• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja
  • Dhimbja e mesit. Shkaqet dhe trajtimi
  • Fizioterapi ne SHTEPI
  • Proteza totale e gjurit.
  • DROP HEAD – koka e varur
  • Dry Needling
  • TMD- Temporomandibolar disorder
  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • Dhimbja e gjurit.
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • Ankthi.
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • Dhimbja qafes- Cervikalgjia
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • Shiatiku- Cfare duhet te beni
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje

Categories

  • Dhimbje koke (7)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (12)
  • Gjymtyret (15)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (6)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (10)
  • Ushtrime (3)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Trajtimi dhe korrigjimi i pozicionit të vertebrës së Atlasit (vertebra C1)

Trajtimi dhe korrigjimi i pozicionit të vertebrës së Atlasit (vertebra C1)
September 11, 2016balance2012Dhimbje qafe

Ekzistojnë shumë lloje të ndryshme manipulimesh që mund t’i bëhen shtyllës kurrizore për të lehtësuar dhimbjen, por njëra nga teknikat ka rezultuar që të jetë më premtuese se të tjerat.

Vertebra e Atlasit – vertebra që qëndron në majë të pjesës cervikale të shtyllës kurrizore – mund të shkaktojë zhvendosje përgjatë shtyllës kurrizore nëse nuk është e vendosur në pozicionin e duhur. Rregullimi i pozicionit të Atlasit mund të vendosë kokën, qafën, shtyllën kurrizore dhe legenin përsëri në linjën e duhur. Për më tepër, atlasi duke qenë menjëherë ngjitur me trurin dhe duke e vendosur në pozicionin e duhur, krijon hapësirën për komunikim ndërmjet trurit dhe trupit si dhe anasjelltas.

Vertebra e Atlasit e njohur gjithashtu si C1 është vertebra në majë të shtyllës kurrizore në të cilën mbështetet koka. Pozicioni ortogonal do të thotë një pozicion 90 gradë dhe në këtë rast lidhet në mënyrë specifike me pozicionin e atlasit në lidhje me kokën dhe pjesën tjetër cervikale të shtyllës kurrizore. Atlasi mban peshën e kokës në mënyrën më efektive kur është pozicionin ortogonal ose ndryshe neutral.

Pak histori mbi trajtimin e Atlasit

Atlasi ortogonal njihet gjithashtu si teknika rregulluese e pjesës së sipërme cervikale e zbuluar prej Dr. Roy W. Sweat. Historia e trajtimit të Atlasit fillon herët në fillimet e viteve 1900 kur Dr. B. J. Palmer, zhvilluesi i kiropraktikës, shpenzoi shumë vite në kërkime klinike për të zbuluar që në fakt ishte Atlasi që kontrollonte pozicionin e kokës dhe jepte rezultate në pozicionin e pjesës tjetër të shtyllës kurrizore. Dr. Palmer mësoi si të korrigjohej pozicioni i atlasit duke përdorur duart me anë të forcës që ato ushtronin.

Dr. John F. Grostic dhe Dr. Roy W. Sweat mësuan të dy prej Dr. Palmer si të ushtronin kiropraktikën. Përgjatë kërkimeve të mëtejshme klinike, ata zbuluan se në fakt duhej shumë më pak forcë për të korrigjuar pozicionin e Atlasit dhe zhvilluan më tej metodën e rregullimit të pozicionit të Atlasit me duar.

Pozicioni i Atlasit – Gjithçka për balancë

Atlasi peshon rreth 55 gramë dhe mban bazën e kafkës, e cila peshon 4 deri ne 7 kg. Kur Atlasi vendoset në pozicion korrekt, ai mban kafkën në një pozicion eficent ortogonal.

Sytë dhe veshët e një personi duhet të jenë në linjën e duhur me horizontin për të ruajtur ekuilibrin e qendrës së trurit. E gjithë vazhdimësia e trupit merr drejtimin që duhet për të ruajtur ekuilibrin e qendrës së trurit. Kur atlasi nuk është në linjën e duhur, trupi përpiqet që të kompensojë dhe të ruajë qendrën e tij të gravitetit. Këtë e bën duke mbajtur kokën drejtë mbi qendrën e këmbëve. Megjithatë që të arrihet të mbahet ky pozicion i kokës, pjesa tjetër e shtyllës kurrizore përshtatet dhe del jashtë linje. Kështu trupi ndryshon strukturën e tij në mënyrë të tillë që bën që muskuj të kontraktohen duke shkaktuar që njëra këmbë të duket më e shkurtër se tjetra, për shkak të kompensimit të trupit që vjen si pasojë e Atlasit të pozicionuar keq. Kur Atlasi është në pozicion ortogonal, e gjithë shtylla kurrizore dhe trupi lëvizin dhe shkojnë drejt balancës së duhur.


