Dhimbjet e kokës: Pjesa 4 – Migrena
Migrena është një çrregullim neurologjik kronik që karakterizohet nga atakë episodike të dhimbjes së kokës dhe simptoma të tjera shoqëruese. Dhimbja prej Migrenës është gjithmonë prezentë vetëm në njërën anë të kokës (edhe pse ana mund të ndryshojë nga njeri atak në tjetrin). Dhimbja ndryshon nga e lehtë në shumë të fortë dhe mund të shkaktojë shmangien e aktiviteteve normale të tilla si të shkuarit në punë apo shkollë.
Ata që vuajnë nga Migrena shpesh përjetojnë:
- Nauze – të përziera
- Fotofobi (ndjeshmëri të lartë nga drita)
- Fonofobi (ndjeshmëri të lartë nga zhurma)
Dhimbjet e kokës prej Migrenës mund të zgjasin nga 4 orë deri në raste ekstreme që zgjasin deri në 3 ditë.
Disa persona që vuajnë nga Migrena mund të përjetojnë dhe aura. Aura zakonisht ka të bëjë me një kombinim të çrregullimeve vizuale, sensore dhe në disa raste të lëvizjeve. Këto simptoma janë të pakthyeshme dhe ndodhin rreth 1 orë përpara sesa të shfaqet migrena e plotë. Simptomat vizuale mund të përfshijnë të parit e njollave të dritave. Simptomat sensore mund të përfshijnë të ndjerit të pickimeve ose mpirjeve. Problemet me lëvizjen mund të përfshijnë koordinim të reduktuar, marramendje dhe çrregullime në të folur.
Çfarë e shkakton Migrenën?
E vërteta është se nuk dihet me saktësi shkaku i Migrenës. Migrena dikur mendohej që të ishte një problem i nxitur prej enëve të gjakut. Por kjo teori nuk qëndron më.
Kërkimet kanë rezultuar që ekzistojnë tre faktorë kryesorë që kontribuojnë në dhimbjen e kokës prej migrenës. Këto janë:
- Dhimbje që shkakton struktura në kokë;
- Dhimbje që shkakton struktura në qafë;
- Serotonina – lende kimike.
Mënyrat e ndryshme të shfaqjes së migrenës dhe dhimbjes së kokës, mund të jenë rezultat i tre faktorëve të mësipërm në proporcione të ndryshme. Kjo bazohet në faktin se tiparet e shfaqura në dhimbje të ndryshme koke mund të mbivendosen dhe është e vështirë që të bëhet një diagnozë vetëm prej këtyre faktorëve. Ata që vuajnë nga migrena e zakonshme (që është pa aura, për shembull me çrregullime vizuale ose në të folur) dhe dhimbje koke cervikogjenike (nga qafa) kanë simptoma të ngjashme.
Cilat janë shenjat dhe simptomat e Migrenës?
Ka një numër shenjash dhe simptomash që mundësojnë diagnostikimin e migrenës, edhe pse mbetet një teori akoma për t’u vërtetuar. Këto mund të përfshijnë:
- Atakë të dhimbjes së kokës që zgjasin nga 4 deri ne 72 orë
- Dhimbje koke vetëm në një anë, edhe pse dhimbja mund të kalojë në anën tjetër nga një atak në tjetrin
- Dhimbje koke pulsuese ose therëse
- Intensitet i lehtë ose i fortë, që kufizon aktivitetet ditore
- Rëndim i gjendjes prej aktiviteteve fizike
- Ndjeshmëri ndaj dritës ose zhurmës
- Nauze, të përziera
- Zhvillimi i një aure, ose çrregullim në shikim. Kjo zakonisht ndodh përpara se të filloj migrena, dhe zgjat rreth 60 minuta.
Diagnoza e migrenës është termi kyç. Kjo do të thotë që ka disa lloje të ndryshme të migrenës, por të gjitha bazohen në të njëjtën diagnozë. Migrena juaj mund të shfaqi të gjitha simptomat e mësipërme, ose ju mund të keni katër ose pesë simptoma. Migrenat janë individuale dhe për rrjedhojë trajtimi është specifik për çdo person.
Si diagnostikohet Migrena?
Migrena diagnostikohet më mirë nga një neurolog që është i specializuar për migrenë.
Migrena shpesh nuk diagnostikohet për shkak të fokusit vetëm në njërën nga simptomat. Për të qenë të sigurtë për diagnozën, ju duhet të vini re dy ose më shumë simptoma të përmendura. Është e rëndësishme të mbani mend që jo të gjitha simptomat shoqërojnë Migrenën. Nëse nuk jeni të sigurtë për diagnozën tuaj është e rëndësishme që të flisni me dikë të specializuar dhe që ka eksperiencë me çrregullimet dhe trajtimin e dhimbjeve të kokës.
A ndihmon fizioterapia në trajtimin e dhimbjes prej Migrenës?
