Fizioterapi ne SHTEPI

SHËRBIM NË SHTËPI
Cilit do prej nesh i ndodh që të përjetojmë dhimbje të cilën në të shumtën e rasteve nuk e dimë përse ndodh dhe si duhet ta trajtojmë.
Për të ndihmuar publikun e zakonshëm që akoma nuk është i bindur nëse duhet të shkojë tek mjeku i familjes, urgjencë apo të përdori ndonjë qetsues, ne ofrojmë një informacion të mjaftueshëm, bindës dhe shpjegues. Shprehja. ” mjeku më i mirë je ti vetë “ ka dalë nga eksperienca shumë e gjatë njerzore dhe duhet marrë në konsideratë. Kush më mirë se ty vetë e njeh historikun e shëndetit tënd ? Si fillim do sqarojmë që dhimbja klasifikohet në atë AKUTE dhe KRONIKE.
Do flasim për dhimbjet e aparatit lëvizës, kyce, muskuj, tendinat, shtylla kurrizore, ligamentet ( jo per semundjet e brendshme)
Dhimbja Kronike është e njohur për pacientin sepse ka kohë që e ndjen. Di vendin e dhimbjes, intensitetin dhe me shumë gjasa edhe shkakun. Me siguri që di edhe cilat trajtime e bëjnë të ndjehet mirë, ilaçet etje. Këtu bëjnë pjesë format e ndryshme të artriteve, artrozave, problemet e shtyllës kurrizore, dëmtimet e disqeve, hernia diskale, inflamacioni nervit shiatik, dhimbjet kronike të qafës, kokës, neuropatitë , tuneli carpal, triggeminal, problemet e posturës ( disformizmat), AVC , ishemia cerebrale etj
Dhimbja Kronike këshillohet të trajtohen në ambjente spitalore ose klinika fizioterapie ku mundësia e trajtimit të specializuar është më e madhe. Përjashtim bëjnë rastet e rehabilitimit të protezave totale të gjurit, coxofemuralit, ku shërbimi në 3-4 javët e para mund të ofrohet në shtëpi për shkak të vështirësisë së lëvizjes që ka pacienti. Trajtimi i ishemive cerebrale mund të trajtohet në shtëpi 4-6 javë para se të filloj trajtimin në klinikë. Trajtimi në shtëpi vlen edhe për ata persona që nuk kanë dhimbje por kanë nevojë për trajtim periodik mirmbajtjeje për të parandaluar një problem të njohur që ata e kanë përjetuar dikur.

Dhimbja AKUTE
Përjetohet ndryshe nga ajo kronike. Ka një impakt shkatërues, dërrmues mbi psikologjinë e pacientit. Kjo sepse është e vështirë të dihet shkaku dhe automatikisht të jepet kura e duhur. Gjëja e parë që duhet bërë është të kontaktosh me mjekun e familjes ose një mjek specislist ( ortoped). Mos përdor ilaçe pa rekomandimin e mjekut. Mos ndërrmer veprime individuale si bërja e rezonancës, skanerit etj pa këshillën e mjekut.
Një anemnezë e detajuar ndihmon në gjetjen e shkakut, përcaktimin e diagnozës dhe marrjen e kurës së duhur.
Në rastet e dhimbjeve shumë të forta të mesit , bllokimeve totale, pamundësi lëvizje, dhimbje të forta qafe, koke, gjuri, muskujsh ku pacienti e ka të pamundur të lëvizë, SHËRBIMI NË SHTËPI është një zgjidhje praktike që nuk anashkalon proçedurat e tjera mjeksore si konsulta tek mjeku, imazheria, analizat e përgjithshme etj.
Ajo që fizioterapia ofron në këto raste nuk është një trajtim rehabilitues por një trajtim i kujdesshëm i lehtë i simptomave që e bëjnë pacientin që vuan ti lehtësojnë gjëndjen e vështirë, reduktojnë dhimbjen, rrisi lëvizshmërinë e përgjithshme. Terapitë si: TENS, Elektromio stimulator, ultratingull, streching, linfodranazh, kinesiotape ndihmojnë shumë në situatat e vështira të dhimbjes AKUTE
Dhimbja AKUTE në përgjithësi trajtohet me të ftohtë sidomos në rastin e traumave sportive ku ka dhimbje+ ënjtje+bllokim, tërheqjet muskuare , strapo muskualare po ashtu.
Dhimbjet dhe problemet e shtyllës kurrizore në përgjithësi trajtohen me të ngrohtë.
Këtu nuk bëjnë pjesë frakturat e ndryshme që meritojnë një trajtim tjetër nga specialisti i traumës.
Të qënurit i vëmëndshëm në proçesin e dhimbjes : si fillon, sa zgjat, vendin e dhimbjes, lloji i dhimbjes ( djegëse, zhgërryese, thertëse etj) çfarë e irriton , çfarë e lehtëson, shkaku, ka ndikim mbi diagnostikimin e shpejtë dhe eleminimin maksimal të dhimbje në kohë sa më të shkurtër.

Ky sherbim afrohet ne Tirane. Fizioterapisti vjen tek ju ne shtepi per te bere nje konsulte, vlersim fillestar dhe percakton programin e trajtimit, frekuencen, kohezgjatjen, kostot etje.
Per çdo informacion , pyetje , shpjegim mund të na kontaktoni. Këshillat për shëndetin meritojnë të jenë falas
PETRIT DRINI
Fizioterapist
Tel 0672847074
Rr Dreko Rino pll Viridario hyrja medit ap 25 Tirane
The best position is the next position