Cilat janë shkaqet më të zakonshme?
Dhimbja e qafës mund të lidhet me:
• tensionin dhe mbingarkesën e muskujve;
• qëndrimin e zgjatur në të njëjtin pozicion;
• përdorimin e zgjatur të kompjuterit dhe telefonit;
• pozicionet jo të përshtatshme gjatë gjumit;
• lëvizjet e papritura ose dëmtimet;
• ndryshimet degjenerative të qafës;
• stresin dhe tensionin e vazhdueshëm muskulor
Në disa raste, dhimbja e qafës mund të shoqërohet edhe me dhimbje që përhapet drejt shpatullës, krahut ose dorës.
Çfarë simptomash mund të shfaqen?
Përveç dhimbjes lokale, mund të vërehen:• ngurtësi dhe kufizim i lëvizjeve të qafës;
• dhimbje në shpatulla ose pjesën e sipërme të shpinës;
• dhimbje që përhapet drejt krahut;
• ndjesi shpimi gjilpërash ose mpirjeje në krah apo dorë;
• dhimbje koke që mund të lidhen me strukturat e qafës
Marramendja ose ndjesia e paqëndrueshmërisë mund të shfaqen në disa raste, por këto simptoma kanë shkaqe të ndryshme dhe kërkojnë vlerësim të përshtatshëm.
Si vlerësohet dhe trajtohet?
Në fizioterapi, trajtimi fillon me një vlerësim të detajuar të simptomave, lëvizshmërisë, forcës dhe faktorëve që mund të ndikojnë në problem. Në varësi të shkakut dhe gjendjes së pacientit, programi i rehabilitimit mund të përfshijë terapi manuale, ushtrime terapeutike, mobilizime, edukim mbi qëndrimin dhe lëvizjen, si dhe një program ushtrimesh për t’u kryer në shtëpi. Qëllimi nuk është vetëm lehtësimi i dhimbjes, por edhe rikthimi i lëvizjes dhe funksionit, përmirësimi i kontrollit të trupit dhe zvogëlimi i mundësisë së përsëritjes së problemit.
Çfarë mund të bëni vetë?
Në shumë raste, lëvizja e përshtatshme është më e dobishme sesa qëndrimi i zgjatur në pushim. Mundohuni të ndryshoni pozicion rregullisht gjatë punës, të shmangni qëndrimet e gjata në një pozicion dhe të ruani një nivel të përshtatshëm aktiviteti fizik. Nëse dhimbja vazhdon, përsëritet shpesh ose shoqërohet me mpirje, dobësi të gjymtyrëve, traumë të rëndësishme apo simptoma të tjera shqetësuese, kërkoni vlerësim profesional.
Si mund t’ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, çdo program fizioterapie përshtatet sipas gjendjes, nevojave dhe objektivave të pacientit.
Synimi është i thjeshtë: të kuptojmë problemin, të rikthejmë lëvizjen dhe t’ju ndihmojmë të jetoni me më pak dhimbje.
Pse shfaqet dhimbja e mesit?
Dhimbja e mesit mund të ndikohet nga struktura të ndryshme të trupit, përfshirë muskujt, ligamentet, artikulacionet dhe disqet ndërvertebrale. Megjithatë, në shumë raste nuk ekziston një shkak i vetëm që mund të përcaktojë dhimbjen. Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shfaqjen ose vazhdimësinë e saj:
• mungesa e aktivitetit fizik;• qëndrimi i zgjatur ulur;
• ngarkesat e përsëritura fizike;• ngritja ose transportimi i peshave;
• dobësia ose kontrolli i pamjaftueshëm i muskujve;• dëmtimet;
• ndryshimet e lidhura me moshën;• gjumi jo cilësor dhe lodhja;
• stresi dhe tensioni i vazhdueshëmDhimbja mund të shoqërohet me ngurtësi, kufizim të lëvizjeve dhe, në disa raste, me përhapje drejt vitheve ose këmbës.
Kur dhimbja përhapet në këmbë?
Nëse dhimbja e mesit shoqërohet me dhimbje, mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash që përhapen drejt këmbës, mund të ketë përfshirje të strukturave nervore. Një nga shkaqet e mundshme është hernia diskale, por jo çdo dhimbje që përhapet në këmbë shkaktohet nga hernia. Vlerësimi profesional ndihmon në përcaktimin e shkakut të mundshëm dhe në zgjedhjen e trajtimit të përshtatshëm.
Si trajtohet dhimbja e mesit?
Trajtimi varet nga shkaku, kohëzgjatja dhe intensiteti i simptomave. Në shumicën e rasteve, qasja konservative përfshin vazhdimin gradual të aktivitetit, ushtrime terapeutike, edukim mbi lëvizjen dhe, kur është e përshtatshme, terapi manuale. Fizioterapia mund të ndihmojë në:
• reduktimin e dhimbjes;• përmirësimin e lëvizshmërisë;
• rikthimin e forcës dhe kontrollit muskulor;• përmirësimin e mënyrës së lëvizjes;
• rikthimin gradual në aktivitetet e përditshme;• zvogëlimin e rrezikut të përsëritjes së problemit.
Në raste të caktuara mund të nevojitet vlerësim mjekësor dhe trajtime të tjera, në varësi të shkakut dhe simptomave.
Çfarë mund të bëni vetë?
Në shumë raste, qëndrimi aktiv dhe lëvizja e përshtatur janë pjesë e rëndësishme e rikuperimit. Shmangni pushimin e zgjatur në shtrat dhe përpiquni të riktheheni gradualisht në aktivitetet e zakonshme, duke respektuar kufijtë e trupit. Nëse dhimbja është e fortë, vazhdon për një kohë të gjatë, përsëritet shpesh ose shoqërohet me mpirje, dobësi të këmbëve apo simptoma të tjera shqetësuese, kërkoni vlerësim profesional.
Pse shfaqet?
Sindroma iliotibiale lidhet me ngarkesën e përsëritur në pjesën e jashtme të gjurit. Faktorë të ndryshëm mund të ndikojnë në shfaqjen e saj, përfshirë:
• rritjen e menjëhershme të intensitetit ose distancës së stërvitjes;
• vrapimin në distanca të gjata;• çiklizmin;
• dobësinë ose kontrollin e pamjaftueshëm të muskujve të legenit dhe këmbës;• ndryshimet në mënyrën e lëvizjes;
• rikuperimin e pamjaftueshëm pas aktivitetit;• ngarkesat e përsëritura pa përshtatje graduale.
Cilat janë simptomat?
Simptoma më karakteristike është dhimbja në pjesën e jashtme të gjurit. Dhimbja mund të shfaqet ose të përkeqësohet gjatë:
• vrapimit;
• çiklizmit;• ecjes në terren të pjerrët;
• ngjitjes ose zbritjes së shkallëve;•aktiviteteve që kërkojnë përkulje dhe shtrirje të përsëritur të gjurit
Disa persona mund të përjetojnë edhe ndjesi kërcitjeje ose tensioni në pjesën e jashtme të gjurit.