Si ta kuptojmë që Atlasi nuk është i pozicionuar mirë? Shenjat dhe simptomat dhe efektet e Atlasit në pozicion jo korrekt

Disa nga efektet më të zakonshme të pozicionit jo korrekt të Atlasit përfshijnë lakime të qafës, skoliozë, dhe ndryshime në linjën e shpatullave dhe legenit. Këto ndryshime në linjë ndikojnë në strukturën integruese të sistemit skeletor dhe kanë ndikime negative në sistemin nervor. Kur atlasi del nga pozicioni i tij ortogonal, zhvendosja mund të shkaktojë shtypje në nerva dhe inflamacion direkt në tru dhe indirekt në të gjithë sistemin nervor. Pasojat çrregulluese të funksionimit normal të sistemit nervor mund të luajnë një rol në shumë simptoma dhe dhimbje në zona të ndryshme të trupit. Disa nga simptomat dhe problemet më të shpeshta që lidhen me zhvendosjen e Atlasit përfshijnë dhimbje koke, qafe dhe dhimbje në fytyrë.

 Si mundet që rregullimi i pozicionit të Atlasit të bëj gjithçka?

Me rregullimin e pozicionit të Atlasit, koka arrin të vendoset në pozicionin e duhur mbi Atlas, duke vendosur në linjën e duhur gjithë pjesën tjetër të shtyllës kurrizore. Kjo jo vetëm që mund të bëj pacientin të ndihet mirë pothuajse menjëherë, por mund të aktivizojë rrugët natyrale të kalimit të nervave dhe procesin e shërimit.

Çfarë mund të prisni prej vlerësimit të Atlasit?

Gjatë vizitës së parë bëhet një vlerësim i detajuar i problemit të pacientit. Historia e plotë shëndetësore e ndihmon doktorin për një diagnozë të saktë. Kjo histori përfshin pyetje të ndryshme që lidhen me cdo aspekt të simptomave dhe dëmtimeve. Ekzaminimi përfshin gjithashtu vlerësim ortopedik/neurologjik, dhe vlerësimin e posturës dhe çekuilibrit në shtyllën kurrizore që shkaktojnë probleme me shëndetin, simptoma dhe dhimbje. Hapi i parë i diagnostikimit është të përcaktohet këndi në të cilin Atlasi është zhvendosur. Në vijim të diagnostikimit përgatitet një protokoll specifik për të vendosur Atlasin në pozicionin korrekt neutral/ortogonal.

Korrigjimi ortogonal i Atlasit është i sigurtë, dhe një korrigjim pa dhimbje i shtyllës kurrizore që rikthen ekuilibrin e trupit dhe përmirëson funksionin e trupit nëpërmjet vendosjes në linjë korrekte të Atlasit.

Kush mund të përfitojë nga korrigjimi i pozicionit të Altasit?

Duke qenë se Atlasi është në majë të shtyllës kurrizore, edhe zhvendosja më e vogël mund të ketë ndikim të madh mbi linjën e shtyllës kurrizore dhe shëndetin e gjithë trupit. Kujdesi për pozicionin ortogonal të Atlasit mbështet gjithë peshën e trupit, duke lehtësuar simptomat e dhimbjes, ndihmon në rimëkëmbjen prej dëmtimeve dhe përmirëson të gjitha aspektet e mirëqenies së pacientit. Trajtimi i Atlasit lehtëson ngacmimin e nervave, gjë që shkakton dhimbje, mpirje, ndjesi pickimi, çrregullim struktural dhe posturë jo të mirë, çekuilibrim të peshës së trupit, çekuilibrim muskulor dhe ndryshime progresive degjeneruese të vertebrave, disqeve dhe hapësirave të disqeve. Trajtimi i Atlasit është i dobishëm për shumë persona të cilët kanë pasur simptoma dhe diagnoza të tilla si dhimbje qafe, dhimbje kurrizi, hernie diskale, shiatiku, skoliozë, fibromalgji, migrenë, dhimbje koke dhe probleme të tjera me dhimbje kronike.

Sa kohë zgjat rregullimi i pozicionit të Atlasit?

Çdo pacient është i ndryshëm. Ka shumë faktorë për t’u marrë në konsideratë, të tilla si koha që atlasi mund të ketë qenë zhvendosur, stili i jetës, dieta, aktiviteti fizik dhe mosha. Kur shtylla kurrizore nuk është në linjën e duhur, muskujt përshtaten ndaj kockave të zhvendosura. Kur arrihet linja korrekte, muskujt do të përpiqen të shkojnë në pozicionin në të cilin janë mësuar të qëndrojnë. Në fillim të trajtimit, pacientët shpesh kanë tendencë të ruajnë kujtesën e muskujve. Pasi pacienti fillon të ruajë dhe mbajë pozicionin e tij të rregulluar, ata vijnë gjithmonë e me rrallë për vizita.

Pas rregullimit të parë, a do të qëndrojë Atlasi në pozicionin e duhur?

Teknika e rregullimit ortogonal të Atlasit lejon që të arrihen rezultate maksimale vetëm me një ose dy rregullime të thjeshta. Trajtimi korrigjues mund të kërkojë kohë; megjithatë rezultatet për çdo person ndryshojnë. Kur kockat kanë qenë të zhvendosura për kohë të gjatë, trupi është përshtatur për atë pozicion. Muskujt zgjaten më tepër në njërën anë dhe shkurtohen në tjetrën