REHABILITIM TE PROTEZAVE TE GJURIT, KELLKUT (COXCO FEMORAL), SUPIT

Fizioterapia mund të rekomandohet përpara ndërhyrjeve kirurgjike për protezat e gjurit, kellkut apo supit në mënyrë që të përgatitet më mirë artikulacioni dhe muskujt përreth për ndërhyrjen që do të kryhet. Studimet tregojnë që sa me te fuqishëm të jenë muskujt përreth përpara ndërhyrjes, aq më i mirë do të jetë dhe procesi rimëkëmbës pas ndërhyrjes kirurgjike.

Shumë pacientë që kryejnë ndërhyrje për protezë në artikulacionin e gjurit, këllkut apo të supit kanë nevojë për disa javë që të ndihen mirë. Fizioterapia pas ndërhyrjes është shumë e rëndësishme për të rikthyer lëvizjet e plota të artikulacionit dhe për ta fuqizuar ate cdo ditë.

Trajtimi fizioterapik pas ndërhyrjes kirurgjike synon që të reduktojë dhimbjen dhe inflamacionin, normalizojë lëvizjet e artikulacionit, forcojë muskujt, përmirësojë linjat e gjymtyrëve pas ndërhyrjes, të përmiresoj teknikat dhe funksionet që kryhen me levizjen e këtyre artikulacioneve si dhe minimizon mundësinë për një përsëritje të dëmtimit.