Hernia Diskale Lumbare
Një nga sëmundjet më serioze të shtyllës kurrizore është dëmtimi i diskut ndërmjet dy vertebrave në gjithë gjatësinë e shtyllës. Shtylla kurrizore është pjesa më e rëndësishme e aparatit lëvizës në trupin e njeriut. Funksioni i saj është lëvizshmëria e mirë dhe njëkohësisht stabiliteti i trungut. Mirfunksionimi i shtyllës ose dëmtimi i saj ka një impakt shumë të madh në jetën tonë. Në aspektin anatomik disku gjendet midis dy vertebrave dhe në fuksionin e tij, disku shërben si amortizator i peshës dhe goditjeve mbi shtyllë.
Disku përbëhet nga një unazë fibroze (annulus) e ndërtuar nga një material me cilësi të mirë në rezistencë dhe fleksibilitet. Në qendër të unazës gjendet një lëng xhelatinoz që bën amortizatorin e vërtetë të shtyllës dhe i gjithi si disk ndihmon në lëvizshmërinë e shtyllës. Për stabilitetin e shtyllës kujdesen muskujt e thellë përreth saj si dhe ligamentet e shumtë.
Disqet e një fëmije janë të përbërë afërsisht 70% ujë, kjo gjë ndryshon shumë tek moshat madhore. Ulja e cilësisë së diskut dhe dehidratimi janë procese degjenerative të këtyre strukturave që zgjat shumë kohë.
Dëmtime të diskut si plasaritje, çarje, reduktimi i trashësisë bën që lëngu xhelatinoz në qendër të diskut të zhvendoset deri në prekjen e nervit spinal. Kjo do të shkaktojë inflamacionin e nervit dhe shkakton përveç dhimbjes së fortë edhe shtrirje të saj e shoqëruar me miza, mpirje të njërës nga anësitë (këmbë/krah).
Në 95 % të rasteve dëmtimi i diskut është proçes i ngadaltë degjenerativ. Por mund të vijë edhe si rezultat i një traume. Procesi i degjenerimit nënkupton që shpesh ka më shumë se një disk të prekur.
Shkaqet
- Aspekti gjenetik, bën që hernia diskale të ndodhë në një moshë më të re
- Mbipesha, ngritja e peshave të rënda, aktiviteti i rëndë fizik, përdorimi i makinës
- Mungesa e aktivitetit fizik, qëndrimi i gjatë ulur
- Duhan pirja
- Trauma të ndryshme
Simptomat
Hernia diskale në proçsin e formimit ndahet në 4 faza:
- Faza e parë është në përgjithësi pa simptoma. Kjo zgjat shpesh me vite.
- Faza 2 – Protruksion i diskut: Disku sapo ka filluar procesin e prishjes. Nihen dhimbje lokale rreth shtyllës pa shtrirje në këmbë.
- Faza 3 – Prolabim i diskut: Disku është dëmtuar dhe prek nervin por nuk është çarë akoma plotësisht. Ndihen dhimbje, mpirje, që mund të shtrihen deri në kofshë-pulpë.
- Faza e 4 quhet Hernie diskale ose çarje e unazës dhe dalje e xhelit polpoz që prek nervin dhe shkakton dhimbje të forta, mpirje, miza, humbje të funksionit motorik vithe-kofshë-pulp-shputë ose inflamacion i nervit shiatik. Në këtë fazë mund të jetë e pamundur të ecësh ose qëndrosh në këmbë.
Faza e Hernies përcakton edhe llojin e trajtimit. Tre fazat e para janë të trajtueshme shumë mirë dhe mundësitë e rekuperimit janë shumë të mëdha. Rekomandohet përdorimi i brezit të mesit për 1-2 javë.
Faza e katërt shkakton Radiculopathy-shtrirje të dhimbjes dhe mpirje, djegie. Në fazën akute dhimbja në pulpë-kyç është më e fortë se dhimbja e mesit. Njësoj edhe për hernien e qafës që shtrihet në krah-dorë.
