• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja
  • Dhimbja e mesit. Shkaqet dhe trajtimi
  • Fizioterapi ne SHTEPI
  • Proteza totale e gjurit.
  • DROP HEAD – koka e varur
  • Dry Needling
  • TMD- Temporomandibolar disorder
  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • Dhimbja e gjurit.
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • Ankthi.
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • Dhimbja qafes- Cervikalgjia
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • Shiatiku- Cfare duhet te beni
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje

Categories

  • Dhimbje koke (7)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (12)
  • Gjymtyret (15)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (6)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (10)
  • Ushtrime (3)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Dhimbja

April 26, 2026balance2012UncategorizedCfare eshte dhimbja. Si e trajtojme dhimbjen.

Kam dhimbje.

Dhimbja – përkufizimi, llojet, diagnostikimi dhe trajtimi

Përkufizimi i dhimbjes

Dhimbja është një ndjesi (përvojë) shqisore dhe emocionale e pakëndshme që lidhet me dëmtimin real ose të mundshëm të indeve. Dhimbja nuk është vetëm fizike, por ndikohet edhe nga faktorë psikologjikë dhe socialë.

Llojet e dhimbjeve dhe simptomat

Dhimbja klasifikohet në disa mënyra:

1. Sipas kohëzgjatjes

* Dhimbje akute – shfaqet papritur dhe lidhet zakonisht me një dëmtim (p.sh. prerje, traumë).
Simptoma: e fortë, e lokalizuar, shpesh me inflamacion.
* Dhimbje kronike – zgjat më shumë se 3 muaj dhe mund të vazhdojë edhe pas shërimit të dëmtimit.
Simptoma: e vazhdueshme ose me episode, lodhje, çrregullime gjumi, stres emocional.

2. Sipas origjinës ( vendit )

* Dhimbje nociceptive – vjen nga dëmtimi i indeve (muskuj, kocka).
* Dhimbje neuropatike – shkaktohet nga dëmtimi i sistemit nervor.
* Dhimbje e referuar – ndjehet në një vend tjetër nga burimi (p.sh. dhimbje në krah nga problemet kardiake).

Simptoma të përgjithshme

Ndjesia që jep dhimbja flet shumë për llojin e dëmtimit dhe indin e dëmtuar.

* Ndjesi therëse, djegëse ose shtypëse
* Ndjeshmëri ndaj prekjes
* Kufizim në lëvizje
* Lodhje dhe ankth (sidomos në dhimbjet kronike)

Diagnostikimi i dhimbjes

Diagnostikimi kërkon një qasje të plotë:

* Anamneza – historia e pacientit (kur filloi, sa zgjat, çfarë e përkeqëson)
* Ekzaminimi fizik – vlerësimi i zonës së dhimbjes
* Shkallët e dhimbjes (p.sh. nga 0–10)
* Ekzaminime shtesë:
* Analiza laboratorike
* Imazheri (radiografi, MRI, CT)
* Vlerësimi psikologjik kur dyshohet për ndikim emocional

Trajtimi i dhimbjes

Trajtimi varet nga shkaku dhe lloji i dhimbjes:

1. Trajtimi medikamentoz

* Analgjezikë (p.sh. Paracetamol)
* Anti-inflamatorë (p.sh. Ibuprofen)
* Medikamente për dhimbje neuropatike

2. Trajtimi jo medikamentoz

* Fizioterapi
* Ushtrime fizike të kontrolluara
* Masazh dhe terapi manuale
* Teknikat e relaksimit dhe menaxhimit të stresit

3. Ndërhyrje të tjera

* Injektime lokale
* Terapi psikologjike (sidomos për dhimbjen kronike)

Si funksionon sistemi ?

