• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja
  • Dhimbja e mesit. Shkaqet dhe trajtimi
  • Fizioterapi ne SHTEPI
  • Proteza totale e gjurit.
  • DROP HEAD – koka e varur
  • Dry Needling
  • TMD- Temporomandibolar disorder
  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • Dhimbja e gjurit.
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • Ankthi.
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • Dhimbja qafes- Cervikalgjia
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • Shiatiku- Cfare duhet te beni
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje

Categories

  • Dhimbje koke (7)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (12)
  • Gjymtyret (15)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (6)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (10)
  • Ushtrime (3)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Rehabilitimi nëpërmjet ushtrimeve pas ndërhyrjes kirurgjike në kancerin e gjirit

Rehabilitimi nëpërmjet ushtrimeve pas ndërhyrjes kirurgjike në kancerin e gjirit
August 2, 2016balance2012Uncategorized

 

Ushtrimet janë një pjesë e rëndësishme e trajtimit dhe rehabilitimit të kancerit të gjirit. Ushtrimet e krahëve dhe shpatullave pas ndërhyrjes kirurgjike në kancerin e gjirit ndihmojnë për të:

  • përmirësuar tonifikimin e muskujve
  • rikthyer dhe mbajtur në lëvizje krahët dhe shpatullat
  • rimarrë aftësinë për të bërë aktivitetet ditore
  • pakësuar efektet anësore të ndërhyrjes kirurgjike, të tilla si dhimbja, enjtja dhe pengesat në kyçe
  • përmirësuar mirëqenien

Ushtrimet e rehabilitimit janë gjithashtu të rëndësishme pas terapisë me rreze pasi ky lloj trajtimi i kancerit të gjirit mund të vazhdojë të ndikojë tek krahët dhe shpatullat për disa muaj. Ushtrimet mund të ndihmojnë krahun të qëndrojë fleksibël. Është e rëndësishme dhe e vlefshme të bëhen ushtrimet për 2-3 muaj rresht pas përfundimit të trajtimit me rreze.

Çdo grua është e ndryshme dhe shërohet sipas ritmit të saj. Disa ushtrime, të tilla si ato që rrisin lëvizjet e krahut dhe shpatullës, mund të bëhen menjëherë – shpesh disa ditë – pas ndërhyrjes kirurgjike. Kur doktori jep miratimin, aktivitetet e tjera normale mund të fillojnë përsëri.

Udhëzime të përgjithshme për ushtrimet

Ndiqini këto udhëzime të përgjithshme për ushtrimet:

  • Vishni veshje të rehatshme dhe të gjera kur ushtroheni.
  • Përpiquni të ushtroheni pas një dushi kur muskujt janë të ngrohur dhe relaksuar.
  • Merrni frymë ngadalë dhe thellë kur bëni çdo ushtrim. Frymëmarrja e thellë mbush mushkëritë plotësisht dhe përmirëson relaksimin. Merrni sa më shumë ajër që të mundni ndërsa përpiqeni që të zgjeroni kraharorin dhe stomakun si një tullumbace. Relaksohuni dhe nxirrni frymën ngadalë dhe plotësisht.
  • Bëjini ushtrimet deri sa të ndjeni një tërheqje të lehtë, por jo deri në pikën e dhimbjes.
  • Filloni të bëni ushtrimet dhe aktivitetet ditore ngadalë dhe lehtë.
  • Mos u mbi-ngarkoni me ushtrime.
  • Dhimbja që shtohet, shqetësimet dhe enjtja janë shpesh shenja të mbi-ngarkesës në ushtrime.
  • Rrisni ritmin e nivelit të aktiviteteve gradualisht. Duhet të keni si qëllim që të rimerrni funksionin e mëparshëm (para ndërhyrjes kirurgjike) të dorës dhe krahut.
  • Mbështesni krahun në një jastëk gjatë ose në fund të ditës për të ndihmuar në reduktimin e ënjtjes pas ndërhyrjes kirurgjike.
  • Njoftoni doktorin apo fizioterapistin tuaj për dhimbje apo ënjtje të pashpjegueshme në dorë ose krah.
  • Limfodema është ënjtje që mund të ndodhë kur nyjet limfatike janë hequr prej ndërhyrjes kirurgjike. Nyjet limfatike veprojnë si filtra, por nëse ato nuk mund të kryejnë sic duhet funksionin e tyre, lëngu limfatik mund të grumbullohet në dorë ose krah.