Simptomat ndryshojnë nga personi në person dhe varen shumë edhe nga pozicioni i diskut të dëmtuar në lidhje me hapsirat (forame) intervertebrale ku del nervi spinal korrespondues.
Përveç fazës së fundit mundet që për shumë persona tre fazat e para të jenë asimptomatike dhe diagnostikimi është shpesh rastësor gjatë bërjes së një skaneri ose MRI rutinë.
Çfarë duhet të bëni në fazën fillestare
- Kufizim të aktivitetit 3-5 ditë. Ecje e lehtë vetëm nëse kjo gjë tolerohet nga pacienti.
- Përdorimi i anti-inflamatorëve dhe qetësuesve, ibuptofen, voltaren, paracetamol, etj.
- Fizioterapi: fizioterapia përshtatet sipas fazës së hernies dhe aplikohet që në momentin fillestar.
Diagnostikimi i problemit
Diagnostikimi fillon me një konsultë pranë mjekut specialist, Ortoped, Neurolog. Bërja e vlerësimit imazherik nuk rekomandohet nëse simptomat nuk janë prezente për më shumë se 4-5 javë. Imazheria direkte këshillohet në rastet kur pacienti ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale. Në përgjithësi ndiqet kjo rrugë për një diagnostikim të mirë.
- Grafi – rreze X. Evidenton strukturat e forta, kocka, kalcifikime, tumore, infeksione.
- Skaner – CT- CAT. Evidenton më qartë gjendjen e kanalit të palcës kurrizore dhe strukturave rreth saj.
- Rezonanca magnetike – MRI. Jep një pamje 3D të të gjithë strukturave të trupit, Ka saktësi të madhe.
- Elektromiograma- EMG dhe NCS. Bën matjen e përçueshmërisë së impulsit elektrik të nervit të dëmtuar dhe indit muskular. Rekomandohet shumë.
Trajtimi
Në shumicën e rasteve 9 në 10 pacientë, nuk e kanë të nevojshme ndërhyrjen kirurgjikale. Në fazën 4, ndërhyrja kirurgjikale këshillohet kur ka humbje të ndjesisë, humbje të kontrollit të urinimit dhe jashtëqitjes, histori kanceri, tumori, infeksione të kohëve të fundit në zonën e mesit.
Trajtimi me medikamente fillon menjëherë dhe zgjat 1-2 javë.
Trajtimi me fizioterapi
Fizioterapia ngelet opsioni më realist i trajtimit të hernies diskale. Në rastin e një faze të avancuar të sëmundjes trajtimi është më i shpeshtë. Çdo ditë për 1 javë rresht. Në vazhdim, me fillimin e përmirësimit të gjendjes, trajtimi bëhet më i shtrirë në kohë, 3-5 herë në javë. Nëse gjendja ka ndryshuar tashmë, në javën e dytë – tretë fillohet me ushtrimet e para, në kombinim me terapinë instrumentale. Ushtrimet bëhen në pozicionin shtrirë dhe me shumë kujdes që të mos provokojnë dhimbje.
Në vazhdim, intensiteti dhe kohëzgjatja e ushtrimeve rritet dhe pacienti është në gjendje të bëjë vetë ushtrimet në mënyrë të pavarur. Rigjenerimi i plotë i diskut zgjat me muaj të tërë. Vazhdimi me rregullsi i ushtrimeve në kushte shtëpie është garanci për mbajtjen e gjendjes së mirë të diskut dhe funksionimin normal të pacientit.
Kujdes: Nëse një nga ushtrimet provokon dhimbje, duhet të ndërprisni menjëherë ushtrimin. Konsultohuni me fiziterapistin.
Klinika BALANCE ka një experiencë shumë vjeçare në trajtimin e problemeve të shtyllës kurrizore dhe i trajton ato me aparaturat më moderne të prodhuara nga PHYSIOMED.
Programet e trajtimit përcaktohen sipas protokollit përkatës.
Kompania gjermane PHYSIOMED është lider në teknologjinë e aparaturave mjekësore dhe sidomos ato fizioterapike.
Petrit Drini
Klinika Balance
+355 672847074
www.klinikabalance.com
The best position is the next position.