• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

UDHËZIMET E FIZIOTERAPISTIT PËR DHIMBJEN E MESIT

UDHËZIMET E FIZIOTERAPISTIT PËR DHIMBJEN E MESIT
May 31, 2016balance2012Dhimbje mesi

Nëse keni dhimbje mesi, duhet të dini që nuk jeni i vetmi. Në cdo moment, rreth 25% e njerëzve kane patur dhimbje mesi në 3 muajt e fundit të tyre. Në të shumtën e rasteve, dhimbja e mesit është e lehtë dhe largohet vetë. Për disa persona, dhimbja e mesit mund të përsëritet ose të qëndroje, duke shkaktuar një ulje të cilësisë së jetës ose ndonjë paaftësi të caktuar.

SHENJAT DHE SIMPTOMAT

Simptomat e dhimbjes së mesit ndryshojnë nga një rast në tjetrin. Dhimbja juaj mund të jetë e lehtë, djegëse ose e mprehtë. Ju mund ta ndjeni në një pikë të vetme ose në një siperfaqe me të gjerë. Dhimbja mund të shoqerohet me spasma të muskujve ose ngurtësime. Ndonjëherë, mund të përhapqet në njërën ose të dyja këmbët.

Janë 3 lloje të ndryshme të dhimbjes së mesit:

  • Akute – dhimbja zgjat më pak se 3 muaj
  • Përsëritëse – simptomat akute rikthehen
  • Kronike – dhimbja zgjat më tepër se 3 muaj

Shumë persona të cilët kanë patur një episod të dhimbjes akute do të kenë të paktën dhe një përsëritje të saj. Ndërsa shkaku aktual i dhimbjes së mesit shpesh nuk është i njohur, simptomat zakonisht përmiresohen vetë. Faktorë psikologjikë, të tillë si vetë-besimi dhe aftësia për t’u përshtatur me paaftësitë, kanë rezultuar të jenë tregues për ata që nuk mund të përmirësohen nga dhimbja e mesit ashtu sic mund të pritet. Mendohej se shkaku i dhimbjes së mesit ishte i lidhur direkt me indet e trupit, por tani është kuptuar që ky problem është më i ndërlikuar.

Megjithëse dhimbja e mesit rrallë është serioze apo kërcënuese për jetën, ka disa probleme serioze që mund të jenë të lidhura me dhimbjen e mesit, të tilla si:

  • Sëmundje të diskut degjenerues
  • Stenoze lumbare spinale
  • Hernie diskale
  • Osteoartrit
  • Osteoporozë
  • Tumore të shtyllës kurrizore

Mendohej se lista e mësipërme ndikonte direkt në dhimbjen e mesit, por kërkimet kanë treguar që këto probleme janë gjithashtu prezente tek personat pa dhimbje (asimptomatik).

SI DIAGNOSTIKOHET?

Fizioterapisti kryen një vlerësim të detajuar që përfshin:

  • Një rishikim të historisë tuaj shëndetësore.
  • Pyetje rreth simptomave tuaja specifike.
  • Një ekzaminim të detajuar që përfshin vleresimin e cilësisë dhe numrit të levizjeve tuaja, dhe të sjelljes së levizjeve që mund të kenë rrezik per t’ju zgjatur më tepër procesin e përmirësimit.
  • Teste për të identifikuar shenja ose simptoma që mund të tregojnë një problem shendetësor serioz, të tilla si kocka të thyera.
  • Vleresim për mënyrën se si e përdorni trupin tuaj në punë, në shtëpi, gjatë aktiviteteve sportive dhe për argëtim.

Nëse fizioterapisti dyshon që dhimbja e mesit tuaj mund të jetë shkaktuar prej një problemi shëndetësor serioz, ai do t’ju drejtojë tek profesionistë të tjerë të shëndetit për vleresim të mëtejshëm.

SI MUND T’JU NDIHMOJË FIZIOTERAPISTI?

Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë për të përmirësuar ose rikthyer lëvizjen dhe reduktuar dhimbjen e mesit – në shumë raste, pa ndërhyrje të shtrenjta kirurgjikale apo efekte anësore të medikamenteve.

Nëse keni dhimbje mesi në këtë moment:

  • Qëndroni aktiv, dhe bëni aktivitetet normale aq sa të jetë e mundur (pushimi në shtrat për më shumë se një ditë zakonisht mund të ngadalsojë përmirësimin tuaj).
  • Nëse dhimbja juaj zgjat më tepër se disa ditë ose përkeqësohet, caktoni një takim për të vizituar fizioterapistin.

Jo të gjitha dhimbjet e mesit janë të njëjta, kështu që trajtimi duhet të pershtatet sipas simptomave dhe problemit tuaj specific. Pasi ekzaminimi të jetë kryer, fizioterapisti vlerëson rezultatet, identifikon faktorët që kanë kontribuar për problemin tuaj, dhe ndërton planin individual të trajtimit për këtë problem. Trajtimi mund të përfshijë:

  • Terapi manuale, përfshi manipulim spinal për të përmirësuar lëvizshmërinë e artikulacioneve dhe indeve të buta
  • Ushtrime të caktuara forcuese dhe për fleksibilitet
  • Këshilla se si të kujdeseni më mirë për kurrizin
  • Trainime se si të ngriheni, përkuleni, dhe uleni; për t’u kryer si në shtëpi ashtu dhe në punë; dhe për pozicionet e duhura të gjumit
  • Asistencë në krijimin e një programi të sigurtë dhe efektiv të aktiviteteve fizike për të përmirësuar gjendjen shëndetësore të përgjithshme
  • Përdorimin e trajtimeve me akull ose nxehtësi për të lehtësuar dhimbjen

A MUND TË PARANDALOHET KY PROBLEM?

Fizioterapisti luan një rol të rëndësishëm jo vetëm për trajtimin e dhimbjes së vazhdueshme apo përsëritëse të mesit, por gjithashtu dhe në parandalimin dhe reduktimin e rrezikut që dhimbja të kthehet. Kjo për arsye sepse fizioterapistët janë ekspertë në rikthimin dhe përmirësimin e levizjes në jetet e njerezve. Fizioterapisti mund t’ju mesoje se si të ndiqni strategjitë e mëposhtme për të parandaluar dhimbjen e mesit:

  • Mbani pozicion të mirë të trupit në punë, shtëpi, ose gjatë aktiviteteve argëtuese.
  • Mbajini ngarkesat pranë trupit kur i mbartni ato.
  • Kërkoni ndihmë përpara se të mbartni lart objekte të rënda.
  • Mbani një regjim të rregulltë fizik – duke qendruar aktiv mund të parandaloni dëmtime.

Ka pasur evidenca që sugjerojnë se strategjia më e mirë në parandalimin e dhimbjes së mesit është thjeshtë që të kuptohet mirë ajo që mësojmë rreth cështjes së dhimbjes.

 

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com