Si vlerësohet?
Vlerësimi fizioterapeutik përfshin historinë e simptomave dhe ekzaminimin e gjurit, legenit dhe gjithë gjymtyrës së poshtme. Fizioterapisti vlerëson lëvizshmërinë, forcën muskulare, kontrollin e lëvizjes dhe mënyrën se si gjuri dhe gjymtyra e poshtme përballojnë ngarkesën. Në shumicën e rasteve, diagnoza bazohet kryesisht në historinë dhe ekzaminimin klinik. Ekzaminimet imazherike, si rezonanca magnetike, mund të nevojiten në raste të veçanta, sidomos kur duhet të përjashtohen shkaqe të tjera të dhimbjes së gjurit.
Si trajtohet?
Trajtimi zakonisht është konservativ dhe synon të reduktojë irritimin, të përmirësojë kapacitetin e gjymtyrës për të përballuar ngarkesën dhe të rikthejë gradualisht aktivitetin. Programi i fizioterapisë mund të përfshijë:
• modifikimin e përkohshëm të aktivitetit;
• rikthimin gradual në vrapim ose sport;• ushtrime për forcimin e muskujve të legenit, kofshës dhe këmbës;
• përmirësimin e kontrollit të lëvizjes;• ushtrime për fleksibilitetin dhe mobilitetin;
• terapi manuale, kur është e përshtatshme;• këshillim mbi ngarkesën, teknikën dhe rikuperimin
Qëllimi nuk është thjesht të qetësohet dhimbja, por të kuptohet pse u shfaq problemi dhe si të rritet gradualisht aftësia e trupit për të përballuar aktivitetin.
Si mund ta parandaloni rikthimin?
Rritja graduale e ngarkesës, rikuperimi i mjaftueshëm, forcimi i muskujve dhe përshtatja e programit të stërvitjes janë pjesë e rëndësishme e parandalimit. Nëse dhimbja vazhdon, përsëritet ose pengon aktivitetin tuaj të zakonshëm, një vlerësim profesional mund të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe ndërtimin e një programi të përshtatshëm rehabilitimi.
Çfarë duhet të vërejë një prind?
Gjatë qëndrimit në këmbë, në një pozicion natyral dhe të relaksuar, mund të vërehen disa shenja asimetrie:
• njëri sup më i lartë se tjetri;
• njëra shpatullë ose skapulë më e spikatur;• hapësirë më e madhe mes krahut dhe trupit në njërën anë;
• legeni ose ijet në nivele të ndryshme;• trupi duket i zhvendosur nga njëra anë;
• veshët dhe koka nuk duken në vijë me qendrën e trupit;• gjatë përkuljes përpara, njëra anë e shpinës ose e kraharorit duket më e ngritur se tjetra
Këto shenja nuk do të thotë domosdoshmërisht se fëmija ka skoliozë. Asimetria mund të ketë edhe shkaqe të tjera. Megjithatë, nëse prindi vëren ndryshime të vazhdueshme, është e arsyeshme të kërkohet një vlerësim profesional.
Kur duhet të jemi veçanërisht të vëmendshëm?
Periudhat e rritjes së shpejtë, veçanërisht gjatë pubertetit, janë periudha kur skolioza mund të përparojë më shpejt. Prindërit mund të jenë veçanërisht të vëmendshëm nëse vërejnë ndryshime të reja në qëndrimin e fëmijës ose në simetrinë e shpatullave, shpinës apo legenit. Nuk është e nevojshme të prisni shfaqjen e dhimbjes. Skolioza tek fëmijët dhe adoleshentët shpesh mund të jetë pa dhimbje.
Si vlerësohet Skolioza?
Vlerësimi fillon me ekzaminimin klinik të qëndrimit, shtyllës kurrizore dhe lëvizjes. Një nga vlerësimet e përdorura është testi i përkuljes përpara, i cili mund të ndihmojë në evidentimin e asimetrive të trungut. Kur dyshohet për skoliozë, vlerësimi mjekësor dhe, kur është e nevojshme, ekzaminimet imazherike ndihmojnë në përcaktimin e pranisë dhe shkallës së lakimit.
Diagnoza nuk vendoset vetëm duke parë qëndrimin e fëmijës.
Pse është i rëndësishëm identifikimi i hershëm?
Në moshat e rritjes, shtylla kurrizore ndryshon vazhdimisht. Prandaj, një skoliozë e dyshuar duhet të vlerësohet dhe të ndiqet në mënyrë të përshtatshme. Në varësi të moshës, shkallës së lakimit, fazës së rritjes dhe faktorëve të tjerë, menaxhimi mund të variojë nga monitorimi periodik dhe ushtrimet specifike deri te trajtime të tjera të rekomanduara nga ekipi mjekësor.
Metoda Schroth dhe rehabilitimi
Në rastet ku rekomandohet fizioterapia, ushtrimet specifike për skoliozën mund të jenë pjesë e programit të rehabilitimit. Në Klinikën BALANCE përdoret metoda Schroth, një qasje e specializuar e ushtrimeve për menaxhimin e skoliozës, e përshtatur sipas karakteristikave individuale të pacientit.
Qëllimi është të ndihmojmë fëmijën të kuptojë dhe kontrollojë më mirë trupin e tij, të përmirësojë funksionin dhe të zhvillojë një mënyrë më të mirë lëvizjeje gjatë rritjes.
Një kujtesë për prindërit
Nëse vini re një asimetri të re ose të vazhdueshme në shpatulla, shpinë apo legen, mos u përpiqni ta përcaktoni vetë nëse fëmija ka skoliozë.
Vëzhgimi është i rëndësishëm. Diagnoza kërkon vlerësim profesional.
Si funksionon?
Gjatë trajtimit, gjilpëra vendoset në zona të përcaktuara në bazë të vlerësimit fizioterapeutik. Në disa raste, stimulimi i një pike të tensionuar muskulore mund të shkaktojë një përgjigje të shkurtër të muskulit dhe më pas një ndryshim në tensionin dhe ndjeshmërinë e zonës.
Efektet e Dry Needling lidhen kryesisht me mekanizma lokalë dhe neurofiziologjikë që mund të ndikojnë në perceptimin e dhimbjes dhe funksionin e muskujve. Është e rëndësishme të kuptohet se Dry Needling nuk trajton domosdoshmërisht shkakun e problemit i vetëm.
Në shumë raste, rezultati më i mirë arrihet kur përdoret së bashku me ushtrime terapeutike, terapi manuale dhe edukim mbi lëvizjen.
Për çfarë problemesh mund të përdoret?
