Udhëzimet e fizioterapistit për stenozën e shtyllës kurrizore (stenoza spinale)
Çfarë është stenoza e shtyllës kurrizore?
Stenoza e shtyllës kurrizore (stenoza spinale) është një ngushtim përbrenda vertebrave të shtyllës kurrizore që shkakton presion të lartë mbi palcën kurrizore (stenozë qendrore) ose nervat (stenozë anësore). Stenoza e shtyllës kurrizore mund të shkaktohet në qafë ose në pjesën e poshtme të kurrizit (mes).
Shkaqet më të shpeshta të stenozës së shtyllës kurrizore janë të lidhura me procesin e kalimit të moshës dhe ndikimit të këtij procesi në shtyllën kurrizore:
- Osteoartriti është një zhvendosje e kartilazhit ndërmjet vertebrave. Si pasojë e këtij dëmtimi, trupi shpesh formon zgjatime kockore në përpjekje për të mbështetur këtë zonë. Këto zgjatime kockore mund të shkaktojnë presion mbi nervat në zonën ku ato dalin prej kanalit të shtyllës kurrizore.
- Me kalimin e moshës mund të shkaktohet një sheshim i disqeve që krijojnë hapësirë ndërmjet cdo dy vertebrave. Kjo hapësirë e ngushtuar krijon më pak hapësirë për nervin që të dali prej palcës së kurrizit, dhe shpesh copëza të materialit të diskut mund të shkaktojnë shtypje mbi nervat.
Dëmtimet e shtyllës kurrizore, sëmundjet e kockave, tumore në shtyllën kurrizore, trashjet e disa prej ligamenteve në shtyllën kurrizore mund të jenë gjithashtu shkaktare të stenozës së shtyllës kurrizore.
Në shumicën e rasteve, simptomat e stenozës së shtyllës kurrizore mund të trajtohen me efektivitet me anë të fizioterapisë dhe trajtime të tjera konservatore. Vetëm në rastet më të rënda të stenozës mund të jetë e nevojshme ndërhyrja kirurgjike ose ndonjë trajtim më agresiv.
Shenjat dhe simptomat
Stenoza e shtyllës kurrizore mund të japë simptoma të tilla si:
- Dhimbje, mpirje, pickime ose dobësim në krahë dhe shpatulla, këmbë ose në pjesën e trungut të trupit.
- Në raste të rralla mund të shfaqen probleme me funksionimin e zorrëve ose fshikëzën e urinës.
Nëse keni stenozë në qafë, ju mund të ndjeni dobësim, mpirje dhe dhimbje në krahë dhe shpesh në këmbë, në varësi të nervit që mund të jetë prekur. Mundet që të mos ndjeni dhimbje direkt në qafë.
Nëse keni stenozë në pjesën e poshtme të kurrizit (stenozë lumbare), mund të keni dhimbje, mpirje dhe dobësi në mes dhe këmbë por jo ne krahë. Simptomat tuaja mund të përkeqësohen kur ecni dhe të përmirësohen kur qëndroni ulur.
Si diagnostikohet?
Për shkak se simptomat e stenozës së shtyllës kurrizore janë shpesh të ngjashme me problemet që lidhen me moshën, është e nevojshme të behet një diagnostikim i detajuar. Fizioterapisti do të kryej një vlerësim të detajuar, duke parë me kujdes dhe historinë tuaj të problemeve me shëndetin. Për të parë mundësinë e stenozës së shtyllës kurrizore. Fizioterapisti mund të:
- Pyesë në mënyrë specifike për lokalizimin dhe natyrën e dhimbjes, dobësisë dhe simptoma të tjera
- Pyesë për të plotësuar një diagramë të trupit për të përcaktuar zonat e veçanta të dhimbjes, mpirjes dhe pickimeve.
- Kryej teste për fortësinë e muskujve dhe ndjesinë për të përcaktuar shkallën e shtypjes mbi nervat tuaj.
- Ekzaminoj posturën tuaj (mënyrën si qëndroni) dhe kryeni aktivitetet e tjera
- Kryej matje për lëvizjet e shtyllës kurrizore, krahëve dhe këmbëve
- Përdori terapi manuale për të vlerësuar lëvizshmërinë e vertebrave dhe muskujve në shtyllën kurrizore
- Testoj fuqinë e grupeve më të rëndësishme të muskujve
Nëse keni dobësi të muskujve dhe humbje të ndjeshmërisë ose dhimbje të fortë, mund të jenë të nevojshme forma të veçanta diagnostikimi të tilla si rrezet – x. Fizioterapisti do të bashkëpunojë me mjekun tuaj atëherë kur është e nevojshme për t’u siguruar që është bërë diagnostikimi i saktë dhe të jepet trajtimi i përshtatshëm.
Studimet kanë treguar se pothuajse në të gjitha rastet përveç atyre më ekstremeve, kujdesi dhe trajtimi konservator si fizioterapia, kanë dhënë rezultate më të mira se sa ndërhyrjet kirurgjike.
Si mund t’ju ndihmojë fizioterapisti?
Qëllimi i fizioterapistit është që t’ju ndihmojë që të përfshiheni në aktivitetet e jetës së përditshme. Fizioterapisti do të përgatisë një program trajtimi të bazuar mbi vlerësimin e tij që ka bërë si dhe objektivat tuaja personale që doni të arrini. Programi i trajtimit mund të jetë i kombinuar me ushtrime fizike.
