• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital

June 11, 2020balance2012Shpatull- brryl- dore

Sindroma Tunelit Cubital

Sindromi Cubital është një situatë e caktuar ku nervi ulnar në bërrylin e pacientit ndodhet nën presion, i komprimuar ose i tërhequr, gjë që  shkakton mpirje, ndjesi shpimi gjilpëre në gishtin e vogël dhe gishtin e unazës, dhimbje në parakrah dhe ulje e forcës së dorës.

Nervi ulnar përshkruan pjesën e brendshme të bërrylit nga ana mediale.

cubital sindrome anatomy

Disa nga shkaqet që shkaktojnë këtë problem:

  • Shtypja – Nervi ka një material të përzier përreth tij. Shtypja direkt mbi të (psh duke mbështetur parakrahun mbi një objekt) mund të shtyp nervin duke shkaktuar një – perhumbje (‘’fall asleep’’) të krahut, dorës dhe sidomos te gishti i unazës dhe i vogël.
  • Mbajtja e përkulur e bërrylit për një kohë të gjatë mund të tërheqi nervin nga mbrapa bërrylit. Kjo ndodh gjatë fjetjes.
  • Në disa raste ndodh që nervi ulnar nuk qëndron në vendin e tij dhe kërcen para mbrapa gjatë përthyerjes së bërrylit. Nëse kjo gjë ndodh shpesh, nervi irritohet dhe si ind i butë që është mund të inflamohet dhe të trashet. Mundet që mbivendosja e nje muskuli ngjitur ta irritojë dhe ta pengojë që të funksionoj korrekt.

Shenjat dhe simptomat

Sindroma e tunelit Cubital mund të shkaktojë dhimbje, humbje të ndjesisë, shpime si gjilpëra, humbje të fuqisë . Mpirja dhe ndjesia e shpimit të gjilperës ndodh zakonish tek gishti i unazës dhe i vogël. Këto simptoma shpesh ndihen kur bërryli qëndron i përkulur për një kohë të gjatë, si gjatë mbatjes së telefonit, gjumit. Disa persona e përjetojnë si dobësim fuqie ose ngathtësi në të bërit të veprimeve.

cubital sindrome simptomsDiagnostikimi

Mjeku mund të gjykojë rreth problemit tuaj sipas simptomave dhe testeve dhe informacionit mbi shëndetin tuaj si diabeti, tiroidet. Shpesh nevojitet testi i nervit EMG/NCS për të  parë sa është prekur ose dëmtuar nervi. Tjetër test i rëndësishëm është kontrolli për mundësinë e shtypjes së nervit në pjesën e qafës, që mund të  shfaqi të njëjtat simptoma. Degë të caktuara të pleksit brachial mund të shtypen edhe në pjesën e poshtme të klavikulës nga muskujt subclavicular që japin gjitashtu afërsisht të njëjtat simptoma.

Trajtimi

Si trajtim fillister është eliminimi i veprimeve që shkaktojnë simptomat. Mbeshtill një jastëk ose peshqir lirshëm rreth berrylit ose vish një suport të butë rreth brylit për ta penguar atë që të përthyhet. Shmang mbështetjen mbi bërryl për të eleminuar shtypjen e mëtejshme të nervit. Trajtimi manual i një terapisti ndihmon shumë në reduktimin e presionit mbi nerv.

Me rëndësi është çlirimi i të gjithë strukturave dhe indeve të buta përreth bërrylit ku kalon nervi, si dhe aplikimi i MLD – manual linfo dranage. Këshillohet përdorimi i terapive instrumentale si ultratingull, deep oscialtion apo përdorimi i MCT – medical curative tape.

Në disa raste ndërhyja kirurgjikale është e pashmangshme. Por këtë e vendos mjeku specialist që mund të lëroje nervin.

Mbas ndërhyrjes kirurgjikale është e nevojshme rehabilitimi me fizioterapi dhe kjo zgjat afërsisht 12 javë.

Mpirja dhe shpimet mund të përmirësohen shpejt ose ngadalë. Mundet të zgjasi disa muaj derisa të gjitha simptomat zhduken përfundimisht.

deep-oscillation-therapy

Petrit Drini

Fizioterapist

klinika BALANCE

www.klinikabalance.com

tel +355 672847074

The best position is the next position.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com