Kurse

Në fund të çdo kursi bëhet provimi.
Kryerja me sukses e provimit shoqërohet me Çertifikatën përkatëse, të njohur nga Ministria.

Kursi baze I Masazhit

Kursi baze I Masazhit

  • Baza teorike
  • Teknikat bazë
  • Aplikimet e masazhit

Kurse maszhi Terapeutik

Kurse maszhi Terapeutik

  • Linfodranage
  • Trigerpoint
  • Miofashial

Kurse Masazhi Relaksues

Kurse Masazhi Relaksues

  • Masazh Relaksues
  • Hot Stone (guret e nxehte)
  • Anticelulit
  • Masazh I fytyres
  • Masazh anti stres

Kurse fizioterapie

Kurse fizioterapie

  • Trajtimi I spondiliartrozes
  • Trajtimi I Hernise Diskale
  • Trajtimi I gjurit , post operativ
  • Trajtimi I protezave
  • Trajtimi I problemeve te shpatulles

IMG_7415Kursi bazë për masazhin – tetor 2019

Gjatë muajit tetor 2019 u krye kursi bazë për masazhin në Klinikën BALANCE . Të gjithë pjesëmarrësit me kryerjen e kursit pajisen me certifikatën përkatëse, e cila shërben për zhvillimin më tej si dhe për ushtrimin në praktikë të këtij profesioni.

Klinika BALANCE certifikon masazhatorët dhe i pajis me certifikatë të vlefshme për Shqipëri. Tashmë këtë mundësi e ofron dhe për shqiptarët që jetojnë dhe ushtrojnë këtë profesion jashtë Shqipërisë.

Kursi bazë për masazhin – prill 2019

IMG_4405Kryhet kursi bazë për masazhin në Klinikën BALANCE gjatë muajit prill 2019. Të gjithë pjesëmarrësit me kryerjen e kursit pajisen me certifikatën përkatëse, e cila shërben për zhvillimin më tej si dhe për ushtrimin në praktikë të këtij profesioni. Për më shumë informacion për të interesuarit, mund të kontaktoni Klinikën BALANCE.

IMG_1664Tetor 2018 Kursi bazë për masazhin

Vazhdon kryerja e kurseve ne Klinikën BALANCE, ku më i fundit ishte ai i Tetorit per parimet dhe njohuritë bazë për masazhin. Ky është dhe kursi më i rëndësishëm pasi vendos themelet për të gjithë ata që duan të bëhen professional në këtë fushë. Për më shumë informacion për të interesuarit, mund të kontaktoni Klinikën BALANCE.

20180331_124632Mars 2018 Kursi për Trajtimin Miofashial

Në mars 2018, Klinka BALANCE organizoi me sukses kursin për Trajtimin Miofashial. Nëpërmjet studimit të bazës teorike dhe ushtrimit në praktikë të masazhit miofashial, pjesëmarrësit kanë përftuar njohuri mbi rëndësinë e fashës për trupin e njeriut dhe përfitimet e shumta që mund të arrihen prej këtij masazhi, duke përdorur teknikat specifike per trajtimin miofashial. Për ata që janë të interesuar për trajtimin miofashial, mund të kontaktojnë Klinikën BALANCE.

Vazhdojnë kurset e ndryshme edhe këtë vjeshtë

Klinka BALANCE ka organizuar gjatë periudhës shtator – nëntor 2017 kurset si më poshtë:

Kurs për Teknikat Bazë të Masazhit                                                                                                  Kurs për Trajtimin e dhimbjes së mesit (Lumbalgjia)

Kursi Baze Shtator 17

                                      lombalgji tetor 17

Janar – Maj 2017 Kursi për Teknikat Bazë të Masazhit

20170318_111055_resizedGjatë periudhës janar – maj 2017, Klinka BALANCE ka organizuar disa herë kursin për Teknikat Bazë të Masazhit. Me një pjesëmarrje aktive, nëpërmjet mësimeve dhe praktikës së ushtruar pjesëmarrësit kanë përftuar njohuri dhe aftësi bazë për të ushtruar masazhin duke përdorur teknikat bazë por qe janë thelbësore për të vazhduar rrugën në këtë profesion. Kurset do të vazhdojnë të zhvillohen dhe gjatë muajve të tjerë të vitit. Për të ata që janë të interesuar, mund të kontaktojnë Klinikën BALANCE.20170228_134032 (1)20170225_115843

Nëntor 2016 – Kursi për Spondiliartrozën Cervikale

kursi3Gjatë muajit nëntor 2016, Klinka BALANCE organizoi kursin për Spondiliartrozën Cervikale. Nëpërmjet këtij kursi, pjesëmarrësit arritën të marrin njohuri mbi anatominë e qafës, patologjitë e spondiliartrozës dhe problemet cervikale, teknikat e masazhit që duhen aplikuar për trajtim si dhe t’i ushtrojnë këto teknika në praktikë. 

                                nentor-16kursi2

Informacion mbi kurset

Klinika BALANCE e licencuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ofron kurse për formim profesional në degën e fizioterapisë.

licenca-e-skanuar

Kurset që Klinika Balance ofron kanë për qëllim fokusin tek ushtrimi në praktikë i fizioterapisë. Këtu do të theksohen teoria dhe praktika e fizioterapisë. Programi i kursit përveç aspektit teorik që shpjegohet kërkon që kursistët të aplikojnë dhe të vënë në praktikë atë që kanë mësuar nëpërmjet duarve të tyre përgjatë seancave të ndryshme të terapisë.

Nëse doni të përgatiteni për një karrierë të vlefshme në këtë fushë, keni mundësinë që të mësoni rreth trupit të njeriut, çrregullimet specifike, dhe mënyrën se si fizioterapistët trajtojnë këto çrregullime. Gjatë kursit do të trajnoheni dhe se si të komunikoni me pacientin. Në përfundim të kursit ju do të keni përfituar njohuri të vlefshme si dhe do të jeni në gjendje të filloni rrugën e karrierës tuaj si fizioterapist.

Klinika Balance gjithashtu bashkëpunon me agjenci punësimi të caktuar për t’ju ofruar mundësinë e punësimit në profesionin e fizioterapistit jashtë vendit. Formimi profesional që Klinika BALANCE ofron është e atij niveli profesional që do t’ju mundësojë punësim edhe jashtë vendit në sajë të kërkesës së lartë për persona të kualifikuar dhe formuar mirë profesionalisht.

Kurset zhvillohen ne datat e percaktuara ne kalendarin si me poshte ne datat ,te premte 17:00-20:00 dhe te shtune 09:00-14:00. Kohezgjatja eshte 4 jave. Cmimi i kursit 35000 L. Certifikata njihet nga ministria e arsimit .

kurse-balance-2                                                     kurs3kurse-balance

Foto Galeri