DHIMBJA E QAFES.
D
himbja e qafës haset shumë shpesh. Shkaqet mund të jenë të njohura të tilla si një aksident ose më të komplikuara kur lidhen me përsëritje të veprimeve ose pozicione të mbajtura në kohë të gjatë. Ka shumë shkaktarë për dhimbjen e qafës, por shumë prej tyre nuk janë serioze.
Fizioterapistët kanë aftësi në ekzaminimin dhe trajtimin e dhimbjes së qafës dhe dhimbjet e kokës, të krahut, mpirjet e krahut. Një konsultim me fizioterapistin do t’ju sjellë një rimëkëmbje normale.
SHKAQET KRYESORE TË DHIMBJES SË QAFËS
Dhimbja e qafës, shumë rrallë mund të jetë serioze. Shumë prej dhimbjeve të qafës kanë një shkak të identifikueshëm por që mund të duhet kohë për ta gjetur këtë.
Disa shkaqe të njohura janë:
- Whiplash – Lëvizje e fortë e menjëhershme
- Tërheqje muskujsh dhe ligamentesh si pasojë e ngritjeve të peshave, përdredhjeve ose rrëzimeve
- Të fjeturit keq
Shpesh anashkalohen, por janë gjithashtu shkaqe edhe:
- Orët e gjata të kaluara në pozicion të përsëritur stresues p.sh. përdorja e kompjuterit ose ngarja e makinës
- Shikimi i televizorit në një kënd të caktuar ose leximi shtrirë
- Ankthi ose stresi shkaktojnë tensionim të qafës dhe muskujve të kurrizit
Këto dhe shume strese të tjera mund të prekin të gjitha moshat nga fëmijët e vegjël deri tek të rriturit. Fatkeqësisht, popullariteti i laptopeve, lojrave elektronike dhe të shkruarit në celular ka cuar në rritjen e numrit te adolishentëve që përjetojnë dhimbje qafe.
Artikulacionet cervikale (të qafës) që janë konsumuar tashmë, janë veçanërisht të prirur per tërheqje. Fizioterapisti mund t’ju ndihmojë të gjeni shkakun duke parandaluar kështu që dhimbja të përsëritet në të ardhmen.
SIMPTOMAT MË TË ZAKONSHME TË DHIMBJES SË QAFËS
Dhimbja rreth qafës është simptoma më e njohur por ajo mund të lidhet edhe me zonën e shpatullave ose me fytyrën dhe kokën. Dhimbjet e kokës gjithashtu ndodhin shpesh për shkak të irritimit afatgjatë të qafës. Nëse një nerv cervikal është ngacmuar në zonën ku ky nerv i largohet qafës, ju mund të ndjeni dhimbje dhe ose mpirje në krah dhe në dorë. Marrjet e mendve mund të provokohen gjithashtu prej tërheqjeve në qafë. Shpesh artikulacionet e bllokuara dhe muskujt e tensionuar kufizojnë lëvizjet e qafës tuaj.
Fizioterapisti është i aftë të bëjë diagnozën dhe do t’ju udhëzojë dhe shpjegojë origjinën e simptomave tuaja.
DHIMBJET E KOKËS
Kërkimi i shkaqeve dhe ngacmuesve të dhimbjes së kokës së vazhdueshme mund të jetë shumë konfuzuese dhe shqetësuese herë pas here. Fizioterapistët me eksperiencë janë të aftë për trajtimin e dhimbjeve të kokës dhe punojnë me ju për të kuptuar problematikën në tërësi. Pavarësisht nëse dhimbja juaj e kokës klasifikohet si një migrenë ose si një dhimbje tensionuese, studimet kanë treguar që trajtimi i zonës së qafës mund të japi përmirësime të shumë llojeve të ndryshme të dhimbjes së kokës.
Fizioterapisti dëgjon me kujdes për simptomat e dhimbjes tuaj të kokës dhe ndërmerr një ekzaminim të detajuar. Teknika më e përshtatshme e trajtimit vendoset me ju se bashku dhe gjithashtu ju jepen këshilla se si të kujdeseni për dhimbjen e kokës ne shtëpi.
CFARË MUND TE BEJ PËR TË LEHTËSUAR SIMPTOMAT?
- Lëvizni qafën rregullisht dhe lehtë deri aty ku ju lejon dhimbja
- Shmangni mbajtjen e qafës plotësisht te palëvizshme dhe mos vendosni qafore
- Mundohuni ti lini te lirshëm muskujt përreth qafës dhe ulini shpatullat poshtë ndërsa nxirrni frymën jashtë
- Përpiquni të reduktoni nivelet e ankthit dhe të stresit duke shpenzuar kohë për qetësim
- Përdorni diçka të ngrohtë përreth qafës, por jo shumë të nxehtë që t’ju djegë
- Mund të përdorni ilaçe kundra dhimbjes. Lehtësimi i dhimbjes ndihmon muskujt të relaksohen dhe ju lejon të lëvizni qafën
- Bëni pushime të rregullta nga përdorimi i kompjuterit dhe merrni këshilla nga fizioterapisti për të mbajtur një posturë (qëndrim) korrekt në punë
- Shmangni shikimin e ekraneve të vendosur anash dhe zvogëloni kohën që harxhoni duke mbajtur kokën e nxjerrë përpara ose poshtë.
SI MUND T’JU NDIHMOJË FIZIOTERAPIA?
- Fizioterapisti shpenzon kohë për t’ju dëgjuar ndërsa i shpjegoni dhimbjen/simptomat
- Pas kryerjes të një ekzaminimi të detajuar ai do t’ju shpjegojë diagnozën dhe konkluzionet e tij
- Fizioterapisti do të përgjigje për cdo pyetje serioze që keni
- Bazuar në ekzaminimin, ai do të diskutojë mbi trajtimin më të përshtatshëm (bazuar në evidencat) nga një listë e gjerë, p.sh: masazhi, ushtrimet, manipulimet, etj.
- Fizioterapisti shikon shkakqet e mundshme për të shmangur përsëritjen e dhimbjes
- Ai do t’ju japë këshilla dhe ushtrime për t’u kryer ne shtëpi.
Fizioterapisti ju jep trajtimin efektiv me eficencë për t’ju kthyer ju në një jetë normale, aktive në kohën më të shkurtër të mundshme.
Klinika Balance kujdeset që të sigurojë cilësi të lartë shërbimi. Në sajë të eksperiencës së gjate, në këtë klinikë janë mbledhur rregullisht të dhëna mbi dhimbjen e qafës të cilat kanë treguar që pacientët kanë reaguar ndaj trajtimit shpejtë dhe shumica e tyre i janë kthyer aktivitetit të plotë normal.
MOS HARRONI
- Dhimbja e qafës nuk shkakton pasoja serioze per shendetin.
- Mbajeni qafën në lëvizje deri në kufijtë që nuk ndjeni dhimbje
- Identifikoni dhe shmangni pozicionet dhe aktivitetet irrituese
- Fizioterapistët janë ekspertë në trajtimin e dhimbjes së qafës
- Shumë dhimbje koke mund të trajtohen me sukses me anë te fizioterapisë
- Trajtimi në fazë të hershme siguron një rimëkëmbje më të shpejtë
- Këshillohuni dhe trajtohuni prej një fizioterapisti.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355672847074
www.klinikabalance.com