Klinika BALANCE, ka eksperiencë të gjerë në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes së kokës. Përdorimi i qetësuesve rezulton të mos jetë më i nevojshëm pas një trajtimi profesional tek BALANCE.
Klinika BALANCE, ka eksperiencë të gjerë në vlerësimin, diagnostikimin dhe trajtimin e dhimbjes së kokës. Përdorimi i qetësuesve rezulton të mos jetë më i nevojshëm pas një trajtimi profesional tek BALANCE.
Vertigo ose marrja e mendve, ndodh si pasojë e inflamacionit të nervit të veshit të mesit, që sjell çrregullim në sistemin Vestabular dhe për pasojë shkakton simptoma të tilla si marrje mendsh, nauze, zhurmë në vesh, turbullim të shikimit ose çrregullim të ekuilibrit pamundësi për të qëndruar dhe ecur normal. Sistemi vestibular është përgjegjës për integrimin e stimujve të ndjeshmërisë dhe lëvizjes dhe për të mbajtur në fokus vizual objektet ndërsa trupi lëviz.
Shkaqe më të zakonshme të vertigos mund të jenë veshi i brendshëm, sëmundja Menier, Spondiliartroza Cervikale, migrena vestibulare, etj.
Ne kemi trajnime dhe eksperiencë të veçantë në vlerësimin dhe trajtimin e vertigos, marrje mendsh dhe probleme të tjera vestibulare përfshi ekulibrin e dobët.
Artikulacioni tempomandibular ( i përtypjes), është artikulacioni më i përdorur në trup. Përdoret gjatë ngrënies, të folurit, marrjes frymë, gëlltitjes.
Çrregullimet e tij sjellin simptoma si: dhimbje, kërcitje, fërkimi, kufizim në hapjen e gojës, ose paaftësi për të puthitur plotësisht nofullat, gjithashtu dhimbje koke, dhimbje veshi, marrje mendsh dhe dhimbje në pjesën e sipërme të qafës.
Trajtimi i artikulacionit TM kërkon një pregatitje të mirë profesionale.