• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Pubalgjia (ose hernia sportive)

Pubalgjia (ose hernia sportive)
October 17, 2017balance2012Gjymtyret

trupiPubalgjia është një problem gjatë të cilit dëmtohet zona ku bashkohet këmba me trupin. Është më i hasur tek sportistët të cilët ushtrojnë një sforcim të madh në këtë zonë dhe në zonën e legenit nëpërmjet goditjeve me këmbë apo lëvizjeve rrotulluese përdredhëse. Për këtë arsye shpesh pubalgjia njihet si hernie e sportit apo pubalgjia atletike. Shpesh simptomat e një hernie të tillë rezultojnë me diagnoza të gabuara, pasi mund të mos ketë një hernie aktuale. Pubalgjia ndodh më shpesh në sporte si tenisi, futbolli, vrapimet në distance të gjata, gjatë të cilave ka përsëritje të rrotullimeve të trupit dhe përdredhje.

Shkaku dhe faktorët e rrezikut

Pubalgjia mund të jetë një problem kronik që shpesh rezulton prej mbi përdorimit të zonës bashkuese të këmbës me trupin dhe traumave që përsëriten. Muskujt fleksor të ijës dhe të pjesës së brendshme të kofshës që mund të jenë jo fleksibël, të kontraktuar, dëmtuar apo dobësuar shkaktojnë tërheqje të muskujve të poshtëm të barkut dhe përkulin legenin përpara. Kjo gjë në mënyrë graduale shkakton hernien e sportit.

images0BQK244IPubalgjia shkaktohet nga një dëmtim muskulor që ndikon në zonën ku muskujt e barkut bashkohen për të formuar unazën inguinale. Zona e brendshme në rrëzë të kofshëve ka një rrezik të madh ndaj dëmtimeve prej mbi përdorimit të madh që shkaktohen gjatë aktiviteteve sportive. Muskujt dhe tendinët që preken prej pubalgjisë janë ato që bashkohen me kockën pubike.

Këto muskuj mund të pësojnë këputje, tërheqje që mund të shoqërohen me një ngacmim të nervit inguinal. Dhimbja mund të përhapet në zonën e poshtme të barkut: perineum, testikuj, rrëzë të kofshëve, ije dhe kofshë.

Pubalgjia akute mund të behet kronike pasi sportistët nuk ndalojnë së ushtruari aktivitetet sportive. Masa siguruese si pajisje specifike sportive mbrojtëse mund të përdoren në sporte të caktuara. Gjithashtu stërvitja është shumë e rëndësishme për parandalimin e këtyre dëmtimeve sportive kronike.

Për të gjetur diagnozën mund të duhet rreth një muaj pasi shenjat objektive janë të vështira për t’u gjetur gjatë ekzaminimit. Kështu që shumë njerëz shkojnë nëpër disa mjek dhe kryejnë teste të ndryshme për të përjashtuar patologji të tjera.

Faktorët e rrezikut janë:

  • Dobësimi i muskujve të barkut dhe ato inguinal, të cilët nuk mund të mbështesin mirë zonën në rrëzë të kofshëve.
  • Ushtrimi i sportit me sforcim të vazhdueshëm që mund të shkaktoj tërheqje të muskujve të barkut.
  • Një çekuilibër ndërmjet muskujve aduktor (të fortë) dhe muskujve të barkut (të dobët), që mund të shkaktojnë shpërndarje të pabarabartë të forcave të legenit.
  • Një program stërvitjeje jo i mirë mund të shkaktojë këputje muskulore.
  • Mekanizmi i dobët i trupit apo një ergonomi e aplikuar jo mirë mund të nxisë kontraktime muskulore.

Femrat nuk vuajnë nga pubalgjia për shkak se muskujt dhe fasha mund të tërhiqen me tepër si për shembull gjatë shtatzënisë, kështu që varet nga elasticiteti.

Shenjat dhe simptomat

Shfaqja e dhimbjes në rrëzë të kofshëve gjatë teshtitjes ose kollitjes.

Shtimi i dhimbjes në rrëzë të kofshëve gjatë rrotullimeve, përdredhjeve, vrapit dhe sprintit.

Sportisti mund të ketë bllokime të muskujve pas stërvitjes. Personi mund të ketë dhimbje në rrëzë të kofshës ndërsa rrotullon trupin ose kur është duke dalë nga makina.

Zakonisht simptomat shfaqen në njërën anë, por ka raste që mund të shfaqen në të dyja anët. Problemi mund të jetë traumatik pasi simptomat mund të shtohen gradualisht.

Trajtimi

Trajtimi fillestar për çdo lloj dëmtimi të muskujve shpesh përfshin pushim, akull dhe kompresim. Pushimi është patjetër i nevojshëm për të shmangur dëmtim të mëtejshëm ose përkeqësimin e problemit. Periudha e pushimit mund të zgjasë nga disa javë në disa muaj në varësi të shkallës së dëmtimit.

Aplikimi i terapisë me akull në zonën e prekur për rreth 10 deri 15 minuta gjatë çdo katër orëve në ditë ndihmon gjithashtu për të reduktuar ënjtjen dhe dhimbjen e shkaktuar prej dëmtimit.

Kompresimi me anë të pantallonave të shkurtra, të ngrohta dhe të ngjeshura ndihmon gjithashtu për të kontrolluar simptomat e sportistëve të cilët kanë akoma kohë për ndërhyrje kirurgjikale.

Medikamentet

Për trajtimin e pubalgjisë mund të përdoren lloje të ndryshme medikamentesh. Mjeku mund të rekomandojë medikamente analgjetikë të tilla si paracetamoli ose anti inflamator si ibuprofeni, naprokseni. Këto mund të kenë efekte anësore të tilla si simptoma abdominale dhe probleme me stomakun.

Medikamentet janë efektive për të lehtësuar dhimbjen përkohësisht duke përdorur të njëjtin medikament edhe në formë kremi apo xheli për të lyer zonën e dëmtuar.

Fizioterapia

Fizioterapia është e domosdoshme për të gjithë pacientet në mënyrë që të përshpejtohet procesi shërues dhe të rikthehen funksionet normale. Në fizioterapi mund të përdoret terapia me lazer apo valët goditëse të cilat janë të dobishme për të reduktuar ënjtjen dhe shqetësimin për shkak të efekteve anti inflamatore që japin. Zakonisht këto trajtime japin efekte në afat të gjatë kohe.

Teknikat e fizioterapisë janë shumë efektive për të trajtuar pubalgjinë, përfshi këtu dhe manipulime miofashiale sepse eliminojnë fibrozat dhe adezionet në muskujt e barkut dhe ato aduktor

Ndërsa dhimbja dhe enjtja reduktohen, përfshihen në fizioterapi programe me ushtrime të caktuara. Programi i fizioterapisë në këtë rast shpesh përqendrohet në forcimin e muskujve të zonës së legenit dhe veçanërisht muskujve kryesor të trungut, muskujt dhe tendinët e gjymtyrëve të poshtëm. Gjithashtu në program përfshihet dhe tërheqja (stretching) e muskujve të poshtëm të barkut.

Është mirë që të merren masat e duhura parandaluese ndërsa kryeni aktivitete sportive pasi parandalimi është më i mirë se trajtimi.

Petrit Drini

Fizioterapist

www.klinikabalance.com

+355 672847074

rr Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25 Tirane

The best position is the next position.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com