Parandalimi dhe trajtimi i ngërçit të këmbës

Zgjoheni ndonjëherë në mes të natës për shkak të ngërçit që ju zë në këmbë? Spazmat gjatë natës ose kontraktimi i muskulit është zakonisht i padëmshëm dhe prek më shpesh muskulin e pulpës, të kofshës ose këmbën. Ka shumë arsye përse mund t’ju shkaktohen ngërçet në muskuj.
Çfarë e shkakton ngërçin?
Në shumë raste, arsyeja për këto kontraktime të dhimbshme është e panjohur. Në gjuhën e mjekësisë, njihet si ngërçi idiopatik i këmbës. Ngërçi mund të shkaktohet për ndonjë nga arsyet e mëposhtme:
- Ushtrimi i sforcuar – mund të jeni ushtruar më tepër nga c’duhet dhe muskujt janë lodhur dhe për këtë arsye kanë spazma.
- Shtatzënia – mund të shoqërohet me ngërçe gjatë natës, sidomos në fazat e fundit.
- Dehidratimi – kur trupi humbet shumë lëngje, niveli i kripërave ulet dhe mund të shkaktojë kontraktimin e muskujve. Zakonisht, arsyeja e dehidratimit është të mos pirit e sasive të mjaftueshme të ujit, por në raste të rralla mund të ketë dhe shkaqe të tjera si diarreja, të vjella, etj.
- Mungesa në kalium, kalcium dhe minerale të tjera.
- Probleme shëndetësore specifike të tilla si sëmundje të veshkave, probleme me tiroiden, mëlcinë apo sklerozë multiple.
- Mbi përdorimi i muskujve, diabeti, shtatzënia si dhe dehidratimi janë disa nga gjërat që mund të shkaktojnë ngërçin gjatë natës.
Cilat janë disa mënyra për të trajtuar ngërçin?
Tërheqja (Stretching) dhe masazhi
Nëse gjendeni në mes të natës i zgjuar për shkak të ngërçit në këmbë, gjëja më e mirë që mund të bëni në atë moment është pak tërheqje. Edhe pse mund të ndjeni dhimbje, lëvizeni këmbën nga të gjitha anët. Duhet të ndjeni muskulin e pulpës që t’ju kontraktohet dhe shtrëngohet gjatë tërheqjeve. Tërheqjet e kryera çdo ditë mund t’ju ndihmojnë për muskujt tuaj, veçanërisht nëse keni një pune aktive, lëvizni shumë ose ushtroni ndonjë sport.
Vitamina E
Vitamina E mund të ndihmojë në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në arteriet e bllokuara të cilat mund të shkaktojnë ngërç gjatë natës. Këshillohet që të hani ushqime të pasura me vitaminë E të tilla si bajamet, spinaqi dhe avokado. Gjithashtu mund të blini vitaminën E në formë suplementare në farmaci.
Ujë
Përgjatë ditës sigurohuni që të pini të paktën 8 gota ujë. Përpiquni që ti shtoni ndonjë frutë si limoni apo luleshtrydhe për t’i dhënë pak shije. Mbani një gotë pranë përgjatë ditës, në mënyrë që të pini ujë vazhdimisht ndërsa jeni duke punuar.
I ngrohti
Përdorni një ngrohës elektrik ose forma të tjera ngrohjeje për të lehtësuar dhimbjen (në rast se vazhdon). I ngrohti ju ndihmon në lehtësimin e dhimbjes duke përmirësuar qarkullimin e gjakut në zonën e prekur. Mund të mbani diçka të ngrohtë rreth 15-20 minuta. Një mundësi tjetër është që të bëni një banjë me ujë të nxehtë. Mund të shtoni në vaskë kripëra Epsom, të cilat ju ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjes.
Minerale
Trupi juaj ka nevojë për minerale, të cilat përfshijnë kalium, sodium, kalcium dhe magnez. Nivelet e ulëta të tyre mund të jenë një faktor që ndikon në ngërçet e natës. Përpiquni të përfshini kalium (nga frutat dhe perimet), kalcium (produktet e bulmetit) dhe magnez (prej drithërave) në vaktet tuaja të ushqimit.
Ngërçet e këmbës gjatë natës mund të prishin gjumin e mirë të natës, sidomos nëse nuk dini se çfarë të bëni për t’i ndaluar. Duhet të qëndroni vazhdimisht të hidratuar, të përmirësoni dietën ushqimore duke shtuar disa suplemente dhe thjesht kryeni tërheqje dhe masazh në muskujt e kontraktuar. Të gjitha këto do t’ju ndihmojnë të shmangni ngërçet e këmbës në mënyrë që të pushoni mirë.
Petrit Drini
Fizioterapist
www.klinikabalance.com
tel +355672847074
rr Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25 Tirane
The best position is the next position