DHIMBJA E GJURIT
DHIMBJA E GJURIT
Dhimbja e gjurit është një ndodhi fare normale. Është e këshillueshme që çdo njëri të ketë një informacion bazik për të vlerësuar dhimbjen e gjurit përpara se të kërkoj ndihmën e duhur. Të kuptuarit dhe sqaruarit e gjendjes do të bëj që të ndjeheni më mirë më i qehtë dhe merrni kohën e duhur për të vendosur hapat që duhet të merrni.
Në rastin më të mirë do tju pengoj në aktivitetin e përditshëm, sidomos ecjen. Mund ta ndjeni sidomos kur përthyeni gjunjët, ngreni pesha ose mund të keni dhimbje gjatë gjithë kohës edhe kur jeni ulu ose shtrirë. Sidoqoftë ka trajtime dhe opsione të ndryshme menaxhimi të dhimbjes që mund të eleminojmë ose reduktojnë ndjeshëm këtë problem.
Ajo që do tju shqetësoj më shumë është një dhimbje e menjëhershme në njërin ose të dy gjunjët që nuk e lidhni dot me asnje aktivitet ose mbingarkese të bërë në orët dhe ditën më përpara. Në këtë rast një vizitë tek mjeku specialist ortoped është e nevojshme.
Çfarë e shkakton dhimbjen e gjurit ?
Gjuri juaj përbëhet nga kocka,kartilagjen, ligament dhe likuide. Muskujt dhe tendinat ndihmojnë në lëvizjen e kyçeve. Kur njëra nga këto shtuktura dëmtohet ju do të keni një problem në gjurin tuaj. Shkaqet kryesore të dhimbjes së gjurit janë :
- Osteoarthritis. Dëmtimi gradual i kartilagjenit që mbështjell sipërfaqet e brendshme të gjurit
- Arthritis Rheumatoid. Gjuri mund të ënjtet dhe shtresa e kartilagjenit fillon të degradojë
- Dëmtim Ligamentesh. Ligamenti krucial anterior ACL dëmtohet zakonisht nga rrotullimet e menjëhershme ( tëist). Ligamenti krucial posterior PCL dëmtohet nga , direkte si p.sh aksidente me makinë, sportive, rrëzime nga distance.
- Dëmtime Tendinash. Këto dëmtime shkojnë nga një inflamacion i zakonshëm deri në shkyerje, që zakonisht ndodhin nga mbingarkesa në sport ose rrëzime nga distanca.
- Dëmtim kartilagjeni dhe çrregullime. Ndodh nga traumat, mbingarkesa, biomekanika e gjurit ( formë X ose të dalë anash ), muskuj të dobët. Keqpozicionim të kupës së gjurit, që shkakton sindromin patellar.
- Dëmtim i kupës së gjurit. Ndodh nga fraktura si rrezultat i rrëzimit direkt mbi kupë.
Përse duhet të bësh vizitë tëk specialisti ?
Menaxhimi i dhimbjes është pjesë e rëndësishme e çdo programi trajtim-rehabilitimi si nga dëmtimet direkte ose jo. Çdo gjë fillon me reduktimin e dhimbjes që vijon pastaj me proçesin e rehabilitimit të funksionit të humbur të gjurit ( lëvizshmëria, stabiliteti). Specialisti kupton ecurine e dhimbjes dhe opsionet e reduktimit të saj. Trajtimi si pjesë e një plani multimodal është më efektiv sesa një kapje e izoluar e problemit nisur vetëm nga një ose disa simptoma të dhimbjes.
Specialisti punon bashke me pacientin për të gjetur diagnozën e saktë të dhimbjes, jep trajtimin e sigurtë dhe efiçent me sa më pak efekte anesore. Trajtimi jo domosdoshmërisht përfshin medikamente. Në fakt një menaxhim I mirë i dhimbjes është më i suksesshëm kur trajtimi i saj ka një qasje më gjithë përfshirse dhe bëhet pa medikamente.
Kur duhet të kontaktojmë me specialistin ?
Një dhimbje akute ( e shpejtë) e papritur që mund të zgjasi disa ore ose ditë nuk është arsye e fortë për të kontaktura specialisitin. Nëse dhimbja shtrihet në kohë dhe nuk ka shenja pëermisimi atëhere duhet të kontaktoni me specialistin sepse duket që mundësia e vetë rregullimt të gjendjes është e vogel. Kjo nënkupton një dhimbje që zgjat më shume se 2-3 javë pa ndryshuar intensitetin.
Në ndihmën që merrni përfshihen edhe specialitete të tjera të fushës si : fiziatër, ortoped, reumatolog, fizioterapist.
Në përgjithësi ortopedi është ai që merret me dëmtimet e kockave, kyçeve, ligamenteve,,, tendinave dhe muskujve. Reumatologu ëshë I specializuar në trajtimet e artriteve, sëmundjeve reumatizmale ose trajtime pa operacione.
Fizioterapisti përdor ushtrime, stretching, aparatura të ndryshme, masazhe terapike, teknika manual të ndryshme për të rritur lëvizshmërinë, reduktuar dhimbjen, forcuar muskulaturën përreth gjurit dhe për të parandaluar përsëritjen e dëmtimit.
