Sindroma Meniere -Marramendje
VERTIGO, Sindroma Meniere (Marramendje)
Marramendja (marrje mendsh në gjuhën popullore) është një fenomen shumë i ndeshur dhe përfshin të gjitha moshat. Për të kuptuar më mirë të gjitha llojet dhe simptomat që lidhen me marrje mendsh po bëjmë këtë klasifikim .
Vetigo (marrje mendsh) ndahet në dy forma .
- Vertigo periferike
- Vertigo qendrore
Sipas A.I.B. (Amerikan Institute of BALANCE), vertigo qendrore është rezultat i çrregullimeve në brendësi të trurit tonë.
Vertigo periferike është rezultat i problemeve apo çregullimeve me veshin e mesit (kanali) që kontrollon orjentimin e trupit në hapsire, pra ekuilibrin tonë.
Vertigo periferike është shumë me e shpeshtë dhe ka si simptoma :
- Humbje të dëgjimit nga njëri vesh
- Zhurmë në vesh
- Vështirësi në fokusimin e syve mbi objekte
- Humbje ekuilibri (balance)
- Nause (përzieje)
- Vomito (ndjesi të vjellurit)
Forma periferike e Vertigos përfshin këto patologji.
- Benign Poroxysmal Positional Vertigo – BPPV ( shiko artikullin ne faqen e klinikes)
- Labyrinthitis
- Vestibular Neuronitis
- Sindroma Meniere
Sindroma MENIERE
Në vitin 1861 francezi Prosper Meniere mbas një pune kërkimore arriti në përfundimin që zhurmat në vesh dhe humbja e dëgjimit vijnë nga problemet në kanalin e veshit të mesit dhe jo nga çregullimet në tru. Kjo gjë u pranua nga autoritetet shkencore dhe nga ai moment çregullimet e veshit të mesit simbolizohen me emrin Meniere.
Sindroma Menier është një sëmundje kronike e veshit të mesit që prek të gjitha moshat veçanërisht moshat 40-60 vjeç.
Shkaqet
Ka një sërë shkaqesh që ndikojnë në sëmundjen Meniere.
- Problemet e qarkullimt të lëngjeve në kanalin e veshit të mesit.
- Infeksionet virale
- Alergjia
- Reaksionet ndaj sëmundjeve autoimune
- Migrena
- Aspekti gjenetik
Ekspertët mendojnë që simptomat akute të Meniere shkaktohen nga grumbullimi i fluideve të tepërta ose Endolymfa në veshin e mesit ku prezenca e tepërt e Potasium kalon normat e tij. Kjo prezencë ndodh për shkak të mos funksionimit të mirë të membranës ndarëse që ndan Endolymfen nga fluidi tjetër Perilymf.
Disa nga situatat që aktivizojnë Meniere “ Trigger” jane: Stresi, lodhja, sëmundjet e dyta ose të treta në trup, ndryshimet e presionit të ajrit, disa lloje ushqimesh dhe përdorimi i madh i kripës në ushqim.
Simptomat
Simptomat e Meniere nuk vendosen dot në një tabllo të vetme sepse ato variojnë vazhdimisht gjatë, ndërmjet dhe pas sulmit si dhe në fazën e vonë në vazhdim.
Në përgjithësi Meniere fillon me disa simtoma si luhatje dhe humbje të përkohshme të dëgjimit që vazhdon marrjemendsh të lehtë. Këto shenja janë vetëm një paralajmërim i asaj që do të ndodhë.
Por e rëndësishme është të njihen sepse kjo ndërgjegjëson pacientin që në përgjithësi e perjeton shumë rëndë sëmundjen Meniere.
Para sulmit të Meniere
- Çregullime ekuilibri
- Dizziness (pështjellim)
- Dhimbje koke, rritje presioni në vesh
- Humbje dëgjimi ose rritje e zhurmës në vesh
- Ndjeshmëri të lartë ndaj zërave
- Ndjesi lodhje ose fillesat e ankthit
Gjatë sulmit
- Marrje mendsh violente dhe spontane (vertigo)
- Humbje dëgjimi me luhatje
- Veshët e bllokuar ( të mbushur) ose me shumë zhurmë
Keto simptoma mund të shoqërohen me ankth, frikë, nausea (përzieje), vomito (vjellje) djersitje të ftohta, shtim të pulsti të zemrës, dridhje.