Afatet në kohë të përmendura më poshtë janë vetëm udhëzime të sugjeruara. Gjithmonë konsultohuni me doktorin apo fizioterapistin tuaj përpara se të filloni ushtrimet. Ata do t’ju rekomandojnë kur mund të filloni ushtrimet dhe çfarë ushtrimesh të bëni. Llojet e ushtrimeve që mund të bëni do të varen nga lloji i ndërhyrjes kirurgjike të kryer. Udhëzimet për ushtrime mund të ndryshojnë në varësi të doktorit, fizioterapistit apo spitalit.

Java e parë pas ndërhyrjes kirurgjike

Zakonisht, ushtrime me lëvizje të lehta mund të kryhen gjatë 3 deri 10 ditëve të para pas ndërhyrjes. Përpiquni të përdorni krahun e prekur (atë nga ana ku është kryer ndërhyrja) për aktivitete të lehta ditore, të tilla si ngrënia, larja dhe krehja e flokëve. Përsërisni këto ushtrime 3-4 herë në ditë. Mos kryeni lëvizje të menjëhershme deri sa plaga të jetë shëruar.

Nëse ndërhyrja kirurgjike irriton fundet nervore, mund të ketë pak dhimbje, mungesë ndjeshmërie, mpirje apo ndjesi djegieje pas krahut ose në murin e kraharorit. Këto ndjesi mund të rriten pak javë pas ndërhyrjes, por ju duhet të vazhdoni të bëni ushtrimet për sa kohë që nuk ka ndonjë rritje të ënjtjes apo inflamacionit. Nëse keni këto simptoma, njoftoni doktorin tuaj. Ndonjëherë një fërkim i lehtë i zonës me dorë ose një copë të butë mund t’ju bëjë të ndiheni më mirë.

1x-copyPompimi

Ky ushtrim ndihmon në reduktimin e ënjtjes pas ndërhyrjes kirurgjike duke përdorur muskujt si një pompë për të përmirësuar qarkullimin në zonën e prekur (në anën ku është bërë ndërhyrja). Kjo mund të bëhet shtrirë ose ulur.

Shtrihuni nga ana e paprekur duke mbajtur krahun e prekur nga ndërhyrja drejtë përballë vetes, mbi nivelin e zemrës (nëse është e nevojshme përdorni jastëk). Ndryshe, mund të qëndroni ulur në karrige duke mbështetur shpinën mirë dhe krahun e prekur të mbështetur me jastëk.

Hapni dhe mbyllni dorën me ngadalë. Përsëriteni 15-25 herë. Përkulni dhe drejtoni bërrylin me ngadalë. Përsëriteni 15-25 herë.

 

2xLëvizja dhe rrotullimi i shpatullave

Ky ushtrim mund të kryhet ulur ose duke qëndruar në këmbë.

Ngrini të dyja shpatullat lartë në drejtim të veshëve. Mbajini në atë pozicion për 5-10 sekonda, pastaj me ngadalë ulini poshtë dhe qetësohuni. Përsëriteni 5-10 herë.

Rrotulloni lehtë të dyja shpatullat në drejtim përpara dhe lartë, dhe pastaj me ngadalë mbrapa dhe poshtë, duke kryer një rrotullim. Ndryshoni drejtimin. Përsëriteni 5-10 herë në secilin drejtim.

 4xNgritja e krahëve

Ky ushtrim mund të bëhet ulur ose duke qëndruar në këmbë.

Lidhini duart përballë kraharorit. Vendosini bërrylat në mënyrë që krahët të qëndrojnë përballë jush, por bërrylat te mos jenë të bllokuar.

Me ngadalë ngrijini krahët lartë deri sa të ndjeni një tërheqje të lehtë. Mbajini në atë pozicion për 1-2 sekonda dhe me pas me ngadalë kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5-10 herë.