Dry Needling mund të përdoret si pjesë e trajtimit të disa problemeve muskuloskeletore, veçanërisht kur shoqërohen me tension ose ndjeshmëri të shtuar të muskujve. Në varësi të vlerësimit individual, mund të përdoret në raste që përfshijnë:
• dhimbje të qafës dhe shpatullës;
• dhimbje të shpinës dhe mesit;• tension dhe dhimbje muskulore;
• disa probleme të lidhura me trigger points;• disa dëmtime sportive;
• disa çrregullime të tendinave dhe indeve të buta
Dry Needling nuk është i përshtatshëm për çdo pacient apo çdo lloj dhimbjeje. Vendimi për përdorimin e tij merret pas vlerësimit të gjendjes dhe historisë së pacientit.
A është i sigurt?
Kur kryhet nga një profesionist i trajnuar dhe sipas standardeve të përshtatshme të higjienës dhe sigurisë, Dry Needling konsiderohet përgjithësisht një procedurë me rrezik të ulët. Pas trajtimit mund të shfaqen përkohësisht:
• ndjeshmëri ose dhimbje lokale:
• mavijosje të lehtë;• lodhje ose ndjesi tensioni në muskul;
•kontraksione të shkurtra të muskulit.
Në varësi të zonës së trajtuar, ekzistojnë edhe komplikime më të rralla, ndaj teknika kërkon njohuri të mirë të anatomisë dhe zbatim profesional.
A e zëvëndëson Fiziterapinë?
Jo
Dry Needling është një teknikë, jo një trajtim i plotë në vetvete. Qëllimi është ta përdorim kur mund të jetë i dobishëm brenda një programi më të gjerë rehabilitimi. Në varësi të problemit, programi mund të përfshijë ushtrime terapeutike, terapi manuale, edukim mbi lëvizjen dhe menaxhimin e ngarkesës.
Dry Needling në BALANCE
Në Klinikën BALANCE, përdorimi i Dry Needling përcaktohet pas vlerësimit të pacientit dhe në varësi të nevojave individuale.
Teknikat e fizioterapisë janë mjete. Qëllimi është gjithmonë rikthimi i funksionit dhe i lëvizjes.
Cilat janë simptomat?
Simptoma kryesore është dhimbja e përhapur, e cila mund të shoqërohet me:
• ndjeshmëri të shtuar ndaj dhimbjes ose prekjes;
• ngurtësi muskulore;• lodhje të vazhdueshme;
• gjumë jo të qetë ose zgjim me ndjesinë e lodhjes;• vështirësi në përqendrim dhe kujtesë, të njohura shpesh si “fibro-fog”;
• dhimbje koke;• ndjeshmëri ose parehati në zona të ndryshme të trupit.
Disa persona mund të kenë gjithashtu simptoma të tjera, si çrregullime të zorrës së irrituar, marramendje, ankth ose ndryshime të humorit
Si diagnostifikohet?
Nuk ekziston një test i vetëm që konfirmon fibromialgjinë.
Diagnoza vendoset përmes vlerësimit të simptomave, historisë shëndetësore dhe ekzaminimit klinik. Në disa raste mund të nevojiten analiza ose ekzaminime të tjera për të përjashtuar gjendje të tjera që mund të shkaktojnë simptoma të ngjashme. Prandaj, nëse keni dhimbje të përhapura, lodhje të vazhdueshme ose çrregullime të gjumit që zgjasin, është e rëndësishme të kërkoni një vlerësim profesional dhe të mos vendosni vetë diagnozën.
Si menaxhohet fibromialgjia?
Fibromialgjia nuk ka një trajtim të vetëm që funksionon njësoj për të gjithë. Menaxhimi është individual dhe shpesh kërkon kombinimin e disa qasjeve.
Aktiviteti fizik dhe ushtrimet e përshtatura janë ndër komponentët më të rëndësishëm të menaxhimit. Programi duhet të fillojë në një nivel që pacienti mund ta përballojë dhe të rritet gradualisht, duke respektuar simptomat dhe kapacitetin individual. Ushtrimet e rregullta mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit dhe cilësisë së jetës. Në varësi të nevojave të pacientit, menaxhimi mund të përfshijë gjithashtu:
• edukim mbi dhimbjen dhe mënyrën e menaxhimit të saj;
• ushtrime aerobike dhe forcim progresiv;• ushtrime për lëvizshmëri dhe fleksibilitet;
• strategji për menaxhimin e lodhjes dhe ngarkesës ditore;• përmirësimin e zakoneve të gjumit;
• teknika relaksimi dhe menaxhim të stresit;• mbështetje psikologjike ose terapi të përshtatshme kur nevojitet;
• trajtime medikamentoze të përcaktuara nga mjeku, sipas simptomave dhe gjendjes së pacientit.
Çfarë roli ka fizioterapia?
Fizioterapia mund të jetë pjesë e rëndësishme e menaxhimit të fibromialgjisë, veçanërisht përmes programit të ushtrimeve të përshtatura dhe edukimit të pacientit. Qëllimi nuk është të “zhduket” menjëherë dhimbja, por të ndihmohet pacienti të rrisë gradualisht tolerancën ndaj aktivitetit, të përmirësojë funksionin fizik dhe të rifitojë besimin në lëvizje. Në fibromialgji, më shumë nuk do të thotë gjithmonë më mirë. Programi duhet të ndërtohet gradualisht dhe të përshtatet sipas mënyrës se si trupi reagon ndaj ngarkesës.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, fizioterapia për fibromialgjinë fokusohet në një program të individualizuar lëvizjeje dhe rehabilitimi, të përshtatur me simptomat, kapacitetin fizik dhe objektivat e pacientit.
Qëllimi është t’ju ndihmojmë të lëvizni më mirë, të menaxhoni më mirë simptomat dhe të riktheni gradualisht aktivitetet që kanë rëndësi për jetën tuaj.
Si mund të lidhet qafa me dhimbjen e kokës?
Qafa dhe koka janë të lidhura ngushtë përmes strukturave muskulore, artikulare dhe nervore. Kufizimi i lëvizjes së qafës, tensioni i muskujve ose ngarkesa e përsëritur mund të shoqërohen me dhimbje që përhapet nga pjesa e pasme e qafës drejt kokës. Dhimbja e kokës cervikogjene shpesh është më e theksuar në njërën anë dhe mund të shoqërohet me kufizim të lëvizjeve të qafës. Megjithatë, simptomat mund të ngjajnë me forma të tjera të dhimbjes së kokës, ndaj është i rëndësishëm vlerësimi i duhur.
Çfarë roli ka fizioterapia?
Kur vlerësimi tregon se komponentët muskuloskeletalë të qafës mund të kontribuojnë në dhimbje, fizioterapia mund të jetë pjesë e menaxhimit. Në varësi të nevojave të pacientit, programi mund të përfshijë:
• ushtrime për lëvizshmërinë e qafës;
• ushtrime për forcimin dhe kontrollin e muskujve;• terapi manuale dhe mobilizime, kur janë të përshtatshme;
• ushtrime për pjesën e sipërme të shpinës dhe shpatullave;• edukim mbi qëndrimin dhe mënyrën e lëvizjes;
• këshilla për organizimin e punës dhe përdorimin e pajisjeve elektronike;• strategji për menaxhimin e ngarkesës dhe aktivitetit fizik.