Si diagnostifikohet dhimbja e gjurit ?
Një ekzaminim i plotë është i nevojshëm për të diagnostifikuar saktësisht shkakun e dhimbjes. Kjo përfshin një vlerësim për të kuptuar nëse dhimbja vjen nga gjuri apo diku tjetër. Shpesh dhimbja e gjurit mund të arrij nga një tjetër burim, si p.sh dëmtim ipjesës së legenit ose fund shpinës. Kjo quhet dhimbje e radiuar ( Referred pain). Në përcaktimin e diagnozës doktori do të ketë parasydh edhe informacionin që merret nga këto :
- Karakteristikat e pacientit. Tek të moshuarit p.sh mundsia e prezencës së osteoarthtitis është më e madhe. Mbingarkesa është më e mundhshme tek të rinjtë që merren me sport. Obeziteti është një factor i rëndësishëm që ka vend për tu parë më nga afër.
- Historia e pacientit. Ka një pyetsor që sqaron situata të ndryshme si aksidentet , rrëzimet, dëmtimet sportive dhe vendin dhe Kohen e dhimbjes.
- Rezulatati i testeve fizike. Gjatë testeve fizike shikohet nëse ka dhimbje në muskuj, tendina, ligament ose kartilagjen. Kjo duke pare dhe testuar me kujdes çdo pjesë të gjurit para, anash , mbrapa, mbrenda.
- Rezultati I kontrollit imazherik , rezonance, skaner, grafi. Japin nje informacion shumë të detajuar mbi dëmtimet e mundshme indeve te ndryshme në dhe rreth gjurit.
Çfarë trajtimi mund të marrim për eliminimin e dhimbjes.
Natyra e dëmtimit do të përcaktojë edhe llojin e trajtimit. Duhet të marrim parasysh të gjithë spektrin e trajtimeve të mundshme.
- RICE ( rest, ice, compression and elevation). Reagimi I parë është qehtësi, akull, lidhje të lehtë të gjurit dhe nje ngritje e këmbës mbi karrike. Kjo funksionon për dhimbjen akute por jo për atë kronike ( më shumë se 3 muaj). Tek dhimbja kronike qehtësia mund të dobsojë muskujt që kanë nevojë të forcohen për të reduktuar dhimbjen.
- Ushtrime dhe fizioterapi. Disa ushtrime ndihmojnë të forcojmë musjkuj por edhe duhet të dini cilat ushtrime duhet të mos bëni për të parandalu dëmtim të metëjshëm.
- Ndryshim në stilin e jetës. Ka disa gjëra që duhet ti ndryshojmë në përditshmerinë tonë që ndihmojnë në reduktimin e dhimbjes. P.sh ulja në peshë ndihmon uljen e stressit mbi gju. Nderprerja e vrapimit që irriton dhe ngacmom gjurin . Reduktimi i qendrimit në pdoziconi me gjunë të përthyera për shumë kohë.
- Terapi plotësuese. Për disa pacientë funksionon mirë përdorimi I terapive si masazh terapik, biofeedback, açupunture, yoga, meditim.
- Medikamente. Ketu mund të përfshihet nonsteroidal anti-inflamatorë të fuqishqëm si Opiodis. Kjo gjithmonë duke u këshilluar me mjekun specialist. Në disa raste ka vend për përdorimin e mekidamenteve steroids porn në masë dhe kohë të kufizuar sepse provokojnë luhatje tensioni, diabeti dhe dobësojnë kartilagjenin dhe kapsulë artikolare të gjurit
- Operacioni. Përdoret për të fiksuar strukturat e dëmtuara. Nuk duhet të jetë zgjidhja e parë, por në disa raste është e vetmja.
- Terapia regjeneruese. Mund të realizohet me injeksionin e plzmës së trajtuar më parë ose nga përpunimi I qelizave staminale ( stem cell). Kjo terapi nuk është vërtetuar akoma për eficencen e saj.
Meqënëse gjuri është kuç që mban peshë dhe ngarkohet shumë nga aktiviteti I përditshëm, situatat e dhimbjes, ndjesia e rëndesës dhe lodhjes, bllokimit , ngrohjes dhe ënjtjes do të na shoqërojne gjatë gjithe jetës. Prandaj infomimi mbi menaxhimin e dhimbjes ka rëndësi për të gjithë dhe na ndihmon ti japim rëndësinë që meriton.
Keshilla:
Mos ndiqni këshillat e të afermve që nuk janë specialist të fushës.
Mos përdorni medikamente pa rekomandimin e mjekut.
Mos përdoni informacionin e marre nga interneti pa u kosultuar me mjekun.
Veprimi i para që bëjme kur fillon dhimbja është ulja e ngarkesës që e keni konsideruar normale deri para shfaqjes së dhimbjes.
Në klinikën BALANCE dhimbja e gjurit trajtohet me qasje gjithpërfshirje : terapi analgjezike, terapi anti-inflamatore, ushtrime forcimi muscular, stretching, riedukim postural dhe funksional.
Petrit Drini
Fizioterapis.
rr Ndreko Rino. Pll Viridario 1 ap 25 Tirane
tel +355(0) 672847074
The best position is the next position.