Mbledhja e shpatullave3x

Ky ushtrim ndihmon në përmirësimin e posturës dhe lëvizjen e shpatullave. Mund të kryhet ulur, pa u mbështur në karrige, ose duke qëndruar në këmbë.

Vendosni krahët anash me bërrylat e përthyer. Me ngadalë mblidhini shpatullat duke i afruar së bashku. Ruajeni nivelin e shpatullave dhe bëni kujdes që të mos i ngrini lart shpatullat.

Mbajini për 5-10 sekonda. Relaksohuni dhe kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5-10 herë.

Faza e parë e shërimit

Është e rëndësishme që të fillohet puna për të rimarrë përdorimin e plotë të shpatullave sa më shpejtë. Këto ushtrime mund të fillohen sapo doktori apo fizioterapisti të japi miratimin. Shumë gra mund të fillojnë këto rreth 3-6 javë pas ndërhyrjes kirurgjike. Gjatë kësaj faze mos ngrini ndonjë gjë më të rëndë se 5 kg.

5xUshtrimi me shkop (3 pozicione)

Ky ushtrim ndihmon përmirësimin e lëvizjes së shpatullës përpara. Do t’ju nevojitet një “shkop”, i ngjashëm me një bisht fshese, për të kryer këtë ushtrim. Nuk duhet ndjerë dhimbje apo ndonjë ndjesi pickimi gjatë këtyre ushtrimeve – ndërprisni lëvizjen nëse ka diçka të tillë.

Pozicioni 1

Shtrihuni në kurriz me gjunjët e përthyer. Mbani shkopin me të dyja duart (me pëllëmbët drejtuar nga poshtë), me duart e hapura sa gjerësia e shpatullave dhe bërrylat e përthyer.

Drejtoni krahët dhe ngrini shkopin mbi kokë deri sa të ndjeni tërheqje. Krahu që nuk është prekur nga ndërhyrja ndihmon në ngritjen e shkopit. Qëndroni ashtu për 1-2 sekonda. Ulini krahët. Përsëriteni 5–10 herë.

Pozicioni 2

Përsëriteni me pëllëmbët në drejtim nga poshtë, por me duart pak më të hapura se sa shpatullat.

Pozicioni 3

Përsëriteni me pëllëmbët në drejtim nga sipër dhe duart e hapura sa gjerësia e legenit.

Hapja e krahëve

8xKy ushtrim ndihmon të përmirësojë lëvizjen përpara kraharorit dhe shpatullave. Mund të duhen disa javë ushtrimi në mënyrë të rregullt përpara se të mundni të afroni bërrylat me dyshemenë. Nëse ndjeni dhimbje apo pickim në shpatulla, vendosni një jastëk të vogël mbrapa kokës, sipër shpatullës së prekur nga ndërhyrja.

Shtrihuni ne kurriz me gjunjët e përthyer. Kapni duart pas qafës me bërrylat e drejtuar nga tavani. (nëse vendosja e duarve pas qafës është e parehatshme, vendosni gishtat mbi ballë me pëllëmbët në drejtim nga sipër.)

Lëvizini bërrylat larg njeri tjetrit dhe poshtë në drejtim të dyshemesë. Mbajini për 1-2 sekonda. Përsëriteni 5–10 herë.

 

 

7xNgjitja ne mur

Ky ushtrim ndihmon në rritjen e lëvizjes së shpatullave. Përpiquni të arrini sa më lartë në mur çdo ditë.

Qëndroni përballe murit, rreth 5 cm lart. Vendosni të dyja duart mbi mur në nivelin e shpatullave.

Përdorni gishtat për t’u ngjitur lart ose rrëshqisni duart lart në mur deri sa të ndjeni tërheqje.

Kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5-10 herë.

 

Engjëjt e dëborës 10x

Ky ushtrim mund të bëhet shtrirë mbi dysheme ose në krevat.

Shtrihuni në kurriz dhe shtrijini krahët anash. Lëvizini krahët lart kokës dhe poshtë drejt vitheve duke përsëritur lëvizjet (sikur të jeni duke bërë engjëj ne dëbore). Përsëritini 5-10 herë.

