Nevralgjia Trigeminale
Nevragjia trigeminale
- Hyrje
- Cfarë është nevragjia trigeminale?
- Shkaqet ?
- Simptomat ?
- Diagnostikimi ?
- Trajtimi i Nevragjise trigeminale
Hyrje.
Truri lidhet me trupin nëpërmjet nervave spinjale që dalin nga palca e shtyllës kurrizore. Ato dërgojnë dhe marrin informacion dhe mesazhe nga ambienti i jashtëm drejt trurit dhe anasjelltas.
Përveç tyre ka edhe 12 nerva koke që lidhen direkt me trupin. Ato përmbushin funksionin sensorik (ndjesor) të kokës, qafes dhe muskujve të tyre. Përjashtim bën nëervi X vagus i cili është përgjejgjës për sistemin nervor parasimpatik të oraneve të kraharorit dhe barkut.
12. Nervat e kokës.
I –N. olfactory – nuhatje
II –N. Optic – shikimi
III, IV, VI –N. Oculumotoriy, Tronchlear, abducens.
V –N. Tregeminal – Ndejsia e fytyrës (sensitiv)
VII – N. Facial – Motirika e muskujve të fytyrës
VIII – N. Vestibulocochlearis – Dëgjimi\
IX – N. glossopharyngeal – Shija dhe gëlltitja
X – N. Vagus – Zëri, Gëlltitja, sistemi parasimpatik në trup
XI – N. Açessory – muskujt e qafës (m. Trapezius)
XII – N. Hypoglossal – Gëlltitja, e follura, artikulimi
Nervi trigeminal quhet kështu përshkak të tre degëve të tij në fytyrë, përgjegjës për ndjesinë e saj.
1 – Dega V1 Ophthalmic – ndjesia e ballit, sipër syrit.
2- Dega V2 Maxillary – Ndjesia poshtë syrit, qepalla, anash dhe sipër buzës, mollëza, pjesa sipër dhëmbëve, anash hundes.
3- V3 Mandibular – Përgjegjës për ndjesinë e dhëmbëve të poshtëm, mishrat e dhëmbëve, buza e poshtme, mjekra, nofulla, një pjesë e veshit.
Cfarë është Nevragjia trigeminale ?
Është inflamacioni I nervit, që shkakton dhimbje shumë të fortë në fytyrë.
Njihet edhe si Tic douloureux për shkak të intensitetit të lartë të dhimbjes që detyron pacientin të shtrembëroj fytyrën dhe të lëvizë kokën që njihet si Tic I kokës.
Dhimbja e fortë mund të jetë nje episod I veçuar ose të përsëritet çdo pak sekonda, minuta, orë. Midis dy sulmeve mund të ketë një hapsirë disa mujore ose vjeçare në kohë.
Tek disa pacientë dhimbja nuk mund të mbahet nën kontroll dhe kthehet në një dhimbje kronike, sindromë që ka ndikim në jetën e përditshme deri në depresion.
Edhe pse prek të gjithë moshat kjo semundje prek më së shumti njerëzit mbi 60 vjeç. Faqja e djathtë preket pesë herë më shumë se e majta
Çfare e shkakton Nevragjinë trigeminale ?
Në shumicën e rasteve është ideopatike ( pa shkak të njohur).
Në disa raste shkaku është shtypja e nervit nga ndonjë enë gjaku pranë, aneurismë ose tumor.
Në disa raste të tjera shkak janë sëmundjet sistemike si Skleroza multiple , sëmundja Lyme, Sarcoidosis. Sëmundje që prekin kolagjenin si scleroderma , lupus, erythematosus.
Cilat janë simptomat e Nevragjisë trigeminale.
Në rastin e inflamacionit Trigeminal kemi një fillim akut të mprehtë , dhimbje therëse në njërën anë të fytyrës me tendencë nga rrënja e nervit në këndin e nofullës që shpërndahet drejt mjekrës, hundës, pshtë dhe anash syrit.
Dhimbja është e ashpër dhe përjetohet si shok elektrik. Përkeqsohet edhe nga pekja e lehtë ose kontakt me rrymat e ajrit , mbajtja e lëngjeve të ftohta në gojë.
Gjatë sulmit pacienti mundohet të mbrojë fytyrën nga të prekurit , kjo është një shenjë e rëndësishme në diagnostikim.
Midis dy sulmeve dhimbja qetësohet dhe pacienti nuk ka simptoma. Për shkak të frikës nga përsëritja e dhimbjes së fortë, pacienti mund të jetë mjaft I shqetësuar. Nevragjija trigeminale nuk ndodh në gjumë sikurse ndodhe me migrenën që e zgjon pacientin nga gjumi me dhimbje të forta.
Mbas sulmit të rradhës dhimbja mund të fashitet për muaj ose vite, por ekziston rreziku i kthimit pa paralajmërim.
Si dignostikohet nevralgjia Trigeminale ?
Rasti idiopatik I inflamacionit Trigeminal bëhet nga diagnostifikimi klinik dhe shpesh nuk ka nevojë për teste, analiza dhe ekzaminim fizik shtesë. Historia e simptomave është e rëndësishme dhe ekzaminimi fizik një proçedurë normale.
Ka dy aspekte ku duhet testuar.
- Dobësimi muskular – dega V3 është përgjegjese
- Kontrolli I reflekseve – mbyllja e syrit
- MRI – rezonanca manjetike
Si trajtohet nevralgjia Trigeminale ?
1- Inflamacioni Trigeminal idiopatik trajtohet shumë mirë dhe me sukses me një antikonvulsant si Carbamazepine
2- Gabapentinë , baclofen dhe phenytoin si opsion kur Carbamazepina humbet efektivitetin.
3- terapia me medikamente nuk ka rrezultat, ngelet opsioni nderhyrje kirurgjikale.
4- Fizioterapia është një opsion mjaft efiçent që kombinohet me terapinë me medikamente. Ajo përmban përdorimin e disa terapive instrumentale me efekt anti-inflamator si :
Laser
Deep oscillation
Ultra tingull
TENS
Parandalimi dhe masat.
Për të evituar sa më shumë e mundur një sulm të ri duhet të keni kujdes :
Eliminoni korentet e ajrit, pijet ose ushqimet e ftohta dhe pikante, kafeinen , bananen, agrumet.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355 672847074
www.klinikabalance.com