TRAJTIM TË PROBLEMEVE TË MESIT, KURRIZIT

Rreth 80% e njerëzve përjetojnë një formë dhimbjeje të mesit gjatë jetës së tyre. Dhimbja e mesit mund të ndikojë në punën tuaj dhe aftësinë e përgjithshme për t’ju mbajtur në lëvizje dhe shijuar jetën. Por dhimbja e mesit është diçka që mund të shmanget me ndihmën e informacionit të duhur. Ushtrimet fizike ndihmojnë mirëmbajtjen e mesit në formë të mirë.

Qëllimi i fizioterapisë është të ulë dhimbjen e mesit, të përmirësojë funksionin, dhe t’i mësojë pacientit një program për të parandaluar probleme të ardhshme me mesin.

Dhimbja e kurrizit

Dhimbja e kurrizit është shumë e ndeshur dhe mund të shkaktohet si rezultat i traumave, pozicionit të gabuar në punë, akumulimit të stresit fizik dhe psiqik, mbingarkesës, prezencës së deformimeve në shtyllën kurrizore si: skolioza, hiperkifoza torakale, keqfunksionimi i organeve si stomaku, mushkëritë, veshkat, etj.

Klinika BALANCE, është e specializuar në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të kurrizit.

Hernia diskale është një problem shumë i përhapur që mund të krijohet kudo përgjatë shtyllës kurrizore, por më shpesh prek pjesën e mesit ose zonën e qafës. Fillesat e problemit kanë të bëjnë me Diskopatinë, prishjen gradualisht të diskut intravertebral në shtyllën kurrizore.

Shkaqet kryesore lidhen me proceset degjeneruese të shtyllës dhe disqeve që lidhen me moshën, stilin e jetës, llojin e punës, traumat dhe faktorët gjenetikë.

Në shumicën e rasteve, një hernie diskale në mes, shërohet për gjashtë muaj, ndërsa përmasa e hernies zvogëlohet me kalimin e kohës. Ndërhyrja kirurgjikale mund të jetë e nevojshme nëse mjekimi, fizioterapia dhe trajtimet e tjera nuk çojnë në përmirësim.

Fizioterapia luan një rol kryesor në shërimin e hernies diskale. Përveç trajtimit me sukses të problemit, mësohet gjithashtu si të mirëmbahet gjendja e arritur në vitet në vazhdim.

Spondiliartroza është një nga shkaqet më të shpeshta të dhimbjeve të shtyllës kurrizore dhe bllokimeve. Shfaqet më shpesh pas moshës pesëdhjetë vjeç, më shumë tek gratë se tek burrat. Spondiliartroza kategorizohet në varësi të zonës së shtyllës kurrizore ku shfaqet,

  • Spondiliartroze cervikale
  • Spondiliartroze e kraharorit
  • Spondiliartroze lumbare

Me kalimin e moshës, shumë njerëz zhvillojnë një nivel të caktuar spondiliartroze. Dëmtimi i rruazave të shtyllës kurrizore mund të shkaktohet për shkak të moshës, dëmtime, qëndrim i keq për kohë të gjatë, sforcim të shtyllës ose ngritje të peshave të rënda.

Fatkeqësisht nuk ka kurë për këtë. Por lajmi i mirë është që ka shumë mënyra për ta bërë jetën më të lehtë nëpërmjet menaxhimit të duhur të problemit. Fizioterapia është një pjesë shumë e rëndësishme për të reduktuar dhimbjen, përmirësuar funksionimin dhe përmirësuar cilësinë e jetës. Ajo gjithashtu ngadalëson shpejtësine me të cilën spondiliartroza përparon.