TRAJTIM TE PROBLEMEVE TE PELVIS (LEGENIT)

Problemet me legenin janë të shpeshta për të gjithë grup moshat. Legeni dhe pjesa lumbare e shtyllës kurrizore (pjesa e mesit) krijojnë një zonë komplekse për t’u analizuar dhe për të vlerësuar me saktësi problemet lidhur me të.

Funksionet e zonës se legenit mund të ndikohen gjithashtu prej biomekanikës së gjymtyrëve të poshtëm. Trajtimi i suksesshëm i problemeve të legenit bazohen mbi ekzaminimin e kujdesshëm të:

  • Gjithë gjymtyrëve të poshtëm (këmba, thembra, gjuri dhe legeni)
  • Pjesës lumbare të shtyllës kurrizore
  • Kontrollit të muskujve të thellë të legenit dhe formave të aktivizimit të tyre
  • Kontrollit, fuqisë dhe funksionit të muskujve qëndrore dhe sipërfaqësore të legenit
  • Kontrollit të muskujve të thellë abdominal, dhe të dyshemesë së legenit
  • Gjatësisë dhe fuqisë së muskujve të kofshës
  • Zgjatueshmërisë së indit nervor p.sh. nervit shiatik dhe femoral
  • Biomekanikës së zonës së legenit

Pas një vlerësimi të kujdesshëm, problemet e legenit mund të rehabilitohet në mënyrë efektive për t’ju cliruar nga dhimbja dhe crregullimet e saj, dhe duke parandaluar rikthimin e dhimbjes në të ardhmen.

“Shiatiku” nënkupton dhimbjen që ndihet përgjatë nervit shiatik, që del prej pjesës së poshtme të kurrizit, poshtë nëpër vithe, në muskulin e kofshës deri në pjesën e poshtme të këmbës. Nervi shiatik është nervi më i gjatë i trupit.

“Shiatiku” është një problem ku dhimbja, dobësimi ose ndjesi të ndryshme mund të përjetohen në vithe, kofshë, pulpë ose këmbë por cdo gjë vjen nga shtylla kurrizore, nëpërmjet nervit shiatik. Shkaku më i zakonshëm i nervit shiatik është shtypja e nervit nga dëmtimi i një disku vertebral lumbar, inflamacion i nervit shiatik.  Zakonisht prek vetëm njërën anë deri në mpirje dhe humbje të motorikës së lëvizjes së këmbës.

Qëllimi ynë është që të parandalojmë episode të tjera të dhimbjes shiatike nëpërmjet mësimit të teknikave për qëndrim korrekt, dhe ushtrimeve për të korrigjuar cdo cekuilibrim në shtyllë kurrizore.