 

Ushtrime më të avancuara

Pasi të arrihet lëvizje e mirë e shpatullës, ju mund të përpiqeni të bëni tërheqje më të avancuara. Nga fundi i kësaj fazë, duhet arritur lëvizje e plotë e krahut dhe shpatullës të prekur nga ndërhyrja. Vazhdoni të kryeni këto ushtrime deri sa të dy krahët të jenë të fuqishëm në mënyrë të barabartë dhe të lëvizin lirshëm. Kjo mund të zgjasë 2-3 muaj. Mos ngrini pesha më të rënda se 5 kg gjatë kësaj faze.

11xPërkuljet anësore

Ky ushtrim ndihmon përmirësimin e lëvizjes nga të dyja anët e trupit.

Uluni në një karrige dhe kapni duart bashkë mbi prehër. Me ngadalë ngrijini krahët mbi kokë, duke i mbajtur bërrylat shume pak të përkulur. Kur krahët janë mbi kokë, përkulni mesin dhe lëvizni trupin djathtas.

Qëndroni për 1-2 sekonda. Kthehuni në qendër, dhe me pas përkuluni nga e majta. Qëndroni për 1-2 sekonda. Përsëriteni 5-10 here.

9xTërheqja (stretch) tek dera

Ky ushtrim ndihmon rritjen e lëvizjes së shpatullës.

Qëndroni në një derë dhe vendosni secilën dorë lehtë në secilën anë të kornizës së derës. Ngrijini duart lartë deri sa të ndjeni tërheqje. Kthehuni në pozicionin fillestar. Përsëriteni 5-7 herë.

 

 

Faza e dytë e shërimit

Ushtrimet gjatë kësaj faze (që fillojnë rreth 6 javë pas ndërhyrjes kirurgjike) përfshijnë futjen graduale të ushtrimeve të forcës dhe të përgjithshme. Punët e përditshme shtëpiake dhe aktivitetet kreative mund të fillojnë gradualisht.

Flisni me mjekun përpara se të filloni një program të caktuar për ushtrimet e forcës ose të provoni ushtrimet aerobike (ushtrime që e bëjnë zemrën dhe mushkëritë të punojnë më fortë). Kontrolloni nëse duhet të merrni masa mbrojtëse paraprake. Raportoni çdo dhimbje, shtrëngim të shpatullës apo ënjtje të dorës apo krahut të prekur nga ndërhyrja.

Forcimi

Duke ju kthyer me ngadalë punëve të shtëpisë, kopshtaria ose punët ne oborr janë disa nga mënyrat që një person mund të vazhdojë për të rritur forcën pas ndërhyrjes kirurgjike.

  • Rreth 4-6 javë pas ndërhyrjes, gratë mund të fillojnë ushtrimet e forcës duke ngritur pesha të lehta (500g deri në 1kg).
  • Një shishe plastike e mbushur me ujë mund të përdoret në vend të gurëve të peshës.
  • Kontrolloni me mjekun apo fizioterapistin për të vendosur se cila është pesha më e mirë. Ata mund t’ju sugjerojnë ushtrime të përshtatshme force për pjesën e sipërme të trupit.

Kushtet e përgjithshme

Ushtrimet aerobike të rregullta do të përmirësojnë gjendjen e përgjithshme fizike të personit. Mund t’ju ndihmojnë të rimëkëmbeni dhe kanë shumë përfitime për shëndetin. Ushtrimet aerobike mund t’ju ndihmojnë për:

  • Përmirësimin e gjendjes kardio-vaskulare, e cila tregon se sa mirë zemra, mushkëritë dhe enët e gjakut shpërndajnë oksigjen në muskuj.
  • Mbajtjen e një peshe trupore të shëndetshme
  • Reduktimin e stresit dhe ankthit
  • Njerëzit që të bashkëjetojnë me kancerin

Ecjet e shpejta, noti, vrapi, biçikleta, skitë dhe kërcimi janë të gjitha shembuj të ushtrimeve aerobike. Konsideroni të vishni një mëngë ngjeshëse në krahun e prekur nga ndërhyrja kur të bëni stërvitje me ngritje peshash (me më tepër se 4.5kg) ose sporte për pjesën e sipërme të trupit, të tilla si tenis apo vozitje.

 

 

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com