Dr. Petrit Drini

Klinika BALANCE është themeluar nga Petrit Drini, Fizioterapist. Petriti ka kryer studimet e larta dhe ato pasuniversitare në Shqipëri, Hollandë dhe Itali:

  • Arsimin profesion 3-vjecar në Terapi Manuale, IVS – Dortrecht – Hollandë
  • Studime universitare në Fizioterapi – “Tor Vergata di Roma”
  • Master shkencor në Fizioterapi, kurse profesionale në teknika të ndryshme trajtimi.

Eksperienca e Petritit në profesionin e fizioterapistit përfshin ushtrimin e këtij profesioni për nje periudhë disa vjecare në Hollandë dhe më pas në Shqipëri. Këtu përfshihen trajtimi i problemeve të aparatit lëvizës, vecanërisht lombalgji, cervikalgji, rehabilitim prospektik, sportive etj. Ai është specializuar në trajtimin e problemeve me mesin dhe shtyllën kurrizore.

Aktualisht është dhe pedagog në fakultetin e shkencave mjekësore, dega fizioterapi në një nga universitetet më të mëdha private në Tiranë. Pjesë e karieres së tij si fizioterapist janë edhe zhvillimet e trainimeve “On the Job Training” per profesionistë.

Gjatë viteve të fundit ka ndjekur rregullisht trainime kualifikuese profesionale në Itali dhe Gjermani për teknikat manipuluese për problemet në aparatin lëvizës, trajtimin me anë të masazhit të visherës, trajtimin manual të crregullimeve të Artikulacionit Temporo-Mandibular (të nofullës), trajtimet lazer-terapi dhe me anë të valëve goditëse (shockwave apo onde d’urte).

IMG_schrothNdër gjithë trainimet kualifikuese, më i rëndësishmi është kualifikim i kryer në Gjermani për trajtimin e skoliozës me anë të metodës më të njohur Schroth për të cilin Petrit Drini ka marrë certifikim dhe autorizim për të aplikuar këtë lloj trajtimi tek personat me probleme të skoliozës.

 

 

 

 

 

 

IMG_lokomotore

IMG_visherale

IMG_ATM

IMG_lazoterapi

IMG_shockwave

Klinika Balance