Program i personalizuar rehabilitimi për pacientët pas ishemisë ose hemorragjisë cerebrale, me fokus në përmirësimin e kontrollit motor, lëvizshmërisë dhe aftësive funksionale. Trajtimi zhvillohet në shtëpi, duke ofruar vazhdimësi të rehabilitimit, siguri dhe përshtatje me nevojat individuale të pacientit.
Rehabilitimi pas vendosjes së protezës
Program i personalizuar rehabilitimi pas vendosjes së protezës së gjurit, ijeve (koksale/femorale) ose shpatullës (glenohumerale), me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit. Rehabilitimi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e ecjes, lëvizjes dhe rikthimin progresiv në aktivitetet e përditshme, duke respektuar fazat dhe nevojat individuale të çdo pacienti.
Rehabilitim postoperator për moshën e tretë
Program rehabilitimi i përshtatur për pacientët e moshës së tretë pas ndërhyrjeve kirurgjikale, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit fizik. Trajtimi ndihmon në parandalimin e ngurtësimit artikular dhe dobësisë muskulore, duke mbështetur rikthimin sa më të sigurt dhe progresiv në aktivitetet e përditshme, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
Terapia okupacionale për moshën e tretë
Program i personalizuar që synon të ruajë pavarësinë dhe funksionalitetin në aktivitetet e përditshme, duke përshtatur ndërhyrjen me nevojat dhe aftësitë e çdo pacienti. Fokusi është në përmirësimin e ekuilibrit, forcës, koordinimit dhe aftësive funksionale, duke kontribuar në uljen e rrezikut të rënieve dhe në ruajtjen e një jete sa më aktive dhe të pavarur.
Trajtimi i pacientëve me vështirësi në ecje dhe ekuilibër
Program i personalizuar për pacientët me vështirësi në ecje, ekuilibër dhe stabilitet, me fokus në përmirësimin e koordinimit, forcës muskulore dhe kontrollit të lëvizjes. Qëllimi është rritja e sigurisë dhe pavarësisë në lëvizje, duke përshtatur rehabilitimin sipas gjendjes dhe nevojave të çdo pacienti.
Fizioterapi në shtëpi për pacientët me lëvizshmëri të kufizuar
Shërbim i personalizuar fizioterapie për pacientët që, për shkak të gjendjes së tyre fizike, kanë vështirësi të trajtohen në klinikë. Trajtimi zhvillohet në mjediset e shtëpisë, duke siguruar vazhdimësi të rehabilitimit, përshtatje sipas nevojave individuale dhe progres të qëndrueshëm.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Trajtim i dëmtimeve të ligamenteve të kyçit të këmbës, me fokus në uljen e dhimbjes dhe ënjtjes, rikthimin e lëvizshmërisë, forcës dhe stabilitetit. Programi synon rikthimin gradual në ecje dhe aktivitet, si dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së dëmtimit.
Strain dhe tërheqje muskulare
Trajtim i personalizuar për dëmtimet muskulare të shkaktuara nga mbingarkesa ose lëvizjet e papritura, me fokus në uljen e dhimbjes dhe rikthimin gradual të lëvizshmërisë dhe forcës. Rehabilitimi synon rikthimin e funksionit normal të muskulit dhe një kthim të sigurt në aktivitetin fizik.
Çarje dhe dëmtime muskulare
Trajtim i personalizuar për dëmtimet e fibrave muskulore të shkaktuara gjatë aktivitetit fizik, me fokus në rikuperimin e indeve, rikthimin gradual të forcës dhe funksionit. Rehabilitimi zhvillohet në mënyrë të strukturuar dhe progresive, duke synuar rikthimin e sigurt në aktivitetin fizik dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së dëmtimit.
Tendinitet dhe dëmtimet e Ligamenteve
Trajtim i problematikave të tendinave dhe ligamenteve, të lidhura me mbingarkesën, aktivitetin fizik ose dëmtimet sportive. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin progresiv të funksionit, duke ndihmuar në parandalimin e përkeqësimit dhe përsëritjes së dëmtimit.
Dëmtimet e ligamenteve
Trajtim i dëmtimeve të ligamenteve, me fokus në rikthimin e stabilitetit, forcës dhe funksionit të nyjës së prekur. Rehabilitimi synon rikthimin gradual të lëvizshmërisë dhe sigurisë në lëvizje, duke reduktuar rrezikun e paqëndrueshmërisë dhe përsëritjes së dëmtimit.
Dëmtimet e Meniskut
Trajtim i dëmtimeve të meniskut të gjurit, me fokus në uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit të gjurit. Rehabilitimi mund të aplikohet si trajtim konservativ ose pas ndërhyrjes kirurgjikale, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
Dëmtimet e shpatullës
Trajtim i dëmtimeve dhe problematikave të shpatullës që kufizojnë lëvizjen dhe shkaktojnë dhimbje. Rehabilitimi synon uljen e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe funksionit, si dhe përmirësimin gradual të fleksibilitetit dhe forcës së shpatullës.