Qëllimi i fizioterapisë nuk është vetëm të lehtësojë simptomën, por të përmirësojë faktorët muskuloskeletalë që mund të kontribuojnë në të dhe të ndihmojë pacientin të menaxhojë më mirë problemin.
Po nëse dhimbja është migrenë?
Migrena është një gjendje neurologjike dhe nuk duhet ngatërruar me dhimbjen e kokës cervikogjene. Në disa persona me migrenë mund të bashkëekzistojnë dhimbja e qafës dhe faktorë muskuloskeletalë. Në këto raste, fizioterapia mund të ketë një rol mbështetës në menaxhimin e simptomave, por nuk zëvendëson vlerësimin dhe trajtimin mjekësor të migrenës.
Kur duhet të kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore?
Jo çdo dhimbje koke duhet trajtuar me fizioterapi. Kërkoni vlerësim urgjent nëse dhimbja e kokës:
• shfaqet papritur dhe është shumë e fortë;
• shoqërohet me dobësi ose mpirje të një pjese të trupit;• shoqërohet me vështirësi në të folur, konfuzion ose humbje të vetëdijes;
• shfaqet pas një dëmtimi të kokës;• shoqërohet me temperaturë të lartë dhe ngurtësi të qafës;
• shoqërohet me ndryshime të reja të shikimit ose simptoma të tjera neurologjike;
Në këto raste, vlerësimi mjekësor duhet të ketë përparësi.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?
JNë Klinikën BALANCE, vlerësimi fizioterapeutik ndihmon në përcaktimin nëse qafa dhe sistemi muskuloskeletal mund të kontribuojnë në dhimbjen tuaj. Nëse fizioterapia është e përshtatshme, programi ndërtohet në mënyrë individuale dhe mund të kombinojë ushtrime terapeutike, terapi manuale dhe edukim mbi lëvizjen.
Qëllimi është të kuptojmë më mirë dhimbjen, të përmirësojmë funksionin dhe t’ju ndihmojmë të riktheheni në aktivitetet e përditshme.
Cilat janë shkaqet më të zakonshme?
Dhimbja e gjurit mund të ketë shumë shkaqe dhe jo çdo dhimbje tregon një dëmtim të rëndë strukturor. Ndër shkaqet më të zakonshme janë:
• mbingarkesa dhe përdorimi i përsëritur;
• artroza e gjurit;• dëmtimet e meniskut;
• dëmtimet e ligamenteve, përfshirë ACL dhe PCL;• tendinopatitë;
• dëmtimet e kërcit;• dhimbja patellofemorale;
• dëmtimet sportive;• traumat dhe frakturat;
• probleme të kontrollit dhe mënyrës së lëvizjes.
Në disa raste, dhimbja mund të lidhet edhe me probleme që nuk kanë origjinën drejtpërdrejt në gju. Për këtë arsye, një vlerësim i plotë është i rëndësishëm për të kuptuar faktorët që mund të kontribuojnë në simptomat.
Kur duhet të vlerësohet gjuri?
Një vlerësim profesional është veçanërisht i rëndësishëm kur dhimbja:
• shfaqet pas një traume;
• shoqërohet me ënjtje të konsiderueshme;• kufizon ndjeshëm lëvizjen;
• shoqërohet me ndjesinë e bllokimit ose paqëndrueshmërisë;• vazhdon ose përsëritet pavarësisht ndryshimit të aktivitetit;
• pengon ecjen ose aktivitetet e përditshme
Vlerësimi ndihmon në përcaktimin e shkakut të mundshëm dhe në vendosjen e planit të përshtatshëm të rehabilitimit.
Si trajtohet dhimbja e gjurit?
Trajtimi varet nga shkaku, kohëzgjatja dhe intensiteti i simptomave, si edhe nga aktiviteti dhe objektivat e pacientit. Në shumë raste, trajtimi konservativ përfshin:
• modifikimin e përkohshëm të ngarkesës;
• ushtrime terapeutike;• forcimin progresiv të muskujve;
• përmirësimin e lëvizshmërisë;• përmirësimin e kontrollit dhe stabilitetit të gjymtyrës;
• rikthimin gradual në aktivitetet e përditshme dhe sportive;• edukimin e pacientit për menaxhimin e ngarkesës
Fizioterapia nuk synon vetëm reduktimin e dhimbjes. Një pjesë e rëndësishme e rehabilitimit është rikthimi i kapacitetit të gjurit për të përballuar ngarkesën, në mënyrë që pacienti të mund të kthehet gradualisht në aktivitet.
Rehabilitimi pas dëmtimeve dhe ndërhyrjeve kirurgjikale
Në rastet e dëmtimeve të meniskut, ligamenteve, tendinave ose pas ndërhyrjeve kirurgjikale, rehabilitimi ndërtohet në faza. Në varësi të dëmtimit dhe fazës së rikuperimit, programi mund të fokusohet në:
uljen e dhimbjes dhe ënjtjes → rikthimin e lëvizshmërisë → forcimin → përmirësimin e stabilitetit dhe kontrollit → rikthimin në aktivitet.
Koha e rikuperimit ndryshon nga një person te tjetri dhe varet nga lloji i dëmtimit, trajtimi i kryer, gjendja fizike dhe kërkesat e aktivitetit.
A duhet të ndalojmë Rehabilitimin?
Jo gjithmonë.
Në shumë probleme të gjurit, shmangia e plotë dhe e zgjatur e aktivitetit mund të çojë në dobësim dhe ulje të kapacitetit fizik. Qëllimi zakonisht është përshtatja e aktivitetit, jo domosdoshmërisht ndërprerja e tij. Një program i përshtatur ndihmon në përcaktimin se çfarë mund të bëni, çfarë duhet të modifikoni dhe si ta rrisni gradualisht ngarkesën.
Si mund t’ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, rehabilitimi i gjurit përshtatet sipas problemit, nivelit të aktivitetit dhe objektivave të çdo pacienti. Nga dhimbjet e gjurit dhe dëmtimet sportive deri te rehabilitimi pas ndërhyrjeve kirurgjikale, programi ndërtohet hap pas hapi për të rikthyer lëvizjen, forcën, stabilitetin dhe funksionin.
Qëllimi nuk është vetëm të ktheheni nga dhimbja, por të riktheheni te lëvizja.
Cilat janë simptomat?
Shenjat më të zakonshme janë:
• dhimbje në shpatull, veçanërisht në fillim të gjendjes;
• kufizim progresiv i lëvizjes;• vështirësi në ngritjen dhe rrotullimin e krahut;
• dhimbje që mund të jetë më e fortë gjatë natës;• vështirësi në veshje, krehje, larje apo aktivitete të tjera të përditshme.
