• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Proteza totale e gjurit -Total knee replacement.
  • DROP HEAD – koka e varur
  • Dry Needling
  • TMD- Temporomandibolar disorder
  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJE QAFE. Cervikalgjia
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS

Categories

  • Dhimbje koke (7)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (12)
  • Gjymtyret (14)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (8)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Proteza totale e gjurit -Total knee replacement.

December 7, 2025balance2012Gjymtyret

Proteza totale e gjurit

Proteza totale e gjurit (Total Knee Replacement) është një ndërhyrje kirurgjikale ku sipërfaqet e dëmtuara të nyjës së gjurit zëvendësohen me implante artificiale (metal, plastikë të fortë ose qeramikë). Kjo procedurë përdoret zakonisht kur dëmtimet janë të rënda dhe trajtimet konservative nuk japin rezultat.

Rastet kur nevojitet proteza totale

• Artrozë të avancuar (osteoartrit)

• Artrit reumatoid

• Dëmtime të mëdha të kërcit

• Deformime të gjurit (valgus, varus)

• Dhimbje të forta që kufizojnë ecjen dhe aktivitetet e përditshme

Historia e një gjuri që shkon drejt protezës totale është histori e gjatë.

Fillimi i dëmtimit të kërcit që mbështjell sipërfaqen e kockës fundore ( kondili), është shumë gradual dhe shtrihet në kohë duke kaluar nga një stad në tjetrin. Faktorët që shkaktojnë këtë dëmtim janë të shumtë. Mosha e thyer, mbipesha, abuzim punët e rënda me pesha, trauma, frakturat,

Në një fazë fillestare të dhimbjes trajtimi bëhet me medikamente dhe fizioterapi. Në rastin e avancuar të artrozës, zgjidhja më e mirë është proteza totale ose e pjesshme e gjurit. Kirurgu ortoped është i kujdesshëm kur kemi të bëjmë me mosha relativisht të reja.

Përveç shenjave klinike është rezonanca që saktëson gradën e dëmtimit dhe si pasojë nevojën për të bërë një ndërhyrje kirurgjkale për zëvendësimin e pjesës së dëmtuar të gjurit.

Si kryhet ndërhyrja?

  • Kirurgu heq sipërfaqet e dëmtuara të kockave: fundin e femurit, pjesën e sipërme të tibias dhe ndonjëherë pjesën e patelës.
  • Vendosen komponentët metalikë dhe plastikë që krijojnë një artikulacion të ri.
  • Operacioni zgjat zakonisht 1–2 orë.

Rehabilitimi post operativ fillon menjëherë nga dita e nesërme. Është me rëndësi që fizioterapia të fillojë sa më shpejt dhe ajo nfahet në disa faza. Objektivi i fazës së parë është të reduktojë ënjtjen, ngrohjen dhe të arrij përkuljen 90 gradë në 2-3 javët e para.

Sa zgjat rikuperimi?

Qendrimi në spital: 2–4 ditë (varion sipas pacientit dhe sistemit shëndetësor).

Ecja me ndihmë pas 24–48 orësh. Përdoren paterica për të mos lënë ngarkesën e plotë mbi gjurin e operuar.

Fizioterapi e detyrueshme për 8-12 javë.

Rikthimi i plotë funksional: 3–6 muaj.

 Jetëgjatësia e protezës: 15–20+ vjet me kujdesin e duhur.

Pas oreracionit mjeku kujdeset qe pacienti te marri ilacet e nevojshme si psh holluesit e gjakut, qetsuesit, anti inflamatoret, garza per ruajtjen e plages nga infeksionet etj.

Rreziqet dhe komplikacionet e mundshme.

  • Infeksion
  • Trombozë venoze
  • Ngurtësi e gjurit
  • Lëshim ose konsumim i protezës me kalimin e viteve
  • Dëmtim i nervave (shumë rrallë)

Në proçesin e gjatë të rehabilitimit ka shumë faktorë që favorizojnë ose pengojnë ecurinë e mirë të rikuperimit maksimal.

Faktorët që mund të pengojnë proçesin janë:

Mosha e thyer, prezenca e sëmundjeve të dyta tek pacienti ( zemra, tensioni arterial, diabeti etj ), mbipesha, bashkëpunimi me terapistin.

Petrit Drini

Fizioterapist

Klinika Balance physio

Tel +355672847074

Rr Ndreko Rino pll Viridario ap 25

TIRANË

The best position is the next position.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com