Trajtimi i hernies hiatale
Hernie në përgjithësi nënkupton çarje. Për shembull hernie diskale, nënkupton çarje e diskut e të tjera.
Hernia hiatale në fakt është një rrështqitje e pjesës së sipërme të stomakut mbi diafragmën. Kjo bën që grykëza (valvola) që mbyll tubin e ushqimit që lëviz nga ezofagu në stomak, të mos mbyllet plotësisht dhe si rrjedhoje të bëjë të mundur lëvizjen e lëngjeve nga stomaku në ezofag. Ky çrregullim shkakton atë që njihet si Refluks.
Diafragma është muskuli kryesor i frymëmarrjes që mbyll hermetikisht kavitetin abdominal me toraksin. Pikërisht vendi ku ezofagu kalon nëpërmjet diafragmës për tu lidhur me stomakun, ka një trashësi më të madhe të muskulit dhe shërben për të shtyrë poshtë organet e kavitetit abdominal, që të ruajnë pozicionin e tyre anatomik. Këto organe vazhdimisht tentojnë të shtyjnë njëra tjetrën dhe të gjitha bashkë të shtyjnë diafragmë nga poshtë lart. Në funksionin e saj të frymëmarrjes diafragma duhet të lëvizi poshtë e lartë sa herë ne marrim frymë. Nëse diafragma për çfarëdo arsye nuk arrin të lëvizë lirshëm, është e kontraktuar dhe qëndron e shtyrë lart, atëhere ajo nuk arrin të shtyj poshtë organet e barkut dhe ti mbajë në pozicionet e tyre normale. Kjo bën që pjesa e sipërme e stomakut që lidhet me tubin e ushqimit (ezofagu) të tërhiqet lart dhe të pozicionohet mbi diafragmë. Në këtë rast kemi një topth të vogël që shkakton hernien hiatale.
Shkaqet:
- Gjenetike
- Pozicioni i diafragmës si rezultat i posturës së përkulur përpara, që bën mosfunksionimin e mirë të saj. Njerëz mbi 50 vjeç dhe mbipeshë
- Ngritja e peshave të rënda, sforcimet në jashtëqitje, kollitje të vazhdueshme
- Shtatëzania. Gjatë shtatëzanisë fetusi shtyn orgnanet e barkut lart dhe ato shtyjnë diafragmën
- Anomali congenito (në lindje)
- Dëmtime nga traumat, aksidente, etj
Simptomat
Në shumë raste Hernia Hiatale nuk jep simptoma dhe zbulimi i saj bëhet rastësisht gjatë bërjes së një skaneri.
Ka dy lloje Hernie Hiatale:
- E lëvizshme (Sliding)
- Fikse (Rolling)
Hernia e Lëvizshme ndodh më shpesh se ajo Fikse dhe lëviz vazhdimisht posht e lartë.
Hernia Fikse zakonisht është e fiksuar sipër diafragmës. Të dyja bashkë në shumicën e rasteve nuk japin simptoma. Njerëzit fillojnë të ndjejnë simptomat kur lëngjet acide të stomakut fillojnë të lëvizin nga stomaku drejt ezofagut.
Këto acide shkaktojnë ndjesi djegie “URTH“ në pjesën e sipërme të stomakut. Kur kjo gjë ndodh rregullisht, atëhere bëhet fjalë për REFLUKS. Refluks presupozon atë situatë kur “URTH” ndodh më shumë se 2 herë në javë. Ndjesia e djegies afat gjatë shkakton acarim të ezofagut, dhimbje të fytit, spazma, aritmi zemre, dhimbje të pjesës kurrizore, humbje të dëshirës për të ngrënë, ulje të imunitetit.
Trajtimi
Parandalimi është më i mirë se shërimi. Duhet të bëjmë kujdes:
- Mbipesha
- Sasia e ushqimit, numri i vakteve
- Mos përdorimi i ushqimeve që provokojnë Refluks si alkol, kafeinë, çokollatë, domate, yndyrna dhe pikante
- Koha e ushqimit të jetë tre orë përpara se të flemë
- Pozioni i pjerrët me kokën më lart gjatë fjetjes
Fillimisht trajtimi fillon me Medikamente, qetësues antiacide, alginate, xhel që mbulon pjesën e sipërme të stomakut dhe pengon daljen e lëngjeve. Medikamentet si Lansoprazole për njerëzit me frekuencë të lartë të simptomave dhe kronicitet agresiv.
Fizioterapia është një mjet shumë efikas dhe ndoshta i vetëm për një zgjidhje afat gjatë të Refluksit. Kjo sigurisht shkon paralel me masat parandaluese që zbaton pacienti (shiko me sipër).
Trajtimi konstaton në çlirimin e Diafragmës që nuk është e pozicionuar siç duhet dhe nuk lëviz lirshëm poshtë e lart. Aplikimi i teknikave Visherale dhe tërheqja (stretching) e Diafragmës është çelsi i suksesit në zgjidhjen e Refluksit që shkaktohet nga Hernia Hiatale.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355 672847074
www.klinikabalance.com
rr Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25 Tirane
The best position is the next position.