Dhimbja muskulo-skeletore
Dhimbja muskulare
DHIMBJA NE APARATIN MUSKULO SKELETOR
- Cfarë i shkakton dhimbjet në muskulo – skeletor.
- Kush janë simptomat e dhimbjes.
- Si diagnostikohet dhimbja.
- Si trajtohet dhimbja dhe problemet muskulo – skeletore.
Dhimbja në aparatin muskulo – skeletor është dhimbja që prek muskujt, ligamentet, tendinat dhe kockat.
– Cfarë i shkakton dhimbjet ?
Shkaqet e dhimbjes janë të ndryshme. Indi muskulor mund të dëmtohet nga aktiviteti i përditshëm. Traumat lokale, lëvizje tronditë,se aksidente automobilistike, rrëzime, fraktura, tërheqje dhe shkyerje, dislokime (dalje), goditje direkte në muskuj mund të shkaktojnë inflamacione. Të tjera shkaqe të dhimbjes janë: Tension postural, lëvizje të ripërsëritura në kushtet mbingarkese, mos lëvizja (imobilizim) për një kohë të gjatë.
Ndryshime të posturës ose motorika e dobët e trupit mund të sjellin ndryshime në pozicionin e shtyllës kurrizore duke shkurtuar disa muskuj dhe duke bërë që muskujt e tjerë të punojnë më shumë për të kompesuar ato dhe si rrezulltat të fillojnë shenjat e para të dhimbjes.
- Kush janë simptomat ?
Njerëzit me dhimbje muskulo – skeletore shpesh ankohen për dhimbjen në të gjithë trupin. Muskujt e tyre ndihen sikur janë të tërhequr, të shtypur, të mbingarkuar, djegin, dridhen.
Simptomat variojnë nga personi në person, por ato më të zakonshmet janë .
- Dhimbja.
- Lodhja.
- Çrregullime gjumi.
- Si diagnostikohet dhimbja ?
Mjeku juaj do të kryejë egzaminimin e plote fizik dhe historikun mjeksor. Përveç kësaj mjeku juaj mund të kërkoj të behen analiza, kontrolle, imazheri për të konfirmuar diagnozen, psh eko, grafi, rezonancë, elektromiogram. E rëndësishme është karakteri i dhimbjes (djegese, shpuese, therrese, radiuese), vendi i dhimbjes, kohë zgjatja. Testet muskulare dhe palpëcioni ndihmojnë në këtë proçes. Diagnostikimi është një faza më e vështirë dhe e rëndësishme. Eksperienca e mjekut ndihmon. Nuk duhet nënvlerësuar situata në të cilën pacienti kalon ne lidhje me prezencën dhe nivelin e stresit ne jetën e tij. Gjenda post Covit shton simptomat dhe intensitetin e tyre.
- Si trajtohet dhimbja muskulo – skeletore ?
Egzistojnë lloje të ndryshme të terapive manuale ose mobilizimeve që mund të përdoren tek njerëzit me probleme në aparatin muskulo – skeletor.
Për disa lloje dhimbjesh akute këto teknika mund të përdoren me sukses. Në dhimbjet kronike përdoren metoda dhe trajtime të ndryshme nga ato akute.
Medikamente si ato jo steroidale anti-inflamator (NSAIDs) mund të përdoren për të trajtuar inflamacionin ose dhimbjen muskulo – skeletore.
Tek pacientet me çregullime si: Fibromialgji medikamentet rrisin në trupin e pacientit nivelin e serotonines dhe norepinefrinës (neurotrasmetues që rregullojnë gjumin, dhimbje dhe mirë funksionimin e sistemin imunitar) mund të përdoren në doza të vogla.
Disa medikamente ndihmojnë gjumin, zolpidem, eszopiclone dhe ramelteon.
Të tjera trajtime:.
- Injeksioni me anti-inflamator në ose rreth vendit të dhimbjes.
- Ushtrime që përfshijnë forcimin dhe tërheqjen e muskujve.
- Akupunturë ose akupresurë.
- Teknika relaksuese (frymarje, joga, meditime).
- Manipulime osteopatike.
- Masazhe terapike.
Roli I fizioterapise në trajtimin e dhimbjeve muskulo-skeletore.
Fizioterapia ngelet mjeti më efikas në trajtimin e problemeve mukulo-skeletore. Ajo përfshin përdorimin e shumë teknikave manuale dhe terapive instrumentale që kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën. Një vend të veçantë zë trajtimi miofashal, terapia e fashave, mobilizimet e kyçeve, ushtrimet e forcimit, edukimi postural etjera.
Petrit Drini
Fizioterapist
Klinika BALANCE
tel +355 672847074