Në vijim pas sulmit pacienti ndihet i lodhur dhe ka nevojë të flej gjatë.
Periudha midis 2 sulmeve është pa simptoma për dikë dhe me simptoma të lehta për dikë tjetër.
Por të gjithë ndihen: të zemëruar, në ankth, të frikësuar, të shqetësuar, ndryshim apetiti, të ngathët në lëvizje, vështirësi përqëndrimi, diare, të lodhur, humbje vetëbesimi, dhimbje qafe-koke, vështirësi fokusimi në të parë, vështirësi shikimi ndaj objekteve që lëvizin.
Në fazën e pas sulmit, marramendja zëvendësohet me luftën e vazhdueshme për të ruajtur shikimin e mirë dhe ekuilibrin përfshirë vështirësinë e ecjes në errësirë dhe humbjen e papritur të balancës.
Kohëzgjatja dhe frekuenca
Sulmi mund të zgjasë nga 20 min deri 24 orë. Mundet që frekuenca të jetë disa herë në javë ose në disa javë, muaj. Paparashikueshmëria e sëmundjes e bën menaxhimin e saj të vështirë.
Çfarë kure përdoret
Të kurosh do të thotë të eliminosh shkaqet bazë të sumundjes dhe të rekuperosh dëmtimet ( në vesh). Nuk ka asnjë kurë për sëmundjen Meniere. Një menaxhim i kenaqshëm i sëmundjes megjithatë arrin të bëhet me medikamente.
Trajtimi
Ekzistojnë dy lloje trajtimi.
- Trajtimi që ka si qëllim reduktimin e simptomave gjatë ndodhjes së sulmit
- Trajtimi që ka si qëllim reduktimin e simptomave dhe numrin e sulmeve në terma afat gjatë
Përdorimi i Gentamicinës përmison me 80% marramendjen.
Trajtimi më konservator i Meniere ka të bëjë me Dieten e reduktimit të Natriumit dhe perdorimin e medikamenteve që kontorllojnë dhe mbajnë ujin në raportin e duhur në trup (diuretik). Qëllimi i këtij trajtimi është të reduktohet presioni i fluideve në veshin e mesit.
Në disa raste rekomandohet përdorimi i Betahistinës HC1 si antivertigo.
Medikamentet kundër nausea/vomito mund të përdoren veç ose së bashku me antivertigon.
Si Diazepam (valium), Lorazepam(atiran), promethazine(Phenergan)
Terapia e rehabilitimit vestibular
Përdoret të ndihmojë në disbalancimin dhe dëmtimin që njerëzit kanë pësuar nga sulmi. Qëllimi është të riaftësohen dhe të trajnojnë aftësitë e trupit dhe trurit në proçesin e marrjes së informacionit për ekuilibrin.
Kur terapia është e suksesshme ajo ndihmon që pacienti të rifitojë besimin në aftësitë lëvizëse .
Kur terapia konservatore nuk funksionon, kjo për 20-40% të pacientëve ku medikamentet ose dieta nuk ka dhënë rrezultat, ka një metodë tjetër trajtimi : Intralympanic Gentamicin një injeksion antibiotik i fuqishëm. Mund të përdoret gjithashtu Intralympanic me injeksion Steroid pa rrezikuar dëmtimin e veshit.
Prognoza
Është e vështirë të parashikosh ecurinë në të ardhmen për Meniere. Simptomat mund të zhduken një ditë dhe nuk kthehen më ose ripërsëriten rregullisht.
Çdo gjë ngelet e hapur në pritje të një përgjigje nga ekspertet.
Petrit Drini
Fizioterapist
klinika Balance
+355 672847074
www.klinikabalance.com