Frymëmarrja dhe dhimbja në kurriz

Dhimbja e kurrizit
Është e rëndësishme që fizioterapistët manual dhe ata që përdorin ushtrime korrigjuese të kenë një njohuri të mirë mbi bio-mekanikën e kafazit të kraharorit dhe pjesës torakale të shtyllës kurrizore (zona e vertebrave T) si dhe lidhjes së tyre me frymëmarrjen optimale. Kur mendojmë për frymëmarrjen, zakonisht mendojmë për sistemin respirator, por në fakt, shumë mendojnë se sistemi neuro-muskolo-skeletor nxit mekanikën dhe koordinimin e sistemit respirator tek njeriu. Studiuesi i njohur Cek Dr. Karel Lewit përmend: “Frymëmarrja është modeli jonë i lëvizjes kryesor dhe me i rëndësishëm, si dhe më i çrregulluari.” Shumë profesionistë në fushën e shëndetit janë në dijeni të faktit se si frymëmarrja ndikon në posturë, vendosjen e funksioneve të trupit, por ka paqartësi kur vjen çështja në trajtimin e çrregullimeve miofashiale dhe të artikulacioneve që ndodhen poshtë. Ky artikull paraqet një përmbledhje të anatomisë së frymëmarrjes, strategjive të vlerësimit dhe të trajtimit që ndihmojnë klientët të marrin frymë në një mënyrë më funksionale dhe të veçante.
Gjatë përpjekjes për të marrë frymë, kafazi i kraharorit ka aftësinë unike për të rritur dimensionet e tij përpara/prapa dhe anësore në të njëjtën kohë. Struktura më përgjegjëse për gjenerimin e presionit negativ brenda kraharorit është diafragma (Fig, 1). Marrja e frymës bën që diafragma të kontraktohet dhe të lëvizi në mënyrë të pavarur. Ky veprim i shtrin muskujt duke krijuar një reduktim të presionit në kraharor dhe një rritje të sasisë së ajrit të futur brenda në mushkëri. Ndërsa nxjerrim frymën jashtë, diafragma relaksohet, dhe rikthehet forma normale, ndërkohë që hapësira e ajrit në mushkëri reduktohet duke shkaktuar nxjerrjen e ajrit jashtë (Fig. 2). Çdo rritje në presionin abdominal nëpërmjet marrjes së frymës drejton harqet e shtyllës kurrizore duke shkaktuar një rritje në bllokimin dhe stabilitetin e pjesës torakale të shtyllës kurrizore dhe të kafazit kraharor.
Ky veprim i pavullnetshëm punon në bashkëpunim të ngushtë me strukturat e tjera të cilat shpesh i quajmë si “kryesoret”. Për shkak të lidhjes së ngushtë ndërmjet frymëmarrjes dhe strukturave kockore, çdo gjë që dobëson diafragmën gjithashtu ndikon negativisht në pjesën torakale të shtyllës kurrizore dhe funksionet e kafazit të kraharorit. Kur artikulacionet e trupit bllokohen, modelet normale të frymëmarrjes përkeqësohen. Nuk ka shumë rëndësi nëse merrni pjesë në aktivitete konkurruese sportive ose thjesht ngrini një fëmijë nga sedilja e makinës, muskujt kryesore duhen përfshirë në mënyrën e duhur. Çrregullimi, në çdo strukturë që lidhet me frymëmarrjen na bën më të predispozuar ndaj dëmtimeve dhe dhimbjes.
Rikthimi i funksionit redukton koston metabolike të lëvizjes
Kur tensioni, trauma dhe postura e keqe ndryshojnë bio-mekanikën dhe përkeqësojnë ngadalë lëvizjen kryesore, zakonisht është e lehtë të verifikohet me anë të ekzaminimit me prekje. Për shkak se lëvizjet e çrregullta të pakoordinuara janë më pak efektive, këto ndryshojnë ngarkesën mbi trup dhe modelet e aktivizimit të muskujve. Shumë dhimbje kronike zhvillojnë “amnezi lëvizjeje” dhe nuk janë në gjendje të përshkruajnë ose të ndiejnë ndryshimet në modelet e tyre të lëvizjeve. Por, problemet e mëposhtme shpesh ndodhin paralelisht me frymëmarrje të dobësuar dhe humbje të frymëmarrjes së duhur me diafragmë:
- Dhimbja kronike e pjesës së poshtme të kurrizit
- Dhimbje kokë të shpeshta tensionimi
- Ngarkesë e sistemit emocional, stres i lartë dhe ankth i vazhdueshëm
- Tërheqje e vazhdueshme posturale për shkak të posturës së qëndrimit në zyrë, etj.
