Fizioterapia ne Post Covit 19
Post Covit dhe fizioterapia
Roli i fizioterapise ne post Covit 19
Fizioterapia në Post Covit 19
Njerzimi po kalon një nga sfidat më të mëdha të 100 viteve të fundit. Infeksionet me Covit 19 po arrijnë shifra shumë të mëdha në të gjithë botën dhe humbjet e jetëve akoma nuk mund të llogariten përderisa infeksionet do të vazhdojne edhe një farë kohe.
Simptomat e Covit 19 jo gjithmonë eliminohen pas kurimit fillestar që zgjat normalisht 2-3 javë. Jo rrallë ndodh që ato zgjasin me muaj të tërë. E vecanta e fazës post Covit është që dëmtimet që virusi mundet të shkaktojë në organe si: mushkëritë, zemra, truri, kyçet, muskujt, bëjnë që afat gjatë rreziku i përkeqësimit të shëndetit të rritet në atë mënyrë që askush nuk mund të parashikojë pasojat e vërteta.
Shumica e pacientëve që preken nga virusi, përmisohen plotësish në disa ditë deri 2 javë. Por një përqindje të vogël madje edhe nga ato që e kanë kaluar fazën e infektimit relativish lehtë, vazhdojnë të përjetojnë akoma disa simptoma mbas shërimit fillestar. Ata vetë e përshkuajnë gjendjen e tyre si “ mbartës të gjatë” të virusit Covit 19 dhe kjo gjendje quhet Sindroma Covit 19.
Moshat e mëdha dhe ato me probleme serioze shëndeti janë të prirur për të përjetuar këtë ‘’ zgjatim të simptomave’’ të Covit 19. Por edhe më të rinjtë mund të ndjehen keq për javë dhe muaj në fazën post Covit 19.
Shenjat dhe simpotmat kryesore post Covit 19
- Frymemarje të shkurtë dhe të cekët.
- Lodhje
- Kollitje
- Dhimbje kyçesh
- Dhimbje kraharori
- Humbje e shijes dhe nuhatjes
Shenjat dhe simptomat më afat gjata.
- Dhimbje musjkujsh, koke.
- Rrahje të shpejta të zemrës.
- Perkeqësimi i kujtesës dhe përqëndrimit, gjumit
- Rënia e flokëve e shpejtë.
- Vështirësi në kordinimin e lëvizjeve.
- Humbje interesi ndaj aspekteve të jetës së përditshme.
Dëmtimi i Organeve
Dihet që Covit 19 dëmton kryesish mushkëritë por gjithashtu edhe organe të tjera që të marra së bashku përbëjnë një faktor të rëndësishëm në dëmtimin e shëndetit afat gjatë.
- Zemra
Muaj pas shërimit nga virusi, matjet dhe testet tregojnë dëmtim të muskulit të zemrës edhe tek njerëzit që e kanë kaluar lehtë fazën e infektimit. Rreziku i dëmtimit dhe komplikacioneve të zemrës në muajt në vijim është i madh dhe kërkon kujdes nga personi i prekur.
- Mushkëria
Pneumonia që shkaktohet ose shoqëron infeksionin e Covit 19 bën të mundur dëmtimin e vazhdueshëm të alveolave. Kjo krijon dëtim të indit të mushkërisë dhe kjo ndikon afat gjatë në vështirësi frymëmarje.
- Sistemi Nervor Qëndror.
Edhe tek të rinjtë Covit 19 mund të shkaktojë STOKE (goditje në tru), sindromën Guillain Barre që shkakton paralizë të përkohshme. Rrit rrezikun e zhvillimit të Parkinsonit, Alzheimer.
Covit19 gjithashtu rrit rrezikun e formimit të trombeve në enet e gjakut që rrezikojne dëmtimin e zemrës, mushkërive, trurit, veshkat, mëlçisë.
- Lodhja
Në rastet e pacientëve që kanë përjetuar një gjendje të rëndë gjatë infeksionit me Covit 19 dhe janë trajtuar në Spital ose trajtim intensive, mundësia e prekjes nga Sindroma post Covit 19 është shumë reale. Pacienti ndjehet gjithmonë i lodhur dëshëron të qëndrojë shtrirë, nuk ka dëshirë të dali jashtë, nuk është i përqëndruar, nuk dëshëron të flasë shumë dhe çdo veprim i kushton shumë mundim. Simptomat post Covit shoqërohen edhe me stress, depression, ankth.
Shumë pacientë që ishin prekur nga SARS pas rekuperimit kanë përjetuar lodhje kronike që ka i ka sjell ato në një gjendje të mos funksionimit optimal fizik dhe psiqik.
Duhet thënë që efektet post Covit 19 në terma afat gjatë nuk janë të njohura akoma plotësisht.
Një monitorim i pacientëve në këtë fazë duhet bërë nga mjekët e familjes dhe vetë pacientët.
Roli i Fizioterapise
Në ndihmë të rekuperimit të ketyre lloj pacientëve, fizioterapia ka një rol shumë të rëndësishëm. Ajo ndihmon në kthimin e lëvizshmerisë së munguar, eliminimin e shtangësisë së kyçeve dhe bllokimit të gjymtyrëve. Përmisimin e kondicionit fizik nëpërmjet ushtrimeve të tjeshta, masazheve terapike. Permisimin e ekuilibrit dhe kordinimit të lëvizjes. Permisimit të kapacitetit pulmonar nëpërmjet ushtrimeve respiratore dhe punës me diafragmën. Në varësi të gjendjes së pacientit, terapia mund të jetë instesive (çdo ditë) ose ekstensive (2-3 herë në javë).
Kohezgjatja e trajtimit varet nga gjendja e pacientit. Por një gjë është e sigurtë, trajtimi me medikamente nuk mjafton për të rehabilitura një pacient me sindromën post Covit
Klinika BALANCE e ofron fizioterapi në shtepinë për të gjithë ata pacientë që nuk janë në gjendje të lëvizin lehtësisht.
Petrit Drini
Fizioterapist
Klinika BALANCE
+355 672847074
www.klinikabalance.com