Sistemi ynë nervor që kontrollon gjithshka çfarë ndodh në trupin tonë, di shumë mirë ta menaxhojë situatën. Ai e shikon dhimbjen si një aleat nëpërmjet të cilit arrin të njoftojë njeriun ( pjesën konjitive) për çfarë po ndodh dhe të marri masat për të ndryshuar faktorët që ndihmojnë inflamacionin ( dëmtimin lokal ).
Inflamacioni si dëmtim lokal në trupin tonë ndodh nga faktorët , mekanikë, kimikë dhe stresi.
Inflamacioni akut ose dhimbja akute mund të ndodhi për arsye të ndryshme, trauma, sforco, djegie etj. Në këto raste përdoret proçeduara. ICE, shkurtim i tre fjalëve, Imobilizim-Elevim- Akull.
Më e vështirë për tu kuptuar dhe trajtuar është rasti i dhimbjes kronike. Dëmtimi vjen shumë gradualisht dhe i shtrirë në kohë. Trupi fillon përshtatet me simptomat e para të lehta dhe i pranon ato në jetën e përditshme rutinë.
Kjo nuk mund të zgjasi pafundësisht.

Kush është kufiri i dhimbjes, kohë zgjatjes ?

Ka një mardhënie midis kondicionit fizik ( imunitetit) të pacientit dhe punës ( ngarkesës) reale që ai ka në aktivitetin e përditshëm.
Nëse kondicioni fizik ( imuniteti) është më i lartë se ngarkesa që i japim trupit atëhere ecuria e shëndetit tonë është e garantuar. Asgjë nuk mund të dëmtohet. Çdo gjë është nën kontroll.
Nëse puna ( ngarkesa ) që bën pacienti është më e madhe se mundësia reale ( imuniteti), atëhere është çështje kohe që kjo mbingarkesë do të shkaktoj një dëmtim diku në atë pjesë të aparatit lëvizës që punon nën sforco për një periudhë afërsisht mbi tre muaj.
Çështja duhet parë në totalitet ( holistik). Faktorët që përcaktojnë rritjen e ngarkesës nuk janë vetëm fizik. Faktor i rëndësishëm është ambjenti për rreth, aspekti social , stili i jetës, ushqimi dhe mbi të gjitha STRESSI.
Stressi afatgjatë në jetën e pacientit është faktori më përcaktues i dëmtimit të indeve tona.
Thënë shkurt, ai bën që proteina në indet tona si ligamentet, tendinat, kockat fashat etj të dëmtohet dhe gradualisht shndërrohet në glukozë.

Procesi quhet Gluconeogjeneza.

Ky mekanizëm metabolik ku trupi prodhon glukozë (sheqer) nga burime që nuk janë karbohidrate, si:

* aminoacidet (nga proteinat)
* gliceroli (nga yndyrnat)

Kur jemi nën stress hormoni Kortizol rritet dhe kjo shkakton:

* shpërbërjen e proteinave në muskuj
* aminoacidet transportohen në mëlçi
* aty përdoren për të prodhuar glukozë për energji

Ky proces është i dobishëm në situata emergjente, por nëse stresi është kronik, mund të çojë në:

* humbje të masës muskulore
* rritje të sheqerit në gjak
Nëse kjo situatë zgjat më shumë se tre muaj, trupi do të japi shenjat e para të një dhimbje të lehtë si shenjë paralajmërimi që diçka nuk po shkon mirë.
Nëse kjo gjuhë e trupit kuptohet mirë, duhet të merren masat për të parandaluar dëmtimin e më tejshëm.

Çfarë duhet bërë ?

Së pari duhet rregulluar raporti ( mardhënia) kondicion fizik ( imunitet ) – ngarkesë.
– ulet ngarkesa
– Pushim për të rritur imunitetin
– Menaxhim i faktorve të stresit
– Kontroll mbi ushqimin ( alkohol / duhan )
Faktorët që shkaktojnë stress mund të jenë të ndryshëm, familja, puna, ekonomia, mardhëniet sociale pa nënvlersuar elementin gjenetik.
Ndryshimi i disa zakoneve të jetës së përditshme: aktiviteti fizik, frymëmarja e rregullt dhe e thellë, kontaktet e duhura sociale etj.
Nuk ka një medikament magjik që do mund të rregulloj të gjithë sistemin dhe eleminojë dhimbjen kronike.
Doktori më i mirë je ti vetë. Ul ngarkesën, rrit imunitetin duke menaxhuar faktorët e rëndësishëm sidomos faktorët që shkaktojnë stress, sport.
Këshillat për shëndetin meritojnë të jenë falas.

Petrit Drini
Fizioterapist
Klinika BALANCE physio
Rr Ndreko Rino pll Viridario 1 ap 25 Tiranë
Tel +355 672847074
The best position is your next position.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com