- Pozicione të përsëritshme dhe të dhimbshme të brinjëve
Kafazi i kraharorit dhe muskujt kryesor të tij punojnë si një njësi dhe koordinimi i lëvizjeve është thelbësor. Manifestimi i dhimbjes nëse një brinjë humb aftësinë për t’u koordinuar në mënyrën e duhur me pjesën tjetër të kafazit të kraharorit dhe shtyllën kurrizore si pjesë të një njësie funksionale. Kjo do të ishte e ngjashme me një skuadër vozitëse ku njeri prej anëtarëve vepron jo në sekuencë me grupin. Funksionet e brinjëve të ndryshuara mund të shkaktojnë vështirësi në frymëmarrje, lëvizje të kufizuara të shpatullave, dhe dhimbje në zona të tjera, dhe mbrojtje të muskujve. Gjithashtu, brinjët që nuk ndodhen në një linjë mund të pickojnë nervat ndërmjet brinjëve, duke tejçuar dhimbje përgjatë brinjëve, dhe me raste edhe në muret e kraharorit (frika për atak zemre).
Virtualisht është e pamundur që të mbivlerësohet ndikimi i frymëmarrjes mbi pjesën torakale të shtyllës së kraharorit dhe lëvizshmërinë e brinjëve si dhe stabilitetin postural. Muskujt e diafragmës, abdominale, dhe ato që ndihmojnë në frymëmarrje prodhojnë rreth 21,000 frymëmarrje në ditë. Një diafragmë e fortë dhe që lëviz lirshëm shërben si muskuli kryesor për frymëmarrje, duke lejuar që muskujt e tjerë ndihmës të qëndrojnë të butë dhe të relaksuar.
Një diafragmë e dobët shkakton një tonus pushues të lartë në pjesën e sipërme të muskujve të kafazit kraharor të tillë si skalenet, trapezi i sipërm, levator skapula, dhe pektoral. Latissimus dorsi, muskujt pektoral (të kraharorit) nuk mendohen të jenë muskuj ndihmues në frymëmarrje, por mund të përfshihen në modele të gabuara të lëvizjeve të tilla si frymëmarrja paradoksale, ku abdomeni (barku) lëviz brenda dhe jashtë gjatë frymëmarrjes. Ky çekuilibrim i shpeshtë i muskujve krijon tërheqje në shpatull, mbajtjen e kokës përpara, dhe humbje të lordozës lumbare. Postura me kokën përpara mund të shkaktojë dhimbje poshtë oksipitalit dhe dhimbje cerviko-torakale, pasi këto zona janë tashmë duke mbartur ngarkesë të tepërt për të kompensuar pjesën torakale të shtyllës kurrizore që është në hiper-kifozë.
Një mënyrë, shpesh e nënvlerësuar për të lehtësuar qafën dhe shpatullat e ngacmuara ose dhimbjen e mesit, është duke përmirësuar lëvizshmërinë e kafazit të kraharorit. Në Fig. 3, demonstrohet teknika e ngritjes së kafazit të kraharorit dhe zonës së legenit. Në Fig. 4, aktivizohet një diafragmë e bllokuar ndërsa mobilizohet kafazi i kraharorit. Ndërsa personi merr frymë, ai lehtësisht shtyn bërrylat kundrejt duarve të terapistit dhe qëndron deri sa të numërohet deri në 5. Gjatë nxjerrjes së frymës, gishtat e terapistit punojnë nën kafazin e kraharorit dhe shtyjnë të gjithë ajrin e bllokuar në muskujt e diafragmës (përsëriteni 5 herë).
Ushtrime shtëpie për frymëmarrjen
Çdo individ me probleme frymëmarrjeje duhet që të marri këshilla për ushtrime. Një rutinë bazë efektive është që personi të vendosi njërën dorë mbi pjesën e poshtme të barkut dhe tjetrën në pjesën e sipërme të kraharorit, menjëherë poshtë fytit. Udhëzojeni që të nxjerrë barkun jashtë ndërsa merr frymë ngadalë dhe me qetësi, plotësisht nga hunda dhe me forcë e fusin barkun brenda ndërsa nxjerrin frymën jashtë nëpërmjet gojës (Fig. 2).
Me kalimin e moshës dhe ndërsa pjesa torakale e shtyllës kurrizore fillon të bllokohet, fillon kompensimi i frymëmarrjes. Ne e konsiderojmë frymëmarrjen si diçka që kryhet automatikisht. Fizioterapistët manual dhe të lëvizjeve shpesh ndihen fajtor që neglizhojnë vlerësimin e frymëmarrjes dhe trajtimin në favor të strategjive korrigjuese.
Por, frymëmarrja është një nga lëvizjet më thelbësore për trajtimin jo vetëm të stabilitetit të shtyllës kurrizore dhe dhimbjes muskulo-skeletore, por dhe lodhjes kronike dhe ankthit. Ka një numër teknikash dhe mënyrash që ju mësojnë të merrni frymë si yoga, fitnes fashial dhe forma të ndryshme rehabilitimi funksional. Trajtimi i çrregullimeve dhe të mësuarit e mënyrës së duhur për të marrë frymë janë thelbësore për një shëndet optimal dhe për kryerjen e aktiviteteve sportive.