Një karakteristikë e rëndësishme është se jo vetëm lëvizja aktive, por edhe lëvizja pasive e shpatullës mund të jetë e kufizuar.
Fazat e shpatullës së ngrirë
Shpatulla e ngrirë zakonisht përshkruhet në tre faza:
1. Faza e dhimbshme
Dhimbja rritet gradualisht dhe lëvizja fillon të kufizohet. Shpesh dhimbja mund të jetë më e fortë gjatë natës.
2. Faza e ngurtësimit
Dhimbja mund të fillojë të ulet gradualisht, por ngurtësia dhe kufizimi i lëvizjes bëhen më të dukshme.
3. Faza e rikuperimit
Lëvizshmëria fillon të rikthehet gradualisht. Ky proces mund të jetë i ngadaltë dhe kohëzgjatja ndryshon nga një person te tjetri.
Jo çdo pacient e përjeton sëmundjen në të njëjtën mënyrë dhe fazat mund të mbivendosen.
Si trajtohet?
Trajtimi varet nga faza e gjendjes, intensiteti i dhimbjes, kufizimi i lëvizjes dhe nevojat e pacientit. Fizioterapia mund të përfshijë:
• ushtrime të përshtatura për ruajtjen dhe rikthimin gradual të lëvizshmërisë;
• mobilizime të shpatullës, kur janë të përshtatshme;• ushtrime për kontrollin dhe funksionin e gjymtyrës së sipërme;
• këshilla për aktivitetet e përditshme;• strategji për menaxhimin e dhimbjes;
• programe progresive për rikthimin e funksionit.
Intensiteti i trajtimit duhet të përshtatet me fazën e shpatullës.
Sidomos në fazën e dhimbshme, ushtrimet agresive ose mobilizimet e forta mund të mos jenë të përshtatshme. Në raste të caktuara, mjeku mund të rekomandojë trajtime të tjera, përfshirë injeksione, ndërsa ndërhyrjet kirurgjikale rezervohen zakonisht për raste të përzgjedhura që nuk përmirësohen me trajtimin konservativ.
Sa zgjat rekuperimi?
Shpatulla e ngrirë mund të ketë një ecuri të gjatë dhe rikuperimi ndryshon shumë nga një person te tjetri. Prandaj, qëllimi i trajtimit nuk është vetëm ulja e dhimbjes, por ruajtja dhe rikthimi gradual i lëvizjes dhe funksionit të shpatullës.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?Në Klinikën BALANCE, trajtimi i shpatullës së ngrirë përshtatet sipas fazës së gjendjes, simptomave dhe objektivave të pacientit. Përmes vlerësimit fizioterapeutik dhe një programi progresiv ushtrimesh dhe trajtimi, synojmë të ndihmojmë pacientin të ulë dhimbjen, të rikthejë lëvizshmërinë dhe të rifitojë përdorimin normal të shpatullës.
Lëvizja duhet të rikthehet gradualisht, jo të detyrohet.Çfarë i ndihmon muskujt?
Lëvizja e rregullt
Aktiviteti fizik i përshtatur ndihmon në ruajtjen e forcës, lëvizshmërisë dhe kapacitetit fizik. Edhe pas periudhave të gjata ulur, ngritja dhe lëvizja e rregullt janë të rëndësishme.
Forcimi progresiv
Muskujt përshtaten me ngarkesën. Ushtrimet e forcës, të përshtatura sipas moshës dhe nivelit fizik, ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e kapacitetit muskulor. Forcimi nuk do të thotë domosdoshmërisht stërvitje intensive. Edhe një program i thjeshtë dhe i rregullt mund të jetë shumë i dobishëm.
Fleksibiliteti dhe lëvizsshmëria
Ushtrimet e lëvizshmërisë mund të ndihmojnë në ruajtjen e amplitudës normale të lëvizjeve. Stretching-u mund të jetë pjesë e programit kur është i përshtatshëm, por nuk është i nevojshëm në të njëjtën mënyrë për çdo person.
Rikuperimi
Muskujt kanë nevojë edhe për pushim. Gjumi i mjaftueshëm, ushqyerja e balancuar dhe përshtatja e ngarkesës fizike ndihmojnë trupin të rikuperohet pas aktivitetit. Hidratimi është gjithashtu i rëndësishëm për funksionimin normal të organizmit, veçanërisht gjatë aktivitetit fizik dhe temperaturave të larta.
Po kur kemi dhimbje ose tension muskulor?
Dhimbja muskulore mund të shfaqet pas një aktiviteti të pazakontë, mbingarkese, dëmtimi ose për shkak të faktorëve të tjerë muskuloskeletalë. Jo çdo dhimbje kërkon trajtim, por dhimbja e fortë, e përsëritur, e vazhdueshme ose ajo që kufizon lëvizjen meriton një vlerësim profesional. Në varësi të shkakut, fizioterapia mund të ndihmojë përmes:
• ushtrimeve terapeutike;
• forcimit progresiv;• ushtrimeve të lëvizshmërisë;
• edukimit mbi ngarkesën dhe aktivitetin;• teknikave manuale, kur janë të përshtatshme;
• programeve të personalizuara të rikthimit në aktivitet.
Mos e trajtoni çdo dhimbje njësoj
Një muskul i lodhur pas aktivitetit nuk është e njëjta gjë me një dëmtim muskulor. Po ashtu, një tension i përsëritur mund të ketë faktorë të ndryshëm nga një dëmtim akut. Prandaj, kujdesi më i mirë për muskujt nuk është një listë e vetme ushtrimesh, por një mënyrë e përshtatshme për të lëvizur, për t’u ngarkuar dhe për t’u rikuperuar.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE
Në Klinikën BALANCE, programet e fizioterapisë përshtaten sipas gjendjes fizike, simptomave dhe objektivave të çdo pacienti. Qëllimi është të ndihmojmë trupin të rikthejë forcën, lëvizshmërinë dhe funksionin, duke e bërë lëvizjen pjesë të qëndrueshme të kujdesit për shëndetin.
Lëvizja është kujdes. Por lëvizja e duhur është edhe më e rëndësishme.
Çfarë përfshin rehabilitimi neurologjik?
Në varësi të gjendjes së pacientit, programi mund të përfshijë:
• vlerësimin e lëvizjes dhe funksionit;
• ushtrime për kontrollin motorik;• forcimin dhe përmirësimin e qëndrueshmërisë;
• trajnimin e ekuilibrit dhe koordinimit;• riedukimin e ecjes;
• ushtrime për transferimet dhe lëvizjet e përditshme;• stimulimin neuromuskular, kur është i përshtatshëm;
• trajnimin për rritjen e pavarësisë në aktivitetet e përditshmeQëllimi nuk është vetëm të përmirësohet një lëvizje e veçantë, por të ndihmohet pacienti të përdorë sa më mirë aftësitë që ka dhe të fitojë gradualisht më shumë pavarësi.
Në cilat gjendje përdoret?
