
Në fund të çdo kursi bëhet provimi.
Kryerja me sukses e provimit shoqërohet me Çertifikatën përkatëse, të njohur nga Ministria.

Në fund të çdo kursi bëhet provimi.
Kryerja me sukses e provimit shoqërohet me Çertifikatën përkatëse, të njohur nga Ministria.
Kursi bazë për masazhin – tetor 2019Gjatë muajit tetor 2019 u krye kursi bazë për masazhin në Klinikën BALANCE . Të gjithë pjesëmarrësit me kryerjen e kursit pajisen me certifikatën përkatëse, e cila shërben për zhvillimin më tej si dhe për ushtrimin në praktikë të këtij profesioni.
Klinika BALANCE certifikon masazhatorët dhe i pajis me certifikatë të vlefshme për Shqipëri. Tashmë këtë mundësi e ofron dhe për shqiptarët që jetojnë dhe ushtrojnë këtë profesion jashtë Shqipërisë.

Tetor 2018 Kursi bazë për masazhinVazhdon kryerja e kurseve ne Klinikën BALANCE, ku më i fundit ishte ai i Tetorit per parimet dhe njohuritë bazë për masazhin. Ky është dhe kursi më i rëndësishëm pasi vendos themelet për të gjithë ata që duan të bëhen professional në këtë fushë. Për më shumë informacion për të interesuarit, mund të kontaktoni Klinikën BALANCE.
Mars 2018 Kursi për Trajtimin MiofashialNë mars 2018, Klinka BALANCE organizoi me sukses kursin për Trajtimin Miofashial. Nëpërmjet studimit të bazës teorike dhe ushtrimit në praktikë të masazhit miofashial, pjesëmarrësit kanë përftuar njohuri mbi rëndësinë e fashës për trupin e njeriut dhe përfitimet e shumta që mund të arrihen prej këtij masazhi, duke përdorur teknikat specifike per trajtimin miofashial. Për ata që janë të interesuar për trajtimin miofashial, mund të kontaktojnë Klinikën BALANCE.
Klinka BALANCE ka organizuar gjatë periudhës shtator – nëntor 2017 kurset si më poshtë:
Kurs për Teknikat Bazë të Masazhit Kurs për Trajtimin e dhimbjes së mesit (Lumbalgjia)




Klinika BALANCE e licencuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, ofron kurse për formim profesional në degën e fizioterapisë.
Kurset që Klinika Balance ofron kanë për qëllim fokusin tek ushtrimi në praktikë i fizioterapisë. Këtu do të theksohen teoria dhe praktika e fizioterapisë. Programi i kursit përveç aspektit teorik që shpjegohet kërkon që kursistët të aplikojnë dhe të vënë në praktikë atë që kanë mësuar nëpërmjet duarve të tyre përgjatë seancave të ndryshme të terapisë.
Nëse doni të përgatiteni për një karrierë të vlefshme në këtë fushë, keni mundësinë që të mësoni rreth trupit të njeriut, çrregullimet specifike, dhe mënyrën se si fizioterapistët trajtojnë këto çrregullime. Gjatë kursit do të trajnoheni dhe se si të komunikoni me pacientin. Në përfundim të kursit ju do të keni përfituar njohuri të vlefshme si dhe do të jeni në gjendje të filloni rrugën e karrierës tuaj si fizioterapist.
Klinika Balance gjithashtu bashkëpunon me agjenci punësimi të caktuar për t’ju ofruar mundësinë e punësimit në profesionin e fizioterapistit jashtë vendit. Formimi profesional që Klinika BALANCE ofron është e atij niveli profesional që do t’ju mundësojë punësim edhe jashtë vendit në sajë të kërkesës së lartë për persona të kualifikuar dhe formuar mirë profesionalisht.
Kurset zhvillohen ne datat e percaktuara ne kalendarin si me poshte ne datat ,te premte 17:00-20:00 dhe te shtune 09:00-14:00. Kohezgjatja eshte 4 jave. Cmimi i kursit 35000 L. Certifikata njihet nga ministria e arsimit .
