Problemet me legenin janë të shpeshta për të gjithë grup moshat. Legeni dhe pjesa lumbare e shtyllës kurrizore (pjesa e mesit) krijojnë një zonë komplekse për t’u analizuar dhe për të vlerësuar me saktësi problemet lidhur me të.
Funksionet e zonës se legenit mund të ndikohen gjithashtu prej biomekanikës së gjymtyrëve të poshtëm. Trajtimi i suksesshëm i problemeve të legenit bazohen mbi ekzaminimin e kujdesshëm të:
- Gjithë gjymtyrëve të poshtëm (këmba, thembra, gjuri dhe legeni)
- Pjesës lumbare të shtyllës kurrizore
- Kontrollit të muskujve të thellë të legenit dhe formave të aktivizimit të tyre
- Kontrollit, fuqisë dhe funksionit të muskujve qëndrore dhe sipërfaqësore të legenit
- Kontrollit të muskujve të thellë abdominal, dhe të dyshemesë së legenit
- Gjatësisë dhe fuqisë së muskujve të kofshës
- Zgjatueshmërisë së indit nervor p.sh. nervit shiatik dhe femoral
- Biomekanikës së zonës së legenit
Pas një vlerësimi të kujdesshëm, problemet e legenit mund të rehabilitohet në mënyrë efektive për t’ju cliruar nga dhimbja dhe crregullimet e saj, dhe duke parandaluar rikthimin e dhimbjes në të ardhmen.