TRATJTIM TË PROBLEVEME TË QAFËS

Dhimbja e qafës ose një qafë e bllokuar, janë shumë të zakonshme dhe mund të ndikojnë në jetën tuaj në mënyra të ndryshme. Mund të jetë një dhimbje e mprehtë, dhimbje muskulore e vazhdueshme, dhimbje koke ose një pamundësi për të lëvizur kokën plotësisht. Sido që të jetë, një qafë me dhimbje mund të jetë shumë acaruese por në të njejtën kohë shumë e thjeshtë për t’u rregulluar.

Shkaku kryesor është qëndrimi i gabuar afatgjatë përpara kompjuterit, stresi, ankthi, prezenca e spondiliartrozës, rritja e tonusit muskular rreth qafës, aksidentet automobilistike, mungesa e aktivitetit fizik, etj.

Klinika BALANCE ju garanton një trajtim të sigurtë të këtij problemi!

Fraktura cervikale është një thyerje e një ose më shumë prej shtatë kockave perbërëse të qafës. është një frakturë shumë serioze që rrezikon edhe jetën . Zakonisht shkaktohet nga trauma shumë të forta dhe simptomat perfshijnë dhimbje, reduktim të lëvizjes, mpirje, dobësi, shpime si gjilpëra dhe dhimbje koke. Rehabilitimi I kesaj frakture kërkon kohë të gjatë , por me nje program te strukturuar mirë nuk do të keni komplkacione në të ardhmen. Pas imobilizimit fizioterapia duhet filluar sa më shpejte të jetë e mundur. Në varësi të pacientit trajtimet potenciale mund të jenë: elektroterapi,mobilizime, masazh, traksione, ushtrime per kthimin e levizshmërise e më pas ushtime për forcimin e muskujve te zonës.

Është një sëmundje degjenerative e lidhur ngushtë me moshën që afekton të gjitha pjesët përberëse të qafës. (kockat, disqet , artikulacionet). Pra shkaqet kryesore janë mosha (kryesisht pas 50), osteoartriti dhe disqet e shtypura. Pacientët përjetojne simptoma si marrje mendsh, spazma muskulare , mprije , dhimbje koke , probleme me balancën dhe posturën.

Nëse vini me këtë problem pranë klinikës tonë, ne fillimisht do rekomandojmë përdorimin e një kollareje për qafën e cila ka për qeillim clirimin e përkohshëm të presionit mbi nerva dhe suportin e posturës. Aplikimi i të ngrohtit është gjithashtu favorizues. Ndjekur nga ultrasound, TENSE , masazhi dhe ushtrimet e forcimit dhe mobilitetit ju do mundni të menaxhoni fare mirë diskomfortin e ketij problemi.

Atlas ësht vertebra e pare e qafës dhe ka si funksion të mbajë kokën , të sigurojë range of motion dhe qarkullimin e gjakut. Në rast se kjo vertebër devijon nga aksi, jo vetëm që ndikon në integritetin e shtyllës, por shkakton edhe simptoma te rënda si : migrene, humbje e balancës, problem me dëgjimin, dhimbje dhe mpirje nofullash , vertigo dhe tension në muskujt e shpines.

Përvec manipulimeve dhe clirimit të muskujve të qafës dhe shpinës, ne ofrojmë një set të specializuar ushtrimesh për forëcimin e muskujve përreth Atlas.

Cdo vit rreth 3 milion njerëz  përjetojnë dëmtime whiplash të kurrizit dhe qafës . Whiplash përshkruhet si ekstension apo fleksion I papritur I qafës (zhvendosje përpara ose mbrapa). Aksidentet me automjete janë arsyeja më e rëndomtë që shkaktojnë whiplash duke dëmtuar muskujt, ligamentet , tendinat, artikulacionet dhe disqet cervikale. Disa simptoma janë dhimbje qafe, dhimje koke , dhimbje mesi , dhimbje nofulle dhe marrje mendsh. Në kliniken Balance qellimi primar I trajtimeve që ne ofrojmë është të qetësojmë dhimbjen dhe simptomat e tjera. Punohet me lëvizshmërine dhe forcimin e qafes  .

Ndër të tjera inkurajojmë një posturë të shëndetshme duke qenë se është një element kyc në këtë problematikë . Tek ne kohëzgjatja e trajtimit varet nga ritmi I përmirësimit. . Keshillojmë që gjatë periudhës së trajtimit të përdoret akull për reduktimin e inflamacionit dhe elektrostimulues,  e më pas në një gjëndje më stable, stretching të lehtë të muskujve të qafës.. Ne fazat më të vonshme të trajtimit niset terapia me ushtrime forcuese të personalizuara  për muskujt e qafës .