Terapia me radiofrekuencëTeknikë bashkëkohore që përdor radiofrekuencën e kontrolluar si pjesë e trajtimit fizioterapeutik, për të mbështetur proceset e rikuperimit të indeve. Përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe edemës, përmirësimin e qarkullimit lokal dhe mbështetjen e rikuperimit pas dëmtimeve, sipas gjendjes dhe nevojave individuale të pacientit.
-
JonoforezaTeknikë elektroterapeutike që përdor rrymë elektrike të kontrolluar për aplikimin lokal të substancave medikamentoze përmes lëkurës, sipas indikacionit terapeutik. Mund të përdoret në menaxhimin e dhimbjes dhe proceseve inflamatore lokale, duke ofruar një alternativë ndaj administrimit me injeksion në raste të përshtatshme.
-
Deep OschilationTeknikë e avancuar fizioterapeutike që përdor impulse elektrostatike të kontrolluara për të mbështetur trajtimin e indeve. Mund të përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe edemës, reduktimin e tensionit të indeve dhe mbështetjen e proceseve të rikuperimit, duke kontribuar në përmirësimin e funksionit dhe lëvizshmërisë.
-
Traksioni Cervical dhe lumbalTeknikë fizioterapeutike që aplikon tërheqje të kontrolluar në segmentet cervikale ose lumbale të shtyllës kurrizore, sipas nevojave të pacientit. Mund të përdoret për lehtësimin e dhimbjes, reduktimin e ngarkesës në strukturat e shtyllës dhe përmirësimin e lëvizshmërisë, bazuar në vlerësimin profesional të fizioterapistit.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Kontakto në WhatsAppReview
Komente të klientëve!

Dafina Keca
Dr. Petrit is an excellent physiotherapist. I went to him for a herniated disc, and thanks to his professional treatment and care, my pain improved a lot. He is very knowledgeable, patient, and truly dedicated to his patients’ recovery. I highly recommend him to anyone dealing with back pain or disc problems.

Hysen Seiti
Staf ijashtëzakonisht i përkushtuar ndaj çdo pacienti. Tek klinika “Balance” çdo problem gjen zgjidhje të shpejte dhe efektive.

Esmeralda Kara
Vlerësim maksimal për klinikën Balance, doktor Petritin dhe stafin. Kam trajtuar me sukses problemet kronike me qafën dhe kokën. Vlerësim maksimal për Alvin i cili tregon kujdes dhe përkushtim në çdo seancë. Gjithashtu klinika të lë mbresa për standardet e larta të shërbimit, pajisjet bashkëkohore dhe nivelin maksimal të higjenës dhe pastërtisë. E rekomandoj këtë klinikë për këdo që kërkon trajtime efektive dhe profesionale.

Ilir Baçi
Klinika Balance aty ku mua si Patient mu rikthye Cilesia e jetes. Kontakti i pare me Prof Petrit Drinin ishte aq sa befasues ,dhe Inkurajues, me Profesionializmin e tij, saqe Krijova besim te plote tek ai dhe te vetja ,Mbas disa seancave dhimbjet u reduktuan fare,e sot leviz lirshem dhe merem dhe me Sport. Profesionalizmi I eshte baza e suksesit dhe kete si une dhe ju do ta gjeni tek Klinika Balance (nje Kliniken Moderne Bashkekohore)per zgjidhjen e problemit tuaj shendetesor. FALEMINDERIT Prof Petrit Drini dhe Stafit tuaj sa profesional aq dhe te Mrekullueshem. Pershendetje nga Wiena.

Elda Nallbani
Vlerësim maksimal për Dr.Petritin dhe stafin e tij të klinikës Balancë, ku kam fatin që të trajtoj me sukses problemet kronike me qafën dhe kokën. Dr Petriti është profesionist i vërtetë dhe tregon kujdes dhe përkushtim maksimal në çdo seancë. Gjithashtu klinika të lë mbresa për standardet e larta të shërbimit, pajisjet bashkëkohore dhe nivelin maksimal të higjenës dhe pastërtisë. E rekomandoj fuqishëm këtë klinikë për këdo që kërkon trajtime efektive dhe profesionale.

Kledis Uzuni
Do ta rekomandoja gjithmone kete klinikë, jo vetëm për probleme shendetesore ku cilesia dhe sherbimet jane me kushtet me bashkehore te cilesise se fundit Europiane. Bazuar ne eksperiencen dhe njohurite e Dr Petrit Drini por edhe per ata studente te fizioterapise te cilet duan te formohen profesionalisht ne kete fushe. Une kam ndjekur kursin Teknikat Baze Te Masazhit, ku eksperinca e Dr Petrit ne mesimdhenie dhe ne metodat e praktikes me te fundit do ta vlersoja me 10/10. Mirenjohje pafund per Dr Petrit Drini.

Alketa Zazo
Exceptional Care at Dr Petriti’s Physiotherapy Studio. I had only heard superb things about Dr. Petriti’s skills but hesitated to reach out, assuming he would be too busy. However, two years ago during an emergency, I took a chance and called him. I was not only pleasantly surprised by his immediate response and availability, but also impressed by his ability to diagnose and effectively address a critical issue. Over the course of 10 meticulously organised therapy sessions, Dr Petriti resolved my problem, and for that, I am profoundly grateful.

Judo Çullhaj Club Tirana
I recently had the pleasure of visiting Klinika Balance and receiving treatment from Dr Petrit Drini, and I couldn’t be happier with my experience. From start to finish, everything was top-notch. Dr Petrit Drini is an exceptional doctor with a wealth of knowledge and expertise.
Keni një shqetësim?
Kontaktoni në një nga mënyrat e kontaktit!
-
Telefon
+355 67 28 47074
-
-