REHABILITIM TE PARALIZAVE PERIFERIKE (FACIALE)

Paraliza faciale prek nervat dhe muskujt e fytyrës duke shkaktuar varje të njërës anë të fytyrës. Prek individë të cdo moshe dhe gjinie. Simptomat shfaqen si pasojë e ngacmimit të nervit facial (nervi 7) që furnizon muskujt e fytyrës. Këto perfshijnë muskujt që ngrenë lartë vetullat, mbyllin sytë, rrudhin hundën, ju ndihmojnë për të qeshur dhe për të hapur e mbyllur gojën. Nervi gjithashtu transmeton ndjesitë ëe pjeëen e përparme të gjuhës, gjendrat e djersës në fytyrë dhe kanalet e lotëve në sy.

Shkaku i inflamacionit të nervit mund të jetë viral, bakterial ose si pasojë e kontaktit me rrymat dhe ajrin e ftohtë. Trajtimi i efekteve të paralizës faciale është një proces i gjatë dhe i vështirë.

Qëllimi ynë është që të ofrojmë një program fizioterapie që të ndihmojë në simetrinë faciale dhe përmirësimin e paralizës. Me anë të ushtrimeve te duhura dhe fizioterapisë, pacientët me paralize faciale mund të rimarrin disa nga levizjet faciale që kanë humbur dhe të rikthejnë mimikën në shprehitë e tyre të fytyrës.

Klinika Balance përdor një numër teknikash për të ndihmuar në përmirësimin e simetrisë në paralizat faciale. Një nga më kryesoret është masazhi manual që përfshin një seri teknikash të ndryshme masazhi që kryhen prej fizioterapistit mbi muskujt e fytyrës për të rifituar mimikën e fytyrë dhe për të sjellë balancim në secilën anë të fytyrës.