Klinika BALANCE është një qendër fizioterapie e specializuar në trajtimin e problemeve të aparatit lëvizës. Ideuar shumë më përpara jashtë Shqipërisë por themeluar në vitin 2009, ajo ka krijuar tashmë një eksperiencë dhe profil të njohur në tregun shqiptar. Puna shumë e kujdesshme dhe e personalizuar me pacientët, cilësia e shërbimit dhe ndjeshmëria ndaj njerëzve në nevojë, janë anët më të spikatura të klinikës BALANCE.