Ushtrime rehabilitimi për çarjet e meniskut të gjurit
Si duhet të ushtroheni për të shëruar meniskun?
Çarja e meniskut është një dëmtim i hasur shpesh i gjurit. Koha e shërimit të gjurit dhe nevoja për ndërhyrje kirurgjike varet shume nga lloji i çarjes. Diskutoni me mjekun tuaj për të bërë një plan rehabilitimi për t’ju ndihmuar për të rimarrë fuqinë dhe fleksibilitetin e gjurit. Programi përfshin fizioterapi dhe ushtrime për t’u kryer në shtëpi.
Disa nga ushtrimet e këshilluara në këtë rast janë vendosur më poshtë. Një program i koordinuar fizioterapie dhe ushtrimesh mund të përparojnë procesin e shërimit të gjurit dhe t’ju mundësojë kthimin në aktivitetet e mëparshme. Rimarrja e fuqisë dhe fleksibilitetit të gjurit dhe këmbëve mund t’ju ndihmojë që të parandaloni dëmtime të mëtejshme të gjurit.
Për çarje të meniskut, disa ushtrime të thjeshta mund t’ju ndihmojnë për të ruajtur fuqinë e muskujve të kofshës, të pjesës së pasme të kofshës, pulpës dhe vitheve. Të gjitha këto zona janë të rëndësishme për funksionin e përgjithshëm të këmbës ndërsa gjuri kalon procesin e shërimit. Ushtrimet duhet të bëhen vetëm me këshillën e fizioterapistit dhe vetëm nëse ju ndjeni dhimbje shumë minimale ose nuk ndjeni fare dhimbje gjatë kohës që ushtroheni.
Më poshtë do të gjeni disa ushtrime të ilustruara që mund t’i kryeni vetë në shtëpi.