Dhimbjet e kokës prej Migrenës mund të shkaktojnë një problem të rëndë dhe gjendje pamundësie për të vepruar. Fatkeqësisht, “kurat” janë zakonisht të papërcaktueshme dhe të ndryshme. Atëherë si ndihmon fizioterapia në trajtimin e dhimbjes së kokës prej Migrenës? Përgjigja varet nga personi që vuan nga dhimbja e kokës, pasi ka një diapazon të gjerë simptomash prezentë tek personat që vuajnë nga Migrena.
Medikamentet ndikojnë në sistemin nervor qendror në përpjekje për të adresuar çrregullimin, ndërsa fizioterpia kryesisht trajton muskujt dhe vertebrat në sistemin periferik. Kjo do të thotë se reagimi i personit që vuan nga Migrena ndaj fizioterapisë do të varet nga shkalla me te cilën muskujt dhe vertebrat janë të përfshira në dhimbjen e kokës së shkaktuar.
Edhe pse trajtimi me anë të fizioterapisë në rastin e dhimbjeve të migrenës mund të jetë i kufizuar, personat që vuajnë nga migrena mund të përfitojnë nga trajtimi me anë të fizioterapisë. Muskujt e kokës, qafës ose të pjesës së sipërme të kurrizit mund të pësojnë ndryshime në tonus dhe mund të ketë çrregullime cervikale ndërmjet episodeve të migrenës. Kjo gjë mund të adresohet nëpërmjet fizioterapisë duke përdorur terapinë manuale, ushtrime specifike, edukim dhe mënyra për të reduktuar frekuencën e atakëve dhe kohëzgjatjen apo intensitetin e një ataku migrene.
Terapia me anë të masazhit, relaksimi dhe manipulimet spinale mund të jenë efecientë në trajtimin profilaktik të Migrenës. Ata që vuajnë nga Migrena mund të përfitojnë gjithashtu prej fizioterapisë për trajtimin e çrregullimeve vestibulare që lidhen me migrenën (nëse Migrena shoqërohet ose shkaktohet prej Vertigos).
Trajtimi multi-disiplinor duhet të konsiderohet në mënyrë që të koordinohet kujdesi për të përmirësuar probabilitetin e një suksesi afatgjatë në trajtimin e migrenës.
Teknikat e fizioterapisë që ndihmojnë në trajtimin e dhimbjes prej Migrenës
Disa teknika fizioterapie mund të përdoren gjatë një dhimbje koke (veçanërisht në fazën fillestare) të cilat mund të ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes. Pacientët mund të këshillohen se si të përdorin mënyra të ndryshme të tilla si akulli dhe relaksimi. Dhimbjet e kokës prej Migrenës mund të shfaqen me një ndjesi tensioni ose shqetësime në qafë. Edhe pse tensioni mendohet që të jetë shkak dytësor për Migrenën (pra jo shkaku kryesor), ushtrimet e tërheqjeve (stretching) mund të jenë të dobishme në lehtësimin e gjendjes.
Manipulimi spinal (në shtyllën kurrizore)
Teknikat e terapisë manuale janë efektive për trajtimin profilaktik të Migrenës. Ato reduktojnë intensitetin e dhimbjes dhe numrin e ditëve që zgjat Migrena si dhe gjithashtu përmirësojnë aftësinë për të kryer aktivitete ditore. Manipulimet cervikale kanë rezultuar të suksesshme për trajtimin afatshkurtër të dhimbjeve të kokës prej Migrenës.
Teknika relaksimi
Shumë literatura shkencore mbështesin përdorimin e teknikave të relaksimit si një trajtim shtesë (përveç trajtimit mjekësor) për trajtimin e dhimbjeve të tyre të kokës.
Masazhi
Terapia me anë të masazhit mund të ketë efekte të dobishme tek migrena, shtimi e stresit, dhe gjumi për personat që vuajnë nga Migrena. Është vënë re që terapia ka shfaqur reduktim të frekuencave të Migrenës.
Terapia me ushtrime
Ushtrimet sugjerohen si një mënyrë për trajtimin e Migrenës pasi rezultojnë që mund të jenë efektive në reduktimin e intensitetit të dhimbjes, por nuk ndikojnë shumë në reduktimin e frekuencës ose kohëzgjatjes së atakëve të Migrenës.
Metoda me të ftohtë
Terapia me të ftohtë në formën e një mbështjellëse të ngrire rreth qafës që përqendrohet në arterien karotide në qafë, rezulton të reduktojë dhimbjen e kokës prej migrenës.
Ndryshime në stilin e jetës
Një nga aspektet e fizioterapisë që mund të jetë e dobishme tek pacientët që vuajnë nga Migrena është edukimi mbi shëndetin në përgjithësi, ushtrimet, gjumin, dhe teknikat e relaksimit.
Në rast se keni nevojë për një këshillim më të detajuar mbi Migrenën, për të kuptuar këtë problem më mirë, për të marrë në konsideratë atë që duhet të bëni apo ndryshoni në jetën tuaj dhe si mund të merrni një trajtim sa më efektiv, lutemi të kontaktoni Klinikën BALANCE.