Rehabilitim pas traumave sportive
Program i personalizuar rehabilitimi për rikthimin gradual në aktivitet fizik dhe sportiv pas një dëmtimi. Trajtimi fokusohet në rikthimin e forcës, lëvizshmërisë dhe stabilitetit funksional, duke përgatitur sportistin për një rikthim të sigurt dhe progresiv në sport.
Parandalim i dëmtimeve sportive
Program i personalizuar për parandalimin e dëmtimeve dhe reduktimin e rrezikut të përsëritjes së tyre gjatë aktivitetit fizik dhe sportit. Përmes ushtrimeve të përshtatura dhe udhëzimeve profesionale, programi synon përmirësimin e forcës, fleksibilitetit, kontrollit motor dhe teknikës së lëvizjes, për një aktivitet fizik më të sigurt dhe efikas.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Teknikë manuale që përdor lëvizje të kontrolluara të artikulacioneve për të përmirësuar lëvizshmërinë dhe fleksibilitetin. Ndihmon në uljen e dhimbjes dhe ngurtësisë, duke kontribuar në rikthimin e funksionit dhe lehtësimin e lëvizjeve të përditshme.
Manipulimi artikular
Teknikë manuale e specializuar që synon përmirësimin e lëvizshmërisë së artikulacioneve dhe reduktimin e kufizimeve mekanike. Aplikohet në mënyrë të kontrolluar, sipas vlerësimit individual të pacientit, me fokus në uljen e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit artikular. Kryhet nga profesionistë të kualifikuar dhe të trajnuar në terapi manuale.
Teknikat e Energjisë Muskulare (MET)
Teknikë e terapisë manuale që përdor kontraktimin aktiv dhe të kontrolluar të muskujve për të rikthyer ekuilibrin dhe lëvizshmërinë. MET ndihmon në reduktimin e tensionit muskulor, përmirësimin e fleksibilitetit dhe rikthimin e ekuilibrit funksional.
Stretching-Zgjatja muskulare
Teknikë e aplikuar për përmirësimin e fleksibilitetit dhe elasticitetit të muskujve dhe indeve të buta. Ndihmon në reduktimin e ngurtësisë dhe tensionit muskulor, duke përmirësuar amplitudën e lëvizjes dhe funksionin e përgjithshëm.
Trajtimi i fashave dhe Trigger Points
Teknikë manuale e fokusuar në lirimin e tensionit të fashave dhe trajtimin e pikave miofasciale të dhimbshme (trigger points). Ndihmon në reduktimin e dhimbjes dhe tensionit muskulor, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit normal.
Trajtimi i indeve lidhëse
Teknikë manuale që synon përmirësimin e elasticitetit dhe lëvizshmërisë së indeve lidhëse, duke ndihmuar në reduktimin e tensionit dhe dhimbjes. Trajtimi kontribuon në përmirësimin e lëvizshmërisë, funksionit dhe cilësisë së lëvizjes.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Trajtim i dhimbjeve dhe tensionit në zonën e qafës, shpesh të lidhura me qëndrimin e zgjatur në pozicion jo të mirë, ngarkesën muskulore ose kufizimin e lëvizjes. Programi synon uljen e dhimbjes dhe ngurtësisë, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin e funksionit normal të qafës.
Dhimbje koke
Trajtim i dhimbjeve të kokës të lidhura me tensionin muskulor të qafës dhe shpatullave. Fokusohet në reduktimin e tensionit dhe dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe relaksimin muskulor, duke kontribuar në përmirësimin e mirëqenies së përgjithshme.
Dhimbje shpine
Trajtim i dhimbjeve të shpinës dhe problematikat e shtyllës kurrizore, me fokus në lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e funksionit. Programi synon përmirësimin e lëvizshmërisë dhe qëndrimit, si dhe reduktimin e tensionit dhe mbingarkesës muskulore.
Dhimbje mesi
Trajtim i dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës, me fokus në lehtësimin e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit. Programi përfshin ndërhyrje të përshtatura për forcimin dhe stabilizimin e muskujve, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe rikthimin gradual në aktivitetet e përditshme.
Dhimbje shpatulle
Trajtim i dhimbjeve dhe kufizimeve të lëvizjes së shpatullës, me fokus në përmirësimin e funksionit dhe lehtësimin e simptomave. Programi synon uljen e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe forcës, duke ndihmuar pacientin të rikthehet gradualisht në aktivitetet e përditshme.
Dhimbje gjuri
Trajtim i personalizuar për dhimbjet e gjurit të lidhura me dëmtime, mbingarkesë ose kufizime funksionale, me fokus në lehtësimin e simptomave dhe rikthimin e funksionit. Programi synon përmirësimin e lëvizshmërisë, stabilitetit dhe ecjes, si dhe menaxhimin e dhimbjes dhe irritimit të zonës së prekur.
Dhimbje legeni
Trajtim i dhimbjeve dhe problematikave të zonës së legenit, me fokus në faktorët muskulor dhe biomekanik që ndikojnë në lëvizje. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e qëndrimit, ecjes dhe lëvizshmërisë, duke ndihmuar në rikthimin gradual të funksionit.
