Kocka e humerusit fillon nga artikulacioni I supit deri tek ai brrylit dhe duhet të jetë e fortë mjaftueshem që te perballojë peshat dhe ngritjet që bejmë në përditshmëri . Është një nga tre kockat më të mëdhaja në trupin tonë. Do të duhej një forcë tejet e madhe për të thyer humerusin dhe kjo është një thyerje serioze që eleminon totalisht funksionin e krahut. Nga ana pozitive , duke qënë se është e rrethuar komplet nga muskuj, furnizimi me gjak I kësaj kocke është ekselent .
Në rast frakturash rreth 90% e rasteve shërohen pa kirurgji nëpërmjet imobilizimit (brryli 90* per rreth 4 jave) , ëelektrostimuluesve dhe ushtrimeve . Në faza më të vonshme punojmë me rikthimin e mobilitetit në cdo artikulacion afër fraktures , stretching dhe ushtrime për rikthimin e forcës muskulare të humbur gjate imobilizimit. Pacientet I drejtohen kirurgjisë vetëm në raste kur është e vështirë të drejtohen kockat , kur ka më shumë se një frakturë , dëmtime vaskulare apo nervore të konsiderueshme apo demtime të lekurës dhe indeve të buta.
Ndër të tjera disa trajtime që mund të merni tek ne perfshijnë : krioterapi, radiofrekuence, magnetoterapi, stretching , mobilizim ,trajtim I cikatriceve , terapi manuale dhe e indeve te buta, ultrasound, akupunture, dhe trajtim deep-tissue .