TRAJTIM TE PROBLEMEVE TE GJURIT

Dhimbja e gjurit ose dëmtimet e gjurit janë shumë të shpeshta, dhe ka shumë shkaqe për këto. Dhimbja e gjurit mund të vijë prej dëmtimeve të indeve të buta, psh. Tërheqjet e ligamenteve dhe të muskujve, problemeve me kockat psh. Artriti i gjurit, dhe crregullime biomekanike psh. Sindroma patellofemorale.

Duke pasur shumë shkaqe për dhimbjen e gjurit, trajtimi varet nga diagnostikimi i saktë. Trajtimet përfshijnë teknika të thjeshta mobilizimi, masazh, taping, ushtrime terheqjeje dhe forcimi deri në një protokoll rehabilitimi pas nderhyrjeve në gju.

Një ndryshim që do të vini re në trajtimin me Kliniken Balance është analiza e detajuar e arsyes së dhimbjes tuaj të gjurit, dhe jo thjesht trajtimi i dhimbjes simptomatike. Në besojmë se nëse nuk gjendet dhe eliminohet arsyeja e vërtetë përse jeni të predispozuar për dhimbje gjuri, atëherë është thjesht cështje kohe dhe dhimbja juaj do të kthehet.