Rehabilitimi neurologjik mund të jetë pjesë e trajtimit dhe rikuperimit të personave me:
• insult cerebral (stroke);
• sëmundjen e Parkinsonit;• sklerozën multiple;
• dëmtime të nervave periferikë;• dëmtime të palcës kurrizore;
• gjendje të tjera neurologjike që ndikojnë në lëvizje dhe funksion.Programi ndryshon sipas diagnozës, shkallës së dëmtimit, moshës, gjendjes së përgjithshme dhe objektivave të pacientit.
Rehabilitimi pas insultit cerebral
Pas një insulti cerebral, pacienti mund të përballet me dobësi të njërës anë të trupit, vështirësi në ecje, ekuilibër, koordinim ose përdorimin e krahut dhe dorës. Rehabilitimi mund të ndihmojë në rikthimin dhe përmirësimin gradual të këtyre funksioneve përmes ushtrimeve të përshtatura dhe përsëritjes së lëvizjeve funksionale. Rehabilitimi pas insultit nuk është i njëjtë për të gjithë. Programi ndërtohet sipas funksioneve të dëmtuara dhe objektivave të personit.
Pse është e rëndësishme vazhdimësia?
Rehabilitimi neurologjik shpesh kërkon kohë dhe përsëritje. Përmirësimi mund të jetë gradual dhe jo gjithmonë linear. Për këtë arsye, programi duhet të përshtatet vazhdimisht me përparimin e pacientit dhe të fokusohet te objektiva konkrete të jetës së përditshme. Edhe familjarët mund të kenë një rol të rëndësishëm duke ndihmuar pacientin të zbatojë në mënyrë të sigurt rekomandimet dhe ushtrimet e përcaktuara.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, rehabilitimi neurologjik ndërtohet në mënyrë individuale pas vlerësimit të gjendjes dhe aftësive funksionale të pacientit. Programi fokusohet në lëvizjen, ekuilibrin, ecjen, forcën dhe pavarësinë funksionale, me objektiva të përshtatura sipas nevojave të çdo personi.
Qëllimi nuk është vetëm të lëvizni më mirë. Është të jetoni sa më të pavarur që të jetë e mundur.
Çfarë përfshin rehabilitimi pulmonar?
Në varësi të gjendjes dhe nevojave të pacientit, programi mund të përfshijë:
• ushtrime të kontrolluara të frymëmarrjes;
• ushtrime për përmirësimin e kontrollit të frymëmarrjes;• aktivitet fizik dhe ushtrime progresive;
• përmirësimin e forcës dhe qëndrueshmërisë;• strategji për menaxhimin e lodhjes;
• teknika për menaxhimin e vështirësisë në frymëmarrje gjatë aktivitetit;• edukim mbi aktivitetin fizik dhe mënyrën e menaxhimit të simptomave.
Programi përshtatet sipas gjendjes shëndetësore, kapacitetit fizik dhe objektivave të pacientit.
Për kë mund të jetë i dobishëm?
Rehabilitimi pulmonar përdoret kryesisht te persona me sëmundje kronike të frymëmarrjes, veçanërisht kur simptomat ndikojnë në aktivitetin fizik dhe jetën e përditshme. Mund të jetë i dobishëm edhe në faza të caktuara të rikuperimit pas sëmundjeve ose ndërhyrjeve që kanë ndikuar në kapacitetin fizik dhe respirator, kur rekomandohet dhe është i sigurt për pacientin.
Pse është i rëndësishëm aktiviteti fizik?
Kur një person ka vështirësi në frymëmarrje, shpesh fillon të shmangë aktivitetin nga frika e lodhjes ose e gulçimit. Me kalimin e kohës, kjo mund të çojë në ulje të forcës dhe qëndrueshmërisë fizike. Një program i përshtatur ushtrimesh ndihmon në rikthimin gradual të kapacitetit fizik, duke i mësuar pacientit si të menaxhojë më mirë frymëmarrjen gjatë lëvizjes.
Rehabilitimi pulmonar kërkon vlerësim individual
Jo çdo program ushtrimesh është i përshtatshëm për çdo person me problem respirator. Përpara fillimit të rehabilitimit duhet të merret parasysh gjendja shëndetësore, simptomat, kapaciteti fizik dhe rekomandimet e mjekut. Gjatë programit, ushtrimet dhe intensiteti përshtaten sipas reagimit të pacientit.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, programet e rehabilitimit ndërtohen në mënyrë individuale, me fokus te frymëmarrja, lëvizja, kapaciteti fizik dhe pavarësia në aktivitetet e përditshme. Qëllimi është të mos e kufizoni jetën vetëm sepse frymëmarrja është bërë më e vështirë.
Problemet më të zakonshme
Ndër problemet që mund të prekin shpatullën, bërrylin dhe dorën janë:
• dhimbja dhe kufizimi i lëvizjes së shpatullës;
• paqëndrueshmëria dhe dëmtimet e shpatullës;• tendinopatitë e shpatullës;
• shpatulla e ngrirë (Frozen Shoulder);• tennis elbow dhe golf elbow;
• dëmtimet e bërrylit pas traumave;• sindroma e tunelit karpal;
• tendinopatitë dhe dëmtimet e tendinave të kyçit dhe dorës;• ngurtësia dhe kufizimi i lëvizjeve;
• problemet pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale.
Çfarë simptomash mund të shfaqen?
Në varësi të problemit, pacienti mund të përjetojë:• dhimbje gjatë lëvizjes ose në pushim;
• kufizim të lëvizjes;• dobësi të krahut ose dorës;
• vështirësi në kapjen e objekteve;• mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash;
• ënjtje pas një dëmtimi;• ndjesi paqëndrueshmërie të artikulacionit.
Kur ka mpirje, dobësi të theksuar ose simptoma që përhapen përgjatë krahut, vlerësimi duhet të përcaktojë nëse problemi lidhet me një strukturë lokale apo me përfshirjen e një nervi.
Si trajtohen këto probleme?
Trajtimi varet nga shkaku dhe nga gjendja e pacientit. Në shumë raste, fizioterapia mund të përfshijë:• ushtrime për forcimin e muskujve;
• ushtrime për lëvizshmërinë;• përmirësimin e kontrollit dhe koordinimit;
• terapi manuale dhe mobilizime, kur janë të përshtatshme;• ushtrime për përmirësimin e forcës së kapjes;
• rikthimin gradual në aktivitetet e përditshme;• rehabilitim pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale.
Qëllimi nuk është vetëm të reduktohet dhimbja, por të rikthehet forca, lëvizshmëria dhe përdorimi funksional i gjymtyrës së sipërme.
