Ergonomia është studimi shkencor i njerëzve në punë. Qëllimi i ergonomisë është të uli stresin dhe eleminojë dëmtimet dhe crregullime të shoqëruara me mbipërdorimin e muskujve, qëndrimin e keq dhe detyrat e përsëritura. Kjo arrihet duke përshtatur punët, hapësirën, kontrollin, mjetet, ndricimin dhe pajisjet sipas kapaciteteve të punonjësve.
Megjithatë, përmirësimet ergonomike, nuk kanë nevojë të përfshijnë karrige të shtrenjta ergonomike, mjete punë, apo tavolina punë. Ergonomia në zyrë zakonisht mund të kombinojë një vleresim ergonomik dhe këshilla ergonomike.
Nuk ka të bëjë me faktin se mbi cfare ulemi apo qendrojmë, por me faktin se si e mbajmë trupin tonë ose kryejmë punët që shkaktojnë dëmtime ne vendin e punës.
Bashkepunimi me fizioterapistin ofron nivele të ndryshme të Këshillimit Ergonomik. Këto mund të bëhen në baza individuala ose në grup.
Trainim (workshop) për Ergonominë
Klinika BALANCE organizon trainime të ndryshme për ergonominë. Trainimi për ergonominë ofrohet për kompanitë në mënyrë që të përfitojnë punonjësit e tyre. Ky trainim është element i rëndësishëm për të gjithë procesin që ka si objektiv kryesor mirëqenien e individit në punë me qëllim që ai jo vetëm të ndihet mirë por dhe të jetë sa më efektiv në punën që kryen.
Trainimi ndahet në 4 nën-grupe:
1- pjesa teorike mbi ergonominë dhe objektivin e saj
2- problemet shëndetësore që mund të shkaktohen si pasojë e një qëndrimi apo ushtrimi të punës në mënyrën jo korrekte (nga pikëpamja e aparatit lëvizës)
3- çfarë duhet bërë për të ruajtur një posturë të mirë, dhe këshilla praktike për qëndrimin në ambientin e punës
4- praktikë: do të demonstrohen në vend ushtrime të ndryshme që secili prej nesh do të ishte mirë t’i aplikoj rregullisht.
Pas kryerjes së trainimit, pjesëmarrësit do të jenë në gjendje të:
– mësojnë parimet kryesore të ergonomisë dhe se si t’i aplikojnë ato në vendin e tyre të punës (me anë të veprimeve shumë të thjeshta por thelbësore);
– mësojnë për përdorimin e duhur të pajisjeve, mjeteve dhe mënyrës së qëndrimit;
– të fillojnë të aplikojnë veprime korrekte në qëndrimin, lëvizjen dhe ruajtjen e posturës;
– do të jenë më të vetëdijshëm për pasojat që një qëndrim i keq dhe jo korrekt mund të ketë në trupin e tyre, çfarë mund të shkaktojë dhimbje apo dëmtime;
– do të mësojnë një grup ushtrimesh të thjeshta dhe praktike të cilat mund të aplikohen prej tyre edhe në vendin e punës, në mënyrë që të kenë një shëndet të mirë;
– do të kenë mundësinë të bëjnë pyetje dhe të marrin përgjigje praktike në lidhje me probleme të ndryshme që ata hasin gjatë ushtrimit të punës.
Në fund do të ketë dhe një hapësirë për pyetje dhe përgjigje.