Klinika BALANCE, është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të kurrizit.
Klinika BALANCE, është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të kurrizit.
Dhimbja e mesit është një nga arsyet kryesore përse njerëzit konsultojnë mjekun. Për të rriturit mbi 40 vjeç, ajo renditet e treta si një nga problematikat më të mëdha . 80% e njerëzve përjetojnë dhimbje mesi të pakten një here në jetën e tyre.
Disa nga simptomat më të zakonshme të problemeve te mesit janë, dhimbja e mesit, dhimbje që përhapet në vithe dhe kofshë, dhimbje që kalon nga vithet në këmbë, diapazoni i zvogëluar i lëvizjes, dobësi muskulore në ijë, kofshë, ose këmbë dhe ndryshimet në ndjeshmëri.
Nëse dhimbja juaj e mesit është akute, ne fillimisht perodrim , nxehtësi, ultratinguj, stimulim elektrik të muskujve, lazer, akupunkturë apo trajtim manual. Këto modalitete mund të jenë veçanërisht të dobishme gjatë javëve të para për të përmirësuar komoditetin tuaj. Secila prej qasjeve tona të trajtimit është projektuar posaçërisht për llojin tuaj specific të dhimbjes së mesit.. E gjithë terapia mbyllet me ushtrimet fizike te domosdoshme per kete rast sic jane forcimi I muskujve të barkut vitheve dhe mesit, te bazuara në plane të personalizuara për cdo pacient.
Midis secilës prej 26 kockave të quajtura vertebra ka disqe. Këto disqe funksionojne si amortizues për shtyllen kurrizore.
Hernia diskale ndodh kur nje pjese e diskut, ose edhe I gjithi, shtypet dhe krijon presion mbi nervat që ndodhen pranë. Mesi është zona më tipike ku mund të ndodhi ky fenomen. Shkaqet kryesore janë proceset degjenerative të shtyllës dhe disqeve që lidhen me moshën, stilin e jetës, llojin e punës, traumat dhe faktorë gjenetikë.
Disa simptoma janë : dhimbje në njeren anë të trupit, dhimbje e mprehtë në ije, kembë apo vithe dhe mpirje deri në kembe e gishta.
Fizioterapia luan një rol kryesor në trajtimin e hernies diskale, duke aplikuar mobilizime, stretching , terapi me elektrostimulues, techar dhe traksione duke u pasuar me vonë me një game te gjere të personalizuar ushtrimesh për cdo pacient.
Spondiliartroza është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjeve të shtyllës kurrizore dhe bllokimeve. Shfaqet më shpesh pas moshës pesëdhjetë vjeç, më shumë tek gratë se tek burrat. Spondiliartroza kategorizohet në varësi të zonës së shtyllës kurrizore ku shfaqet,
Me kalimin e moshës, shumë njerëz zhvillojnë një nivel të caktuar spondiliartroze. Dëmtimi i rruazave të shtyllës kurrizore mund të shkaktohet për shkak të moshës, dëmtime, qëndrim i keq për kohë të gjatë, sforcim të shtyllës ose ngritje të peshave të rënda.
Fatkeqësisht nuk ka kurë për këtë. Por lajmi i mirë është që ka shumë mënyra për ta bërë jetën më të lehtë nëpërmjet menaxhimit të duhur të problemit. Fizioterapia është një pjesë shumë e rëndësishme për të reduktuar dhimbjen, përmirësuar funksionimin dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Ajo gjithashtu ngadalëson shpejtësine me të cilën spondiliartroza përparon.
Njohur ndryshe si thyerja e kërbishtit, pjesës më të poshtme te shtyllës kurrizore .Mund të shkaktojë dhimbje të konsiderueshme akute ose kronike. Për shkak të strukturës së segmentuar është e vështirë të dianostikohet fraktura, pasi shpesh ndodh tek artikulacionet e coccyx.
Simptomat tipike janë dhimbjet qe përkeqësohen nga të ndejturit ulur. Si fillim ne ju rekomandojmë të përdorni jastiqet që lirojnë presionin nga kocka dhe evitimin e levizjeve që provokojne dhimbjen. Aplikimi I modaliteteve të ngrohta dhe të ftohta është gjithashtu të dobishme. Për të menaxhuar dhimbjet ne aplikojmë edhe TENSE, pasuar me një set ushrimesh me qëllim stretchimin e ligamenteve dhe muskujve të zonës .
Në rastet kur trajtimet jo-kirurgjikale si fizioterapia nuk funksionojnë në clirimin e simptomave , mund të ketë nevojë të konsideroni kirurgjinë . (1-3% e pacientëve )
-Disektomia lumbare – është një procedurë kirurgjikale që heq vetëm pjesën problematike të diskut . Mund te zbusë simptomat e hernies diskale duke ulur probabilitetin që disku të dëmtohet sërish.
-Posterior lumbar interbody përdoret në rast degjenerimi të disqeve. Kirurgu punon duke e hequr totalisht diskun e më pas duke e zëvëndësuar me nje material graft që stimulon vertebrat të krijojnë së bashku një kockë të vetme dhe të palëvizshme.
-Lumbar laminectomy është lloji I kirurgjisë që kryhet në rast të spinal stenosis. Pjesa e pasme e vertebrës hiqet duke krijuar vend për kanalin spinal. Kjo ndihmon thellësisht me presionine krijuar .
-Zëvëndësimi artificial i diskut është një pajisje apo implant i përdorur për të zëvëndësuar diskun intervertebral. Qëllimi është të ruhet lëvizshmeria normale e shpinës.
-Anterior lumbar fusion eshte nje operacion qe behet ne anen anteriore te shtylles(barku) gjithashtu ndihmon qe dy vertebrat afer diskut te demtuar te rriten bashke sin je kocke e vetme.
I referohet dhimbjes që e ka origjinën nga fundi i mesit dhe perfundon deri tek këmba, duke përshkruar rrugen e nervit shiatik .
Nervi shiatik është nervi më i madh dhe më I gjatë Fillon në fund të shpinës dhe shpërndahet mbrapa të dyja këmbëve. Shiatika është dhimbja apo diskomfori I ketij nervi kur shtypet apo pickohet.
Kur vini në kliniken Blanace pasi evaluohet gjëndja punojmë me trajtime për të lehtësuar spazmat dhe dhimbjen në muskulin piriformis. Zakonisht trajtimi fillon me aplikimin e të ngrohtit e më pas me trajtime si ultrasound që përdor frekuenca të larta të valëve duke e ngrohur thellësisht zonen pasuar me masazh te thellë të indeve të buta. Nderkohë që gjendja stabilizohet ingranojmë ushtrime dhe stretching për trajnimin e muskujve rrethues .
Është një problem i lindur që ndodh kur shtylla dhe palca kurrizore nuk formohen mirë gjatë shtatzanisë . Mund të rezultojë ne veshtirësi të vogla fizike deri në probleme të rënda të levizshmërisë dhe komplikime neurologjike. Fizioterapia luan nje rol thelbësor në trajtimin e spina bifidës .
Ne përqendrohemi në rikthimin e mobilitetit forcës muskulare dhe indipendecës së pacientit . Programet tona të personalizuara përfshijne ushtrime per të përmiresuar aftesitë motorrike, posturën , forcën muskulare .
Në klinikën tonë ne jemi të përkushtuar për të mbështetur këta pacientë në përmirësimin e cilesisë së jetës dhe rikthimin e aftësive fizike.