• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES

October 27, 2021balance2012Gjymtyret

Fraktura e Kyçit të Këmëbës

Fyerja e kyçit të këmbës është e dhimbshme dhe shkakton paftësi për jave ose muaj.

  • Çfarë është fraktura e kyçit ?
  • Çfarë e shkakton ?
  • Çfarë është fraktura e stressit ?
  • Llojet e frakturave ?
  • Cilat janë simptomat ?
  • Si diagnostikohet ?
  • Si trajtohet ?
  • Sa zgjat rekuperimi ?
  • Çfarë roli ka fizioterapia ne rekuperimin funksional ?

Çfarë është fraktura e kyçit ?

Një frakturë kyçi mund të jetë e thjeshtë ose multi frakturë, e tre kockave të kyçit : tibia, fibula dhe talus.  Kyçi është i përbërë nga kockat, tibia, fibula, talus si dhe ligamentet që garantojnjë stabilitetin e kyçit. Ligamentet mund të demtohen në rast frakture ose jo. Në rast frakture, demtimi i ligamenteve sjell instabilitet te kyçit. Ligamenti me i rëndësishëm është lig. Deltoid. Dëmtimi i kockave nga thyerja mund të dëmtojë edhe shtresën mbrojtëse ose kartilagjenin e kyçit që afat gjatë shkakton artrozë ose inflamacionin e kyçit.

Shkaqet ?

Në përgjithësi fraktura ndodh gjatë një dëmtimi në rrotullim ose përdredhje gjatë ecjes ose vrapimit. Mund të dëmtohet gjithashtu edhe si rrezultat i forcave mbi kyç gjatë rënieve nga distanca ose aksidenteve automobilstike.

Fraktura e stressit.

Kjo frakturë ndodh zakonisht mbas fillimt të një aktiviteti me impakt të madh mbi këmbë, ecjet e gjata, vrapuesit e maratonave. Kjo frakturë mund të ndodhë mbi çdo kockë të kyçit por veçanërisht mbi tibia dhe fibula.

Llojet e frakturave.

Meqë kyçi ka tre kocka, edhe frakturat mund të jenë të ndryshme, në çdo kockë ose në dy ose të treja bashkë.

Fraktura më e zakonshme është ajo e malleolit lateral ose pjesa e poshtme e fibulës. Mund të ndodh një thyerje e të dyja maleoleve lateral dhe medial. Gjithshtu mund të ndodhe ne tre vende , lateral, medial dhe posterior ( pjesa e poshtme e fibulës)

Lloji I katërt quhet edhe plafond frakturë, ku dëmtohet edhe pjesa qëndrore e kyçit si rrezultat i një rënie nga distanca. Dy llojet e fundit shkaktojnë edhe dëmtimin më të madh të kartilagjenit dhe rrezikun e artrozes më vonë.

Frakturat me zhvendosje.

Frakturat pa zhvendosje janë thyerje por akoma në pozicion korrekt. Në frakturat e zhvendosura kemi spostim të kockave nga pozicioni i tyre natyral. Në këtë rast edhe dëmtimi i ligamenteve është i rëndë.

Cilat jane Simptomat ?

Simptoma kryesore është dhimbja dhe ënjtja. Dhimbja shtohet nëse personi provon të mbështes këmbën në tokë.

Diagnostikimi ?

Mënyra me e shpejtë është bërja e një grafie, por mund të bëhet edhe me CT scan  ose MRI ( rezonance manjetike ). Rrezultati i dalë duhet te konsultohet nga mjeku ortoped.  Nevoja per ndërhyrje kirugjikale ose jo përcaktohet nga lloji I frakturës.

Trajtimi

Trajtimi varet nga lloji i frakturës dhe stabiliteti.

Prishja e pozicionit anatomik natyral të kockave ose zhvendosja e tyre kërkon nje fiksim më të mirë dhe kjo arrihet me ndërhyrje kirurgjikale. Është më e  lehtë të fiksosh një frakturë sesa të trajtosh problemet post frakturë. Fraktura pa zhvendosje mund të trajtohen pa ndërhyrje kirurgjiakle,  thjesht me imobilizim ( gips). Kjo është një fushë shumë e gjërë që evulon rregullisht në botën e otopedeve të specializuar në kirugjinë e kyçit.

Kohe zgjatja e rikuperimit.

Ngjitja e kockës zgjat mesatarisht 6 javë. Mund të zgjasi më shumë për rikuperimin e ligamenteve dhe indve të tjera të buta. Mbas ndërhyrjes kirurgjikale pacienti nuk mund të peshojë këmbën në tokë për 4-6 javë. Pas 6 javësh është koha për nje grafi tjetër të kyçit për të parë cilësinë e ngjitjes së kockave. Nga ky momet mund të fillojë të mbështesi këmbën dhe të filloje trajtimin me fizioterapi.

Fizioterapia.

Fizioterapia do të zgjase për 8-12 javet në vazhdim. Roli i saj ka të beje jo vetëm me reduktimin e dhimbjes, largimin e ënjtjeve, luftimin e atrofizimit te musjkujve dhe indeve të buta por mbi të gjitha me kthimin e plotë të funksionit të kyçit.

Bazuar mbi programe të mirë studiuara dhe llojin e frakturës , fizioterapia konsiston ne kthimin e ROM ( range of motion) dhe stabilitetit ( ecje, ekuiliber) të kyçit.

Petrit Drini

Fizioterapist

www.klinikabalance.com

+355 672847074

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com