TRAJTIME TE POSTURES

Postura (qëndrimi i trupit) është pozicioni në të cilin ju mbani trupin ndërsa qëndroni në këmbë, ulur ose shtrirë. Një posturë e mirë përfshin stërvitjen e trupit për të ecur, ulur dhe shtrirë në pozicion ku ushtrohet sforcimi më i vogel mbi muskujt dhe ligamentet mbështetës.

Postura e mirë ju bën të dukeni mirë, të ndiheni me energji dhe vetëbesim. Ajo gjithashtu ju ndihmon për të mos patur dëmtime dhe për të reduktuar dhimbjet.

Të gjithë duam një posturë te mirë, por mund të jetë e veshtirë për ta pasur. Kjo ndodh për shkak se të mbajturit e një posture të mirë përfshin jo vetëm mësimin e levizjeve dhe pozicioneve të reja, por edhe ndryshimin e zakoneve afatgjata që janë fituar tashmë. Trupi jonë përdor skema levizje të mësuara tashmë për të kryer aktivitetet e përditshme.

Hapi i parë për të zbuluar se si të korrigjohet postura është që të vlerësohet lloji i posturës tuaj. Fizioterapisti është një ekspert për vleresimin e posturës.
Për të patur një posturë të mirë ju duhet të keni levizje normale të artikulacioneve. Nëse keni artikulacione të shtyllës kurrizore që janë të kufizuara në lëvizje ato duhet të lirohen për t’u lejuar që të arrini një linjë të mirë të posturës.

Gjithashtu, nëse muskujt tuaj janë të kontraktuar, ju nuk do të keni mundësi për të mbajtur një posturë normale. Muskujt tuaj duhet të tërhiqen dhe të relaksohen. Muskujt duhet te jene në gjendje për t’ju tërhequr në posturën e duhur dhe të punojnë për ore të tëra. Nëse muskujt janë të dobët, kjo gjë përbën një faktor kryesor për posturë jo të mirë.

Nëse nuk jeni të sigurtë “se si duhet të ndiheni” me posturë të mirë, keni nevojë për ndërhyrjen e fizioterapistit për t’ju dhënë përshtypjet verbale dhe vizuale. Pjesa më e vështirë është ndryshimi fillestar. Pas kësaj, ju thjesht perforconi zakonin korrigjues i cili do të shndërrohet në posturën normale perfekte.

Fizioterapisti është profesionisti ideal i shëndetit për të identifikuar stilin e posturës tuaj dhe për t’ju dhënë trajtimin e duhur për korrigjimin e posturës së bashku me këshillimin mbi ushtrime përkatëse për t’ju ndihmuar për të patur përsëri një posturë sa më të mirë. Nuk eshte kurrë vonë dhe e pamundur për ta arritur këtë.