TRAJTIM TE DEMTIMEVE SPORTIVE

Një nga anët negative të sporteve janë dëmtimet, të cilat janë të padëshirueshme. Por dëmtimet gjatë sportit ndodhin rrallë, keshtu që përfitimet shëndetsore dhe psikologjike për t’u marrë me sport janë më të shumta se sa mundësia për të pasur një dëmtim.

Fizioterapia sportive është degë e specializuar e fizioterapisë që trajton dëmtimet dhe problemet lidhur me sportistët.

Dëmtimet sportive ndryshojnë nga dëmtimet e përditshme. Atletet normalisht kërkojnë një punë të një niveli më të lartë per sa i përket muskujve, artikulacioneve dhe kockave. Fizioterapistët sportive ndihmojnë që atletet të marrin veten prej dëmtimeve sportive dhe i mësojnë se si të parandalojnë problemet.

Klinika Balance ka njohuri specifike për trajtimin e dëmtimeve akute, kronike dhe prej sforcimeve.