Dhimbje nofulle
Trajtim i personalizuar për dhimbjet dhe kufizimet funksionale të artikulacionit temporomandibular (ATM). Programi synon uljen e dhimbjes dhe tensionit muskulor, përmirësimin e lëvizshmërisë së nofullës dhe funksionit gjatë hapjes e mbylljes së gojës.
Dhimbje të kyçeve
Trajtim i dhimbjeve dhe kufizimeve funksionale të artikulacioneve, të lidhura me mbingarkesën, irritimin ose problematika të ndryshme muskuloskeletore. Programi synon uljen e dhimbjes, përmirësimin e lëvizshmërisë dhe funksionit artikular, duke lehtësuar lëvizjen dhe aktivitetet e përditshme.
Dhimbje muskulare
Trajtim për dhimbjet dhe tensionin muskulor të lidhura me mbingarkesën, lodhjen ose mikrotraumat. Programi synon uljen e dhimbjes dhe tensionit, përmirësimin e elasticitetit dhe lëvizshmërisë, duke mbështetur rikuperimin dhe funksionin normal të muskujve.
Probleme posturale
Vlerësim dhe trajtim i personalizuar për rregullimet posturale që mund të ndikojnë në lëvizje, ekuilibër dhe të shkaktojnë shqetësime muskuloskeletore. Programi synon përmirësimin e posturës, kontrollit motor dhe ekuilibrit muskulor, duke reduktuar ngarkesat e panevojshme dhe duke favorizuar një lëvizje më efikase.
Dhimbje të lidhura me aktivitetin profesional
Trajtim i personalizuar për dhimbjet dhe shqetësimet muskuloskeletore të lidhura me qëndrimin e zgjatur, lëvizjet e përsëritura ose ergonominë jo të përshtatshme në punë. Programi synon përmirësimin e posturës dhe ergonomisë, reduktimin e ngarkesës fizike dhe rritjen e komfortit gjatë aktivitetit profesional dhe të përditshëm.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Ndihmon rikthimin e ecjes dhe forcës pas operacionit të gjurit. Përmirëson fleksionin dhe stabilitetin e nyjes. Procesi është gradual i kontrolluar.
Rehabilitimi pas vendosjes së protezës së ijes (Coxo-Femorale)
Program rehabilitimi pas vendosjes së protezës së ijes, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, stabilitetit dhe forcës muskulore. Trajtimi synon përmirësimin e ecjes, uljen e dhimbjes dhe rikthimin e funksionit në aktivitetet e përditshme, sipas fazës së rikuperimit dhe nevojave të pacientit.
Rehabilitimi pas vendosjes së protezës gleno-femorale
Program i personalizuar rehabilitimi pas vendosjes së protezës së shpatullës, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit të krahut. Trajtimi përfshin ushtrime progresive dhe të kontrolluara, të përshtatura me fazën e rikuperimit, me synim përmirësimin e funksionit dhe parandalimin e ngurtësisë së artikulacionit.
Rehabilitimi pas ndërhyrjes kirurgjikale të meniskut / ACL
Program rehabilitimi pas ndërhyrjeve kirurgjikale të meniskut ose ligamentit të kryqëzuar anterior (ACL), me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës, stabilitetit dhe funksionit të gjurit. Programi përshtatet sipas llojit të ndërhyrjes dhe fazës së rikuperimit, duke mbështetur një rikthim të sigurt dhe progresiv në aktivitetet e përditshme dhe sportive.
Rehabilitimi pas frakturave
Program rehabilitimi pas frakturave, me fokus në rikthimin gradual të lëvizshmërisë, forcës dhe funksionit të strukturave të dëmtuara. Trajtimi zhvillohet në faza progresive, sipas fazës së shërimit dhe gjendjes së pacientit, duke synuar rikthimin e sigurt në aktivitet dhe reduktimin e rrezikut të ri-dëmtimit.
Rehabilitimi pas traumave sportive
Program për rikuperimin funksional pas dëmtimeve sportive, me fokus në rikthimin gradual të forcës, lëvizshmërisë dhe stabilitetit. Përmes ushtrimeve të strukturuara dhe progresive, rehabilitimi synon një rikthim të sigurt dhe të kontrolluar në aktivitetin fizik dhe sportiv.
Rikthimi gradual në aktivitetet e përditshme dhe sportive
Faza përfundimtare e rehabilitimit, është e orientuar drejt rikthimit të sigurt dhe progresiv në punë, aktivitetet e përditshme ose sport. Programi fokusohet në përmirësimin e forcës, stabilitetit, koordinimit dhe performancës funksionale, duke përgatitur pacientin për kërkesat e aktivitetit dhe duke reduktuar rrezikun e ri-dëmtimit.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Teknikë elektroterapeutike që përdor impulse elektrike me intensitet të ulët për menaxhimin e dhimbjes. TENS mund të përdoret në trajtimin e dhimbjeve akute dhe kronike, duke synuar lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e komfortit dhe funksionit të përditshëm.
EMS/NEMS-Stimulimi Elektrik Neuromuskular
Teknikë elektroterapeutike që përdor impulse elektrike të kontrolluara për stimulimin e kontraksioneve muskulore, duke mbështetur rikthimin e forcës dhe funksionit. Përdoret si pjesë e programeve të rehabilitimit për aktivizimin dhe forcimin e muskujve, reduktimin e dobësisë muskulore dhe rikthimin gradual të funksionit.