Lehtësimi i dhimbjes dhe përmirësimi i lëvizjeve
Fizioterapisti do të përgatisë:
- Ushtrime të veçanta për të larguar presionin prej nervave dhe për të lehtësuar dhimbjen
- Ushtrime tërheqjeje dhe fleksibel për të përmirësuar lëvizshmërinë në vertebrat dhe muskujt e shtyllës kurrizore si dhe të ekstremiteteve tuaja – përmirësimi i lëvizjeve të vertebrave është shpesh çelësi për lehtësimin e dhimbjes
- Ushtrime forcuese – muskujt e fortë të trungut sigurojnë mbështetje për vertebrat e shtyllës kurrizore, dhe muskuj të fortë në krahë dhe këmbë ndihmojnë për të marrë përsipër një pjesë të ngarkesës që ushtrohet mbi vertebra
- Ushtrime aerobike për të rritur tolerancën për aktivitete të tilla si ecja që mund të jetë ndikuar prej stenozës së shtyllës kurrizore
Këto mund të duken si një numër i madh ushtrimesh, por mos u shqetësoni: studimet tregojnë se sa më shumë ushtrime që të jeni në gjendje të kryeni aq më shpejtë do të shpëtoni dhe çliroheni prej dhimbjes apo simptomave të tjera.
Fizioterapisti juaj mund të përdori gjithashtu një kombinim të trajtimeve:
- Terapi manuale për të përmirësuar lëvizjen e vertebrave të bllokuara që mund të kontribuojnë tek simptomat tuaja
- Edukim për qëndrimin në mënyrë që t’ju mësojë të lehtësoni presionin mbi nerva duke bërë ndryshime të thjeshta në mënyrën se si qëndroni, ecni dhe rrini ulur
- Trajtim të veçantë të dhimbjes, të tillë si stimulim elektrik ose me ane të akullit, për dhimbjet që janë shumë të forta dhe të cilat nuk lehtësohen me anë të ushtrimeve apo terapisë manuale.
A mundet që ky dëmtim apo problem të parandalohet?
Stenoza e shtyllës kurrizore zakonisht është një rezultat natyral i kalimit të moshës. Nuk është zbuluar akoma ndonjë mënyrë për parandalimin e saj. Megjithatë, ajo që dihet është që mund të bëni zgjedhje që zvogëlojnë ndikimin e stenozës së shtyllës kurrizore në jetën tuaj si dhe të ngadalësoni progresin e saj:
- Ushtrimet e kryera rregullisht forcojnë muskujt që mbështesin kurrizin, ruajnë fleksibilitetin e vertebrave të shtyllës kurrizore, dhe ndihmojnë të keni një peshe të shëndetshme të trupit.
- Duke përdorur karrige dhe dyshekë mbështetës dhe duke shmangur aktivitete që mund t’ju dëmtojnë – të tilla si ngritja e peshave të rënda – mund të mbroni kurrizin tuaj.
Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë për të përgatitur një program që është i përshtatur për stenozën e shtyllës kurrizore. Ka disa ushtrime që janë më të mira se të tjerat në rastin e këtij problemi dhe fizioterapisti ju edukon mbi atë që duhet të shmangni. Për shembull, për shkak se ecja është zakonisht më e dhimbshme se sa qëndrimi ulur, ushtrimet e biçikletës mund të jenë një mënyrë më e mirë për ju që të kryeni aktivitet të rregullt fizik. Ushtrimet e forcimit të trungut të trupit shpesh duhen të modifikohen për të shmangur lëvizje të tilla si përkulja nga pas e cila mund të shkaktojë shtypje mbi nervat.
Cili është fizioterapisti për të cilin keni nevojë?
Të gjithë fizioterapistët janë të përgatitur nëpërmjet edukimit dhe eksperiencës që të trajtojnë personat që vuajnë nga stenoza e shtyllës kurrizore. Ju duhet të merrni në konsideratë:
- Një fizioterapist i cili ka eksperiencë në trajtimin e personave me probleme ortopedike apo muskulo-skeletore.
- Një fizioterapist i cili është i licencuar dhe ka kryer të gjitha kualifikimet e nevojshme. Ky fizioterapist duhet të ketë njohuri të avancuara, eksperiencë të konsiderueshme dhe aftësitë të cilat mund t’i ushtrojë për trajtimin e problemit tuaj.
- Rekomandimet prej familjes, miqve apo personave të tjerë rreth fizioterapistit.
- Kur të kontaktoni fizioterapistin mund të pyesni rreth eksperiencës së tij në trajtimin e stenozës së shtyllës kurrizore.
- Gjatë vizitës së parë me fizioterapistin, përgatituni t’i përshkruani simptomat tuaja me detaje dhe të përshkruani se çfarë i përkeqëson këto simptoma.
Nëse jeni njeri prej atyre që keni probleme me shtyllën kurrizore dhe keni nevojë për ndihmën e fizioterapistit, mund të kontaktoni në çdo moment Klinikën Balance, ku ju garantohet një trajtim i plotë dhe i sigurtë. Çdo këshillë nga ato që u përmenden më sipër janë pjesë e eksperiencës së gjerë dhe të suksesshme të kësaj klinike.