Pas një dëmtimi ose operacioni
Rehabilitimi pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale duhet të ndjekë fazat e rikuperimit dhe udhëzimet e mjekut. Programi mund të fokusohet fillimisht në kontrollin e simptomave dhe rikthimin e lëvizjes dhe më pas të kalojë gradualisht në forcim, koordinim dhe rikthim në aktivitet.Si mund të ju ndihmojë BALANCE
Në Klinikën BALANCE, problemet e shpatullës, bërrylit dhe dorës vlerësohen në mënyrë individuale, duke marrë parasysh simptomat, funksionin dhe aktivitetet që pacienti dëshiron të rikthejë. Programi i fizioterapisë përshtatet sipas nevojave të çdo pacienti, me fokus te lëvizja, forca dhe funksioni. Sepse një krah i shëndetshëm nuk është vetëm pa dhimbje — është një krah që mund ta përdorni lirishtKur mund të përdoret drenazhi limfatik?
Në varësi të shkakut të ënjtjes dhe gjendjes së pacientit, drenazhi limfatik mund të jetë pjesë e rehabilitimit:
• pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale;
• pas traumave dhe disa frakturave;• në raste të caktuara të edemës së gjymtyrëve;
• në limfedemë, si pjesë e një programi të specializuar;• gjatë rehabilitimit pas disa ndërhyrjeve ortopedike;
• në disa raste pas ndërhyrjeve kirurgjikale estetike, sipas rekomandimit të mjekut.
Si kryhet?
Drenazhi limfatik manual realizohet me lëvizje të lehta, të ngadalta dhe ritmike, të përshtatura sipas zonës dhe gjendjes së pacientit. Teknika nuk duhet të shkaktojë dhimbje dhe nuk është e njëjtë me masazhin e thellë tradicional. Në varësi të rastit, drenazhi limfatik mund të kombinohet me metoda të tjera të menaxhimit të edemës, si ushtrimet, kompresioni dhe edukimi i pacientit.
Çfarë synon trajtimi?
Qëllimi i drenazhit limfatik është kryesisht:
• të ndihmojë në menaxhimin e ënjtjes;• të lehtësojë ndjesinë e rëndesës dhe tensionit në gjymtyrë;
• të mbështesë lëvizjen e lëngjeve në indet e prekura;• të ndihmojë rikthimin gradual të funksionit dhe lëvizshmërisë.
Drenazhi limfatik nuk është i përshtatshëm për çdo lloj ënjtjeje. Përpara trajtimit është e rëndësishme të përcaktohet shkaku i edemës dhe nëse kjo metodë është e sigurt dhe e përshtatshme për pacientin.
Si mund të ju ndihmojë BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, trajtimi përshtatet sipas shkakut të ënjtjes, gjendjes së pacientit dhe objektivit të rehabilitimit. Kur drenazhi limfatik është i përshtatshëm, ai mund të përdoret si pjesë e një programi të individualizuar fizioterapie dhe rehabilitimi.
Qëllimi është të ndihmojmë trupin të rikthejë gradualisht lëvizjen dhe funksionin.
Lëvizni rregullisht
Ecja, ushtrimet e forcës, aktivitetet sportive dhe ushtrimet e lëvizshmërisë ndihmojnë në ruajtjen e forcës, ekuilibrit dhe kapacitetit fizik. Zgjidhni aktivitetin që i përshtatet moshës, gjendjes fizike dhe mundësive tuaja dhe përpiquni ta bëni pjesë të jetës së përditshme.
Mos qëndroni gjatë në të njëjtin pozicion
Qëndrimi i gjatë ulur ose në këmbë nuk është domosdoshmërisht problem në vetvete, por mungesa e lëvizjes për periudha të gjata mund të shkaktojë ngurtësi dhe parehati. Nëse punoni ulur, ngrihuni herë pas here, ndryshoni pozicionin dhe lëvizni për pak minuta.
Kushtojini vëmendje mënyrës së lëvizjes
Gjatë ngritjes, mbajtjes ose zhvendosjes së peshave, përdorni lëvizje të kontrolluara dhe përshtateni ngarkesën me aftësitë tuaja. Nuk ekziston një mënyrë e vetme “perfekte” për të ngritur një peshë. Ajo që ka rëndësi është kontrolli i lëvizjes, përshtatja e ngarkesës dhe shmangia e mbingarkesës së papritur.
Ndryshoni pozicionin, jo vetëm posturën
Trupi është krijuar për të lëvizur. Në vend që të përpiqeni të mbani një “posturë perfekte” gjatë gjithë ditës, përpiquni të ndryshoni pozicionin dhe të lëvizni rregullisht. Një pozicion i mirë është ai që mund ta mbani pa parehati dhe që mund ta ndryshoni kur është e nevojshme.
Kujdesuni për forcën dhe lëvizshmërinë
Ushtrimet e forcës ndihmojnë në ruajtjen e kapacitetit muskulor, ndërsa ushtrimet e lëvizshmërisë ndihmojnë në ruajtjen e amplitudës së lëvizjeve. Stretching-u mund të jetë i dobishëm në situata të caktuara, por nuk është një zgjidhje universale dhe nuk është i nevojshëm në të njëjtën mënyrë për çdo person.
Kujdesuni për gjumin dhe rikuperimin
Gjumi është një pjesë e rëndësishme e rikuperimit fizik dhe mirëqenies së përgjithshme. Po aq e rëndësishme është të përshtatni ngarkesën fizike me aftësinë e trupit për t’u rikuperuar.
Ushqyerja dhe hidratimi
Një ushqyerje e balancuar dhe marrja e mjaftueshme e lëngjeve mbështesin funksionimin normal të organizmit dhe aktivitetin fizik. Nuk ka nevojë për dieta të veçanta për të pasur një sistem muskuloskeletal të shëndetshëm; rëndësi ka një mënyrë e balancuar dhe e qëndrueshme ushqyerjeje.
Kur duhet të kërkoni ndihmë?
Dhimbja nuk duhet të injorohet vetëm sepse është e zakonshme. Nëse dhimbja vazhdon, përsëritet, përkeqësohet ose kufizon lëvizjen dhe aktivitetet e përditshme, një vlerësim profesional mund të ndihmojë në përcaktimin e shkakut dhe mënyrës së përshtatshme të menaxhimit.
Një parim i thjeshtë për t’u mbajtur mend
Lëvizni rregullisht. Ndryshoni pozicionin. Përshtatni ngarkesën. Jepini trupit kohë të rikuperohet.
Këto janë zakone të thjeshta, por janë ndër mënyrat më të mira për ta mbajtur trupin aktiv dhe funksional gjatë gjithë jetës.
Nuk ka nevojë ta mbani trupin perfekt. Duhet ta mbani trupin në lëvizje.
Çfarë lloj ushtrimesh i duhen trupit?
Një program i mirë fizik zakonisht kombinon disa lloje aktivitetesh:
Ushtrimet e forcës
Ndihmojnë në ruajtjen dhe përmirësimin e forcës muskulore dhe në kryerjen më të lehtë të aktiviteteve të përditshme. Ato mund të përfshijnë ushtrime me peshën e trupit, rezistencë elastike, pesha të lehta ose mjete të tjera, në varësi të nivelit fizik.
