DROP HEAD – koka e varur

Drop Head Syndrome (DHS)
(Sindroma e kokës së varur)

1. Përkufizimi
Drop Head Syndrome është një gjendje neurologjike ose muskulare e karakterizuar nga dobësi e rëndë e muskujve ekstensorë të qafës, që rezulton në pamundësi për të mbajtur kokën drejt. Kjo gjendje shkakton një përkulje, varje të plotë të kokës përpara, e cila përmirësohet përkohësisht kur pacienti e mbështet kokën me duar ose kur rri shtrirë.
Emërtime të ndryshme:
• Dropped Head Syndrome
• Head Ptosis
• Cervical extensor myopathy
2. Anatomia
Muskujt kryesorë që mbajnë kokën drejt janë muskujt ekstensorë të qafës (cervikalë):
Muskujt ekstensorë të qafës
• Splenius capitis
• Splenius cervicis
• Semispinalis capitis
• Semispinalis cervicis
• Trapezius (pjesa e sipërme)
• Levator scapulae

Funksioni i tyre:
- Mbajnë kokën në pozicion neutral ( drejt)
- Lejojnë ngritjen, përkuljen mbrapa dhe rrotullimin e kokës.
Në DHS këta muskuj dobësohen ose dëmtohen, duke i lejuar muskujt e përparëm fleksorë (përkulësit) të dominojnë.
3. Simptomat
Simptoma kryesore:
Koka bie përpara totalisht (flexion i theksuar cervikal).
Simptoma të tjera shoqëruese:
• Dhimbje qafe ose lodhje muskulare.
• Vështirësi për të parë drejt, sidomos përpara ose lart.
• Përmirësim i pozicionit të kokës kur pacienti shtrihet.
• Gjatë ecjes e pamundur të mbahet koka drejt.
• Probleme me gëlltitjen (dysfagia) ose frymëmarrjen në disa raste.
• Humbje force në sup dhe shpatulla (varësisht nga shkaku).
4. Shkaqet dhe diagnoza
Drop Head Syndrome nuk është një sëmundje e thjeshtë e shkaktuar vetëm nga një faktor, është një simptomë që mund të shkaktohet nga disa çrregullime.
Shkaqet kryesore.
A. Çrregullime neuromuskulare
1. Myasthenia Gravis (MG)
– Lodhje e shpejtë e muskujve, përkeqësim gjatë ditës.
2. ALS (Scleroza Laterale Amiotrofike)
– Dëmtim progresiv i neuroneve motorike.
3. Miopati inflamatore:
• Polymiositis
• Dermatomyositis
• Inclusion body myositis
4. Miopati nga ilaçet
• Statinat
• Steroidet në përdorim afatgjatë
5. Dystonia cervikale ose sëmundje të tjera të lëvizjes.
B. Shkaqe strukturore
• Spondilozë e avancuar cervikale.
• Dëmtime të ligamenteve ose traumë në qafë.
• Pasojë e kirurgjive cervikale.
C. Shkaqe sistemike të rralla
• Sëmundje mitokondriale
• Hipotiroidizëm i rëndë
• Parkinsonizmi i avancuar

Diagnoza
Duhet të përfshijë:
1. Eksaminim klinik
• Testimi i forcës së muskujve të qafës.
• Vlerësimi i përkuljes dhe ekstensionit cervikal.
• Kërkimi për simptoma të tjera neuromuskulare.
2. Analiza laboratorike
• CK (kreatin kinaza) – tregon dëmtim muskulor.
• Teste për Myasthenia Gravis (Acetylcholine receptor antibodies).
• Teste për sëmundje inflamatore.
3. Elektromiografi (EMG)
• Tregon nëse problemi është muskulor apo nervor.
4. MRI e qafës
• Përjashton shkaqe strukturore (hernia, tumore, spondilozë).
5. Vlerësimi neurologjik dhe reumatologjik
Shpesh kërkon bashkëpunim multidisiplinar.
5. Trajtimi
Trajtimi varet nga shkaku themelor.
A. Trajtim për çrregullimet neuromuskulare
• Myasthenia Gravis:
– medikamente si pyridostigmine, imunoterapi, steroidë.
• Miopatitë inflamatore:
– kortikosteroidë, imunosupresantë.
• Miopati nga statinat:
– ndërprerje e medikamentit.
• ALS:
– terapi suportive, fizioterapi, pajisje ortopedike.
B. Trajtim rehabilitues
• Fizioterapi për forcimin e muskujve ekstensorë.
• Stretching për muskujt fleksorë të qafës.

• Ushtrime izometrike.
C. Pajisje ndihmëse
• Orteza cervikale (qafore) për të mbajtur kokën drejt.
• Përdoren në mënyrë të kontrolluar për të shmangur atrofinë.
D. Kirurgjia
Rrallë aplikohet, vetëm në raste të:
• deformimit të përhershëm cervikal
• spondilozës së rëndë
• paaftësisë totale për të mbajtur kokën
E. Menaxhimi i dhimbjes
• NSAIDs
• Terapia fizikale
• Masazh terapeutik
Ushtrime fizioterapie


Petrit Drini
Fizioterapist
Klinika Balance Physio
Rr Ndreko Rino pll Viridario ap 25
Tirana
Tel 0672847074
Your best posiotin is the next position