Ultratingulli Terapeutik
Teknikë elektroterapeutike që përdor valë zanore me frekuencë të lartë për trajtimin e indeve të buta, sipas nevojave të pacientit. Përdoret si pjesë e programeve të fizioterapisë për menaxhimin e dhimbjes, përmirësimin e elasticitetit të indeve dhe mbështetjen e proceseve të rikuperimit.
Laserterapia
Teknikë bashkëkohore që përdor energjinë e dritës me intensitet të kontrolluar si pjesë e trajtimit fizioterapeutik. Përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe inflamacionit, si dhe për mbështetjen e proceseve të rikuperimit të indeve, sipas gjendjes dhe nevojave të pacientit.
Magnetoterapia
Teknikë e fizioterapisë që përdor fusha magnetike të kontrolluara si pjesë e programeve të rehabilitimit. Mund të përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe mbështetjen e rikuperimit të indeve dhe strukturave muskuloskeletore, sipas gjendjes klinike dhe nevojave individuale të pacientit.
Shockwave – Terapia me valë goditëse
Teknikë bashkëkohore që përdor valë akustike me energji të kontrolluar për trajtimin e problematikave të caktuara të tendinave, dhimbjeve kronike dhe kalcifikimeve. Trajtimi synon uljen e dhimbjes, stimulimin e proceseve të rikuperimit të indeve dhe përmirësimin e funksionit, sipas vlerësimit dhe nevojave të pacientit.
TECAR-Terapia me radiofrekuencë
Teknikë bashkëkohore që përdor radiofrekuencën e kontrolluar si pjesë e trajtimit fizioterapeutik, për të mbështetur proceset e rikuperimit të indeve. Përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe edemës, përmirësimin e qarkullimit lokal dhe mbështetjen e rikuperimit pas dëmtimeve, sipas gjendjes dhe nevojave individuale të pacientit.
Jonoforeza
Teknikë elektroterapeutike që përdor rrymë elektrike të kontrolluar për aplikimin lokal të substancave medikamentoze përmes lëkurës, sipas indikacionit terapeutik. Mund të përdoret në menaxhimin e dhimbjes dhe proceseve inflamatore lokale, duke ofruar një alternativë ndaj administrimit me injeksion në raste të përshtatshme.
Deep Oschilation
Teknikë e avancuar fizioterapeutike që përdor impulse elektrostatike të kontrolluara për të mbështetur trajtimin e indeve. Mund të përdoret për menaxhimin e dhimbjes dhe edemës, reduktimin e tensionit të indeve dhe mbështetjen e proceseve të rikuperimit, duke kontribuar në përmirësimin e funksionit dhe lëvizshmërisë.
Traksioni Cervical dhe lumbal
Teknikë fizioterapeutike që aplikon tërheqje të kontrolluar në segmentet cervikale ose lumbale të shtyllës kurrizore, sipas nevojave të pacientit. Mund të përdoret për lehtësimin e dhimbjes, reduktimin e ngarkesës në strukturat e shtyllës dhe përmirësimin e lëvizshmërisë, bazuar në vlerësimin profesional të fizioterapistit.
Zgjidhni një nga shërbimet më sipër dhe na shkruani në WhatsApp.
Dhimbja e qafës ose një qafë e bllokuar është një problem shumë i zakonshëm që mund të ndikojë në aktivitetet e përditshme dhe cilësinë e jetës. Ajo mund të shfaqet në forma të ndryshme, si dhimbje e mprehtë, tension i vazhdueshëm muskulor, dhimbje koke apo vështirësi në lëvizjen e kokës. Megjithëse shpesh është shqetësuese, në shumë raste trajtohet me sukses përmes kujdesit dhe trajtimit të duhur.
Shkaqet më të zakonshme përfshijnë:
• Qëndrimin e gabuar për periudha të gjata përpara kompjuterit
• Stresin dhe ankthin
• Spondiliartrozën
• Rritjen e tonusit muskular në zonën e qafës
• Aksidentet automobilistike
• Mungesën e aktivitetit fizik
Në Klinikën BALANCE trajtohen edhe problematika të tjera të zonës cervikale, si:
• Fraktura cervikale
• Spondiliartroza cervikale
• Trajtimi i Atlasit
• Whiplash (dëmtim i qafës nga lëvizjet e menjëhershme pas aksidenteve)
Klinika BALANCE ju garanton një trajtim profesional, të sigurt dhe të personalizuar për rikthimin e lëvizshmërisë dhe lehtësimin e dhimbjes.
Dhimbje Mesi
Mëso më shumë
Dhimbja e mesit është një nga problemet më të zakonshme që prek njerëz të çdo moshe dhe mund të ndikojë ndjeshëm në aktivitetet e përditshme, punën dhe cilësinë e jetës. Ajo mund të shfaqet si dhimbje e vazhdueshme, ngurtësim, djegie apo përhapje e dhimbjes drejt këmbëve. Shkaqet mund të lidhen me qëndrimin e gabuar, mungesën e aktivitetit fizik, dëmtimet, ngarkesën fizike apo problemet degjenerative të shtyllës kurrizore.
