Fibromialgjia
Fibromialgjia.
Fibromialgjia është një çrregullim në sistemin muskulo-skeletor që karakterizohet nga një dhimbje e vazhdueshme në pika të ndryshme të trupit, lodhje e përgjithshme, ngurtësim të muskujve,crregullim të gjumit , të zorrëve,memories dhe humorit.
Dhimbjet zakonisht fillojnë mbas ngjarjeve si : trauma fizike, operacione kirurgjikale, infeksione, inflamacione ose stress psikologjik të madh. Në disa raste kjo ndodh gradualisht si rrezultat i akumulimit të simptomave me kohë.Gratë janë më të prirura të preken nga fibromialgjia.
Shumë pacientë që preken nga kjo sëmundje, preken edhe nga dhimbja e kokës, TMJ ose tempomandibolare joint, sindroma e dhimbjes se artikulacionit të nofullës, sindromi i irritimit të zorrëve, ankth dhe depresioni.Nuk ka një shenjë karakteristike patologjike, rrezultat laboratorik, imazherik që mund të diagnostifikojë atë. Ka akoma debate mbi kriteret e diagnostifikimit.
Në shumë raste analizat në laboratore rrezultojnë normale ose ngjasojnë me shenjat klinike të arthritis ose formave reumatizmale . Kjo nuk është vendosur akoma nga shkencëtaret e fushës.Kjo ka bërë që fibromialgjinë ta konsiderojmë një sindromë pra përmbledhje shenjash klinike por pa një mundësi diagnostifikimi të mirë përcaktuar.
Automatikish simptomat e kësaj sëmundje nuk kanë një kurë të përcaktuar mirë dhe nuk kanë një kurim definitiv dhe perfundimtar.
Pacientët me këtë sindromë janë shumë të ndjeshëm ndaj dhimbjeve. Rreth 10 milion njerëz janë të aktualisht të prekur nga ky çrregullim. Ndërmjet tyre 9 në 10 pacintë janë gra.Fibromialgjia nuk është rrezik për jetën por përkeqson në mënyrë shumë të veçantë jetën e pacientit.
Sipmtomat primare
Shpërndarja e dhimbjes.– dhimbja që lidhet me fibromialgjinë është e vazhdueshme, zhgërruese dhe zgjat të paktën 3 muaj. Quhet e shpërndarë kur ka pika të dhimbshme para-mbapa dhe poshtë-lartë trupit. Numri i pikave të dhimbshme mund të jetë 6-8-10 ose me shumë njëkohesisht.
Lodhja – pacientët e prekur zgjohen të lodhur edhe kur kanë fjetur mjaftueshëm. Gjumi bëhet i çrregullt, i ndërprerë nga dhimbja, me vështiresi frymëmarje, dhe këmbë të rënduara.
Çrregullimet konjitive – Një simptomë shumë e ndeshur është pamundësia për të qënë i fokusuar, i kujdesshëm dhe i përqëndruar në punët mendore.Simtomat e tjera që shoqërojnë Fibromialgjinë.
- sindroma irritimit të zorreve.
- Sindroma e lodhjes kronike.
- Migrene dhe dhembje të ndryshme të kokës.
- Inflamacion i fshikezës së urinës. Sindromi i dhimbjes së fshikëzës.
- Çrregullim i funksionit të artikualcionit temporo mandibolar.
- Ankth
- Depresion
- Ndryshime posturle dhe takikardi.
Fibromialgjia dhe moti.
Pacientet e prekur nga kjo sëmundje besojnë që moti i vrenjtur, lagështia, temperaturat e ulta, presioni i barometrik ndikojnë direkt në shtimin e simpotmave të sëmundjes dhe definitivisht moti është nja nga faktorët kryesore që përkeqson fibriomialgjinë.Sa më e gjatë ekzistenca e sëmundjes aq më i ndjeshëm nga kushtet e motit.
Trajtimi
Deri tani nuk ka një trajtim të vetëm për të gjithë simptomat e fibromialgjinë dhe ajo që funksionon për një person nuk funksionon për tjetrin. Është e nevojshme të përdoren trajtime të ndryshme të kombinuara që i përshtaten individualisht një pacienti.Ka disa mënyra trajtimi :
- Manual ( fasha, triggerpoint )
- Ushtrime flaksibiliteti, streching posturologji.
- Psiko terapi ( biseda terapike)
- Trajtimi me medikamente (amitriptyline, citalopram, duloxetine,paroixetine)
- Akupunturë
Trajtimi me akupunturë redukton dhimbjen përkohësisht dhe nuk zgjat më shumë se disa jave maksimumi 3 muaj.
Fizioterapia.
Nga më shumë se një studim mbi trajtimin e fizioterapisë, rezulton se trajtimi më efiçent ngelet trajtimi me fizioterapi. Një përqindje e mirë e rasteve janë kombinime të fizioterapisë me medikamentet e duhura.Ka vend vend për optimizëm. Suksesi qëndron tek gjetja e trajtimit specifik për çdo individ dhe sidomos kombinimi i duhur i llojit të terapive.
Petrit Drini
Fizioterapist
www.klinikabalance.com
+355 672847074Rr
Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25 Tiranë
The best position is the next position.