• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS

FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
February 26, 2019balance2012Dhimbje koke

headache_smlDhimbja e kokës renditet e treta ndër dhimbjet më të shpeshta dhe zakonshme në botë. Dhimbjet e kokës jo vetëm që janë të shpeshta por të kufizojnë në aktivitete duke shkaktuar një rënie të cilësisë së jetës. Shumë persona nuk janë të informuar që fizioterapia për dhimbjet e kokës është një nga metodat më të mira dhe efektive të trajtimit që ofrohet në ditët e sotme.

Si ndihmojnë teknikat e Fizioterapisë për dhimbjet nga migrena

Ka një numër shenjash dhe simptomash që mundësojnë diagnostikimin e migrenës, edhe pse mbetet një teori akoma për t’u vërtetuar. Këto mund të përfshijnë:

  • Atakë të dhimbjes së kokës që zgjasin nga 4 deri ne 72 orë
  • Dhimbje koke vetëm në një anë, edhe pse dhimbja mund të kalojë në anën tjetër nga një atak në tjetrin
  • Dhimbje koke pulsuese ose therëse
  • Intensitet i lehtë ose i fortë, që kufizon aktivitetet ditore
  • Rëndim i gjendjes prej aktiviteteve fizike
  • Ndjeshmëri ndaj dritës ose zhurmës
  • Të përziera

Zhvillimi i një aure, ose çrregullim në shikim. Kjo zakonisht ndodh përpara se të filloj migrena, dhe zgjat rreth 60 minuta.Migrena është një problem që ndikon sistemin qendror nervor dhe enët e gjakut. Por dhimbja dhe shqetësimet që shkaktojnë tek pacienti shpesh ndikojnë dhe krijojnë shqetësime njëkohësisht në muskuj dhe artikulacione. Fizioterapia mund të ndihmojë pacientin për të menaxhuar dhimbjen dhe shqetësimet e krijuara prej migrenës.

Si përcaktohet nevoja për fizioterapi

Në klinikën Balance, gjithmonë kryhet një ekzaminim i kujdesshëm historik i pacientit për të përcaktuar teknikat dhe kohëzgjatjen e trajtimit i cili duhet aplikuar. Ekzaminimi duhet kryer gjithmonë nga një fizioterapist që ka eksperiencë dhe njohuri të mira për trajtimin e pacientëve nga dhimbja e migrenës. Klinika Balance, ka trajtuar një numër të madh pacientësh me problemin e migrenës dhe në saj të eksperiencës së gjerë, mund të garantojë trajtimin më të mirë dhe të suksesshëm për eliminimin e dhimbjeve prej migrenës.

Qëllimi i fizioterapistit për trajtimin e migrenës është në përgjithësi që të normalizojë sistemin muskulo-skeletor sa më shumë që të mundet në mënyrë që të reduktohet tensioni që ushtrohet në indet e buta dhe artikulacionet. Për një konsultë të detajuar mund të kontaktoni direkt klinikën Balance. Konsulta është falas.

Klinika Balance gjithmonë synon që të ndihmojë në eliminimin e problemit dhe rikthimin e pacientit në gjendje sa më të mire fizike, duke e trajtuar migrenën jo si problem të izoluar, por në tërësi duke marrë parasysh gjendjen emocionale dhe fizike të pacientit përfshi probleme të tjera që mund të ketë. Përveç kësaj, rëndësi i vihet edukimit të pacientit për të mirëmbajtur vete nën kontroll problemin, duke i dhënë këshilla të posaçme për aktivitetet që duhet të kryejë dhe ato që duhen eliminuar në vazhdim.

Mund te lexoni më tepër informacion për migrenën në artikullin më poshtë të publikuar nga klinika Balance.

Petrit Drini

Fizioterapist

www.klinikabalance.com

+355 672847074

rr Ndreko Rino pll Viridario 1 Tirane

The best position is the next position.

Dhimbjet e kokës: Pjesa 4 – Migrena

Për një konsultë të detajuar mund të kontaktoni direkt klinikën Balance. Konsulta është falas.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com