Ushtrimet e lëvizshmërisë
Ndihmojnë trupin të ruajë lëvizjen e artikulacioneve dhe aftësinë për të kryer lëvizje të ndryshme. Lëvizshmëria nuk do të thotë vetëm fleksibilitet. Qëllimi është të mund të lëvizni në mënyrë të kontrolluar dhe funksionale.
Ushtrimet e ekuilibrit
Janë veçanërisht të rëndësishme me kalimin e moshës, por mund të jenë të dobishme për këdo. Ato ndihmojnë në përmirësimin e kontrollit të trupit dhe sigurisë gjatë qëndrimit dhe lëvizjes.
Aktiviteti aerobik
Ecja, biçikleta, noti, kërcimi dhe aktivitete të tjera që rrisin gradualisht ritmin e zemrës ndihmojnë në përmirësimin e qëndrueshmërisë dhe shëndetit të përgjithshëm. Nuk është e nevojshme që aktiviteti të jetë intensiv për të qenë i dobishëm.
Si të filloni?
Nëse nuk jeni mësuar me aktivitetin fizik, filloni gradualisht. Zgjidhni ushtrime të përshtatshme për nivelin tuaj dhe rritni ngarkesën pak nga pak. Më e rëndësishme se një stërvitje shumë intensive është vazhdimësia. Një program i mirë është ai që mund ta bëni rregullisht dhe që përshtatet me jetën tuaj.
Po nëse kam dhimbje?
Jo çdo dhimbje do të thotë se duhet të ndaloni çdo aktivitet, por dhimbja duhet të vlerësohet në kontekstin e saj. Nëse një ushtrim shkakton dhimbje të fortë, dhimbja vazhdon pas aktivitetit ose simptomat përkeqësohen, duhet të ndaloni dhe të kërkoni këshillim profesional. Ushtrimet për një person me dhimbje nuk janë domosdoshmërisht të njëjta me ushtrimet për një person pa dhimbje. Për këtë arsye, në rast problemesh muskuloskeletore ose neurologjike, programi duhet të përshtatet pas një vlerësimi individual. Një program i mirë nuk është gjithmonë një program i vështirë. Shëndeti fizik nuk ndërtohet nga një stërvitje e vetme, por nga lëvizja e përsëritur dhe e përshtatshme në kohë. Qëllimi është të krijojmë një trup që mund të lëvizë, të përshtatet me ngarkesën dhe të kryejë aktivitetet e përditshme me sa më pak kufizime.
Mbajeni mënd
Lëvizni më shumë. Filloni gradualisht. Forcohuni me kohë. Dhe zgjidhni ushtrime që mund t’i bëni në mënyrë të qëndrueshme.
Simptomat
Në varësi të shkakut, mund të shfaqen:
• ndjesi rrotullimi;
• paqëndrueshmëri ose humbje e ekuilibrit;• të përziera ose të vjella;
• pasiguri gjatë ecjes;• ndjeshmëri ndaj lëvizjeve të kokës;
• vështirësi në orientimin dhe stabilizimin e shikimit gjatë lëvizjes.
Simptomat mund të shfaqen papritur, të zgjasin pak sekonda ose minuta, ose të vazhdojnë për periudha më të gjata, në varësi të shkakut.
Nga mund të vij Vertigoja?
Një nga shkaqet më të zakonshme është çrregullimi i sistemit vestibular, i cili ndodhet kryesisht në veshin e brendshëm dhe luan një rol të rëndësishëm në ekuilibrin dhe orientimin e trupit. Shkaqe të tjera mund të lidhen me:
• vertigon pozicionale beninje (BPPV);
• çrregullime të tjera vestibulare;• migrenën vestibulare;
• disa probleme neurologjike;• dëmtime ose infeksione të caktuara;
• përdorimin e disa medikamenteve;• faktorë të tjerë që kërkojnë vlerësim të specializuar.
Problemet e qafës mund të shoqërohen me marramendje ose paqëndrueshmëri në disa raste, por jo çdo vertigo shkaktohet nga qafa.
Si trajtohet?
Trajtimi varet nga shkaku. Në rastet kur problemi lidhet me sistemin vestibular, rehabilitimi vestibular mund të përfshijë:
• ushtrime për stabilizimin e shikimit;
• ushtrime për ekuilibrin;• ushtrime për përshtatjen ndaj lëvizjeve;
• trajnimin e koordinimit;• ushtrime për rikthimin gradual të sigurisë gjatë ecjes dhe lëvizjes.
Në rastin e vertigos pozicionale beninje (BPPV), nëse diagnoza konfirmohet, mund të përdoren manovra të posaçme pozicionale për rikthimin e grimcave të zhvendosura në veshin e brendshëm. Kur simptomat lidhen me faktorë të tjerë, trajtimi përshtatet sipas shkakut.
Kur duhet kërkuar menjëherë ndihmë mjekësore?
Marramendja ose vertigoja e shfaqur papritur, veçanërisht kur shoqërohet me dobësi ose mpirje të njëanshme, vështirësi në të folur, çrregullim të shikimit, vështirësi të theksuar në ecje, humbje të vetëdijes ose dhimbje koke shumë të fortë dhe të pazakontë, kërkon vlerësim urgjent mjekësor. Edhe kur simptomat nuk janë urgjente, vertigoja e përsëritur ose e pashpjeguar duhet të vlerësohet për të përcaktuar shkakun.
Çfarë roli ka fizioterapia?
Kur është e përshtatshme, fizioterapia vestibulare mund të ndihmojë në përmirësimin e ekuilibrit, kontrollit të lëvizjeve dhe sigurisë gjatë aktiviteteve të përditshme. Trajtimi duhet të fillojë nga përcaktimi i shkakut, jo vetëm nga trajtimi i simptomës.
Në çfarë situatash mund të përdoret?
Në varësi të vlerësimit individual, terapia viscerale mund të përdoret si pjesë e trajtimit të:
• tensioneve dhe kufizimeve të indeve të buta në zonën abdominale;
• disa problemeve të lidhura me lëvizshmërinë e trungut;• shqetësimeve muskuloskeletore ku kërkohet një qasje më e gjerë manuale;
• disa rasteve të dhimbjeve kronike, si pjesë e një programi të kombinuar fizioterapie.
Terapia viscerale nuk zëvendëson diagnostikimin apo trajtimin mjekësor të sëmundjeve të organeve të brendshme. Nëse simptomat sugjerojnë një problem visceral, pacienti duhet të vlerësohet nga mjeku përkatës.
Si aplikohet në BALANCE?
Në Klinikën BALANCE, terapia viscerale nuk përdoret si trajtim i izoluar, por mund të integrohet me terapi manuale, ushtrime terapeutike dhe metoda të tjera fizioterapeutike, në varësi të nevojave individuale të pacientit. Qëllimi është të krijohet një program sa më i përshtatshëm për funksionin, lëvizjen dhe simptomat e pacientit.