Klinika BALANCE është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin profesional të problemeve të kurrizit dhe dhimbjeve të mesit, duke ofruar trajtime të personalizuara për çdo pacient.
Problematikat që trajtohen përfshijnë:
• Lumbalgji (dhimbje mesi)
• Hernia diskale lumbare
• Spondiliartroza
• Fraktura e Coxx-it
• Rehabilitim pas kirurgjisë për hernien diskale
• Lumbo-shiatalgji
• Spina Bifida
Qëllimi ynë është reduktimi i dhimbjes, përmirësimi i lëvizshmërisë dhe rikthimi i pacientit në aktivitetet e përditshme në mënyrë të sigurt dhe efektive.
Hernie diskale
Mëso më shumë
Në rastet kur trajtimet jo-kirurgjikale si fizioterapia nuk funksionojnë në clirimin e simptomave , mund të ketë nevojë të konsideroni kirurgjinë . (1-3% e pacientëve )
-Disektomia lumbare – është një procedurë kirurgjikale që heq vetëm pjesën problematike të diskut . Mund te zbusë simptomat e hernies diskale duke ulur probabilitetin që disku të dëmtohet sërish.
-Posterior lumbar interbody përdoret në rast degjenerimi të disqeve. Kirurgu punon duke e hequr totalisht diskun e më pas duke e zëvëndësuar me nje material graft që stimulon vertebrat të krijojnë së bashku një kockë të vetme dhe të palëvizshme.
-Lumbar laminectomy është lloji I kirurgjisë që kryhet në rast të spinal stenosis. Pjesa e pasme e vertebrës hiqet duke krijuar vend për kanalin spinal. Kjo ndihmon thellësisht me presionine krijuar .
-Zëvëndësimi artificial i diskut është një pajisje apo implant i përdorur për të zëvëndësuar diskun intervertebral. Qëllimi është të ruhet lëvizshmeria normale e shpinës.
-Anterior lumbar fusion eshte nje operacion qe behet ne anen anteriore te shtylles(barku) gjithashtu ndihmon qe dy vertebrat afer diskut te demtuar te rriten bashke sin je kocke e vetme.
Dhimbje supi
Mëso më shumë
Dhimbja e shpatullës mund të lidhet me dëmtime sportive, mbingarkesë fizike, trauma, procese degjenerative apo ndërhyrje kirurgjikale. Fizioterapia ndihmon në reduktimin e dhimbjes, rikthimin e lëvizshmërisë dhe forcimin e muskujve për një rikuperim sa më të plotë.
Klinika BALANCE ofron:
• Trajtim para operacionit për përgatitjen e trupit ndaj ndërhyrjes kirurgjikale
• Fizioterapi pas operacionit për rikthimin e lëvizjes, forcës dhe funksionit normal të shpatullës
Problematikat që trajtohen përfshijnë:
• Bursit subakromial i supit
• Fraktura e humerusit
• Fraktura e skapulës
• Luksacioni i supit
• Artroskopia e supit
• Ngrirja e shpatullës (Frozen Shoulder)
• Impingement i shpatullës
Klinika BALANCE ju ofron trajtim profesional dhe të personalizuar për rikthimin e lëvizjes normale dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Dhimbje gjuri
Mëso më shumë
Dhimbja dhe dëmtimet e gjurit janë ndër problemet më të zakonshme muskulo-skeletike dhe mund të ndikojnë ndjeshëm në ecje, aktivitet fizik dhe cilësinë e jetës. Shkaqet e dhimbjes së gjurit janë të shumta dhe mund të lidhen me dëmtime të indeve të buta, probleme të kockave, procese degjenerative apo çrregullime biomekanike.
Dhimbja mund të vijë nga:
• Dëmtimet e ligamenteve dhe muskujve
• Problemet artikulare dhe artriti i gjurit
• Sindroma patello-femorale
• Trauma sportive apo aksidentale
• Mbingarkesa fizike dhe lëvizjet e përsëritura
Në Klinika BALANCE, trajtimi bazohet në diagnostikimin e saktë të shkakut të dhimbjes dhe jo vetëm në lehtësimin e simptomave. Qëllimi ynë është të identifikojmë dhe trajtojmë problemin në burim për të parandaluar rikthimin e dhimbjes
Problematikat që trajtohen përfshijnë:
• Fraktura e patelës (kupës së gjurit)
• Fraktura e femurit
• Kirurgjia e meniskut
• Kirurgjia e ACL dhe PCL (ligamentit krucial anterior dhe posterior)
• Dëmtimet e ligamenteve kolaterale
• Distorsion dhe kontuzion i gjurit
• Gonartroza (artroza e gjurit)
• Proteza totale ose e pjesshme e gjurit
Klinika BALANCE ju ofron trajtim profesional dhe rehabilitim të personalizuar për rikthimin e lëvizshmërisë, stabilitetit dhe funksionit normal të gjurit.
Dhimbje kyçi
Mëso më shumë
Dhimbja e kyçit të dorës ose të këmbës është një problem i zakonshëm që mund të kufizojë ndjeshëm lëvizjen dhe funksionin në aktivitetet e përditshme. Ajo mund të shfaqet si dhimbje e vazhdueshme, ënjtje, ndjeshmëri, dobësi ose vështirësi në kapje dhe mbajtje të objekteve.
Shkaqet më të shpeshta përfshijnë:
• Dëmtime të ligamenteve dhe tendinave (tërheqje, ndrydhje)
• Inflamacion i tendinave (tendinit)
• Sindroma e tunelit karpal (në dorë)
• Artriti dhe proceset degjenerative
• Trauma sportive ose aksidentale
• Mbingarkesa nga lëvizjet e përsëritura
Trajtimi në Klinika BALANCE bazohet në vlerësimin e saktë të shkakut dhe rehabilitimin funksional të kyçit, duke synuar rikthimin e lëvizshmërisë dhe reduktimin e dhimbjes.
Trajtimet përfshijnë:
• Terapi manuale dhe mobilizime artikulare
• Ushtrime për forcim dhe stabilizim
• Taping terapeutik
• Modalitete fizikal-terapeutike për uljen e inflamacionit
• Rehabilitim pas traumave ose ndërhyrjeve kirurgjikale
Klinika BALANCE ofron trajtim të personalizuar për rikthimin e funksionit normal të kyçit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Dhimbje koke
Mëso më shumë
Dhimbja e kokës është një nga simptomat më të shpeshta neurologjike dhe muskulo-skeletike, e cila mund të variojë nga e lehtë deri në forma kronike që ndikojnë ndjeshëm në jetën e përditshme. Shpesh ajo lidhet me tensionin muskulor në qafë dhe shpatulla, stresin, qëndrimin e gabuar, çrregullimet e gjumit apo probleme të artikulacionit temporo-mandibular.
Në Klinika BALANCE ofrohet vlerësim dhe trajtim i specializuar për:
• Dhimbje koke kronike dhe të përsëritura
• Vertigo (marramendje dhe çrregullime të ekuilibrit)
• Disfunksion i artikulacionit temporo-mandibular (TMJ)
Trajtimi fokusohet në:
• Reduktimin e tensionit muskulor në qafë dhe nofull
• Përmirësimin e qarkullimit dhe mobilitetit artikular
• Ushtrime terapeutike dhe teknika manuale
• Korrigjimin e qëndrimit dhe balancës posturale
• Rehabilitimin funksional për rikthimin e stabilitetit dhe mirëqenies
Klinika BALANCE ofron trajtim profesional dhe të personalizuar me qëllim lehtësimin e dhimbjes dhe përmirësimin e cilësisë së jetës.
Dëmtime sportive
Mëso më shumë
Fizioterapia sportive është një degë e specializuar që fokusohet në trajtimin, rehabilitimin dhe parandalimin e dëmtimeve te sportistët. Ajo synon rikthimin e plotë të funksionit dhe performancës, si dhe reduktimin e rrezikut për dëmtime të përsëritura.
Dëmtimet sportive dallojnë nga dëmtimet e përditshme, pasi sportistët kanë kërkesa më të larta fizike dhe biomekanike. Për këtë arsye, trajtimi dhe rikuperimi kërkojnë një qasje më të specializuar dhe të strukturuar.
Problematikat që trajtohen përfshijnë:
• Dëmtimi i kyçit të këmbës (ankle sprain)
• Tërheqje dhe kontraktime muskulare
• Strain muskulor (dëmtime nga mbingarkesa)
• Tendinite
Qëllimi i trajtimit është rikthimi i shpejtë dhe i sigurt në aktivitetin sportiv, përmirësimi i performancës dhe parandalimi i rikthimit të dëmtimeve.
Terapi Manuale
Mëso më shumë
Terapia manuale është një formë trajtimi fizik që realizohet “me duar” dhe përdoret për trajtimin e çrregullimeve të sistemit muskulor–skeletor dhe atij nervor. Ajo synon të përmirësojë lëvizshmërinë, të reduktojë dhimbjen dhe të rikthejë funksionin normal të trupit përmes teknikave specifike të mobilizimit dhe relaksimit.
Kjo terapi përfshin:
• Mobilizimin pasiv dhe manipulimin e artikulacioneve të shtyllës kurrizore dhe të nyjeve periferike
• Teknika energjike të muskujve (Muscle Energy Techniques)
• Tërheqje pasive të indeve të kontraktuara
• Teknika manuale për relaksimin e muskujve
• Mobilizimin e sistemit nervor
Teknikat e terapisë manuale mund të variojnë nga lëvizje shumë të lehta, me amplitudë të vogël (të cilat përdoren kryesisht për lehtësimin e dhimbjes), deri te lëvizje më të mëdha mobilizuese që synojnë përmirësimin e gamës së lëvizjes dhe funksionit artikular.
Dry needling
Mëso më shumë
Dry Needling është një teknikë moderne e terapisë fizike që përdor gjilpëra shumë të holla (të ngjashme me ato të akupunkturës) për trajtimin e pikave të tensionuara në muskuj, të njohura si “trigger points”.
Qëllimi i Dry Needling është të çlirojë tensionin muskulor, të përmirësojë qarkullimin lokal dhe të reduktojë dhimbjen duke stimuluar proceset natyrale të shërimit të indeve.
Kjo teknikë përdoret zakonisht në:
• Dhimbje muskulare kronike
• Tension dhe spazma muskulore
• Dhimbje të qafës, shpatullës dhe shpinës
• Dëmtime sportive dhe mbingarkesa muskulore
• Sindroma të dhimbjes miofasciale
Dry Needling shpesh kombinohet me fizioterapi, ushtrime terapeutike dhe terapi manuale për të arritur një rezultat më të plotë dhe afatgjatë në rehabilitim.
Rehabilitim post operativ – protezik
Mëso më shumë
Rehabilitimi post-operator protezik është një proces thelbësor në rikthimin e funksionit pas vendosjes së protezës së artikulacioneve, si gjuri apo ija. Ky proces synon të reduktojë dhimbjen, të përmirësojë lëvizshmërinë dhe të ndihmojë pacientin të rikthehet sa më shpejt në aktivitetet e përditshme.
Rehabilitimi përfshin:
• Kontrollin dhe reduktimin e dhimbjes dhe edemës
• Ushtrime të hershme të lëvizshmërisë së artikulacionit
• Rikthimin gradual të forcës muskulore
• Përmirësimin e ekuilibrit dhe koordinimit
• Trajnim të ecjes dhe funksionit të përditshëm
• Parandalimin e ngurtësimit dhe komplikacioneve post-operatore
Në Klinika BALANCE, rehabilitimi post-operativ protezik realizohet me protokolle të specializuara, duke synuar rikthimin e sigurt, funksional dhe afatgjatë të pacientit në jetën normale.
Rehabilitim postural
Mëso më shumë
Postura (qëndrimi i trupit) përfaqëson pozicionin në të cilin trupi mbahet gjatë qëndrimit në këmbë, ulur ose shtrirë. Një posturë e mirë nënkupton një ekuilibër optimal të trupit, ku muskujt dhe ligamentet mbështetëse punojnë me sforcim minimal, duke reduktuar ngarkesën dhe rrezikun për dëmtime.
Një qëndrim i mirë ndikon jo vetëm në shëndetin fizik, por edhe në pamjen e jashtme, nivelin e energjisë dhe vetëbesimin. Ai ndihmon në parandalimin e dhimbjeve dhe përmirësimin e funksionit të përgjithshëm trupor.
Vlerësimi i posturës është hapi i parë drejt korrigjimit të saj. Fizioterapisti identifikon llojin e posturës dhe përcakton trajtimin e duhur individual.
Për një posturë të mirë është e domosdoshme:
• Lëvizshmëri normale e artikulacioneve të shtyllës kurrizore
• Relaksim dhe fleksibilitet i muskujve të kontraktuar
• Forcim i muskujve që mbështesin qëndrimin
• Balancim i kontrollit muskulor për mbajtje të qëndrueshme të trupit
Në rastet kur artikulacionet janë të kufizuara, ato duhet të mobilizohen për të mundësuar rikthimin e linjës së duhur posturale. Po ashtu, muskujt e shkurtuar dhe të kontraktuar duhen relaksuar dhe shtrirë, ndërsa muskujt e dobët duhet të forcohen për të mbështetur qëndrimin korrekt për periudha të gjata.
Problematikat posturale përfshijnë:
• Skoliozën
• Kifozën
• Lordozën
Rehabilitim neurologjik
Mëso më shumë
Rehabilitimi neurologjik është një fushë e specializuar e fizioterapisë që fokusohet në trajtimin e pacientëve me çrregullime të sistemit nervor qendror dhe periferik. Qëllimi kryesor është rikthimi i funksioneve motorike, përmirësimi i lëvizshmërisë, balancës dhe pavarësisë në aktivitetet e përditshme.
Dëmtimet neurologjike shpesh ndikojnë në kontrollin e muskujve, koordinimin, forcën dhe ndjeshmërinë, duke kërkuar një qasje të strukturuar dhe të personalizuar rehabilitimi.
Rehabilitimi neurologjik përfshin:
• Vlerësim funksional të sistemit nervor dhe aftësive motorike
• Ushtrime për rikthimin e kontrollit të lëvizjes
• Trajnim të ekuilibrit dhe koordinimit
• Riedukim të ecjes (gait training)
• Stimulim neuromuskular dhe facilitim të lëvizjeve
• Përmirësim të forcës dhe qëndrueshmërisë muskulore
• Trajnim për aktivitetet e jetës së përditshme (ADL)
Ky proces është i gjatë dhe kërkon vazhdimësi, pasi sistemi nervor ka nevojë për kohë për t’u përshtatur dhe për të krijuar rrugë të reja funksionale (neuroplasticitet).
Në Klinika BALANCE, rehabilitimi neurologjik realizohet me programe të individualizuara, duke synuar rikthimin maksimal të funksionit dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit.
Gjendjet më të zakonshme që trajtohen përfshijnë:
• Insultin cerebral (stroke)
• Dëmtimet e nervave periferikë
• Sklerozën multiple
• Parkinsonin
• Dëmtime të shtyllës kurrizore me përfshirje neurologjike.
Hernie hiatale
Mëso më shumë
Hernia hiatale është një gjendje ku një pjesë e stomakut zhvendoset lart përmes hapjes së diafragmës (hiatusit) drejt kraharorit. Kjo mund të shkaktojë simptoma të ndryshme që lidhen kryesisht me refluksin gastroezofageal dhe diskomfortin abdominal.
Simptomat më të shpeshta përfshijnë:
• Djegie në kraharor (urth)
• Refluks acidik dhe ndjesi të kthimit të ushqimit
• Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose kraharorit
• Vështirësi në gëlltitje në disa raste
• Fryrje dhe ndjesi ngopjeje të shpejtë
Trajtimi i hernies hiatale varet nga ashpërsia e simptomave dhe përfshin ndryshime në stilin e jetesës, trajtim medikamentoz dhe në raste të veçanta ndërhyrje kirurgjikale. Roli i fizioterapisë mund të jetë mbështetës, veçanërisht për përmirësimin e frymëmarrjes diafragmatike dhe reduktimin e tensionit muskulor në zonën torakale dhe abdominale.
Trajtim visheral (organet)
Mëso më shumë
Terapia viscerale është një qasje e specializuar e fizioterapisë manuale që fokusohet në trajtimin e indeve dhe strukturave që lidhen me organet e brendshme (viscera). Kjo terapi synon të përmirësojë lëvizshmërinë, funksionin dhe marrëdhënien mekanike midis organeve dhe strukturave përreth si muskujt, fasciat dhe sistemin nervor.
Terapia viscerale përfshin:
• Teknika manuale të buta për mobilizimin e organeve
• Përmirësimin e lëvizshmërisë së indeve fasciale
• Reduktimin e tensionit në strukturat përreth organeve
• Përmirësimin e qarkullimit dhe funksionit neuro–muskular
• Balancimin e lidhjeve trupore midis sistemit visceral dhe muskulo-skeletor
Në Klinika BALANCE, terapia viscerale aplikohet si pjesë e një trajtimi gjithëpërfshirës dhe të personalizuar, me qëllim përmirësimin e funksionit të përgjithshëm trupor dhe mirëqenies së pacientit..
Ankthi
Mëso më shumë
ANKTHI
Ankthi është një gjendje psikofiziologjike që karakterizohet nga ndjesi shqetësimi, tensioni dhe aktivizim i shtuar i sistemit nervor. Ai mund të shfaqet në mënyrë episodike ose kronike dhe shpesh shoqërohet edhe me simptoma fizike që ndikojnë në funksionimin e përditshëm.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë:
• Rrahje të shpejta të zemrës (palpitacione)
• Tension muskulor, sidomos në qafë dhe shpatulla
• Vështirësi në frymëmarrje ose ndjesi “mungese ajri”
• Djersitje, dridhje ose ndjesi e brendshme shqetësimi
• Probleme me gjumin dhe lodhje të përgjithshme
• Vështirësi në përqendrim
Ankthi shpesh lidhet me stresin e zgjatur, ngarkesën emocionale, mungesën e pushimit ose faktorë të tjerë psikologjikë dhe fizikë. Ai gjithashtu mund të ndikojë në rritjen e tensionit muskulor dhe të përkeqësojë dhimbjet në qafë, shpinë dhe shpatulla.
Në Klinika BALANCE, trajtimi fokusohet në qasjen funksionale ndaj simptomave fizike të ankthit, duke përfshirë:
• Reduktimin e tensionit muskulor
• Teknikat e relaksimit dhe frymëmarrjes
• Përmirësimin e qëndrimit dhe balancës trupore
• Uljen e dhimbjeve të lidhura me stresin
• Rritjen e mirëqenies fizike dhe funksionale
Qëllimi është përmirësimi i gjendjes fizike dhe ndihma në menaxhimin e simptomave që ankthi shkakton në trup.
Skolioza
Mëso më shumë
SKOLIOZA
Skolioza është një deformim i shtyllës kurrizore që karakterizohet nga një devijim anësor (në formë “C” ose “S”) i shoqëruar shpesh me rrotullim të vertebrave. Ajo mund të shfaqet në moshë të re gjatë rritjes, por edhe në moshë adulte si rezultat i ndryshimeve degjenerative.
Në shumë raste skolioza mund të jetë e lehtë dhe pa simptoma të dukshme, por në forma më të avancuara mund të shkaktojë:
• Asimetri të shpatullave dhe ijeve
• Dhimbje shpine dhe lodhje muskulore
• Kufizim të lëvizshmërisë
• Çrregullime posturale
• Në raste të rënda, ndikim në funksionin respirator
Trajtimi i skoliozës varet nga shkalla e deformimit dhe mosha e pacientit dhe përfshin qasje konservative dhe rehabilituese.
Qëllimi është të përmirësohet qëndrimi, të reduktohet progresioni i deformimit dhe të rritet cilësia e jetës së pacientit.