TRAJTIME NE SHTEPI

Klinika BALANCE sigurohet që cdokush që ka nevojë për fizioterapi të mund te marrë trajtimin e ekspertit duke ofruar trajtime në shtëpi për ata të cilët nuk kanë mundësi të vijne në klinikë.

Njerëzit kanë nevojë për trajtime në shtëpi për arsye të dëmtimeve të rënda, janë tepër të sëmurë ose kanë dhimbje shumë të forta dhe s’mund të lëvizin nga shtëpia. Trajtimet në shtëpi janë të përshtatshme dhe për pacientë pas ndërhyrjeve kirurgjike ose ata që kanë probleme me ekuilibrin dhe qëndrimin në këmbë.

Trajtimet fizioterapike në shtëpi bëjnë të mundur që pjesetarët e tjerë të familjes të mund te përfshihen në procesin e trajtimit dhe të kuptojnë më mirë gjëndjen e pacientit, si dhe u jepet mundësia për të bërë pyetje apo mësuar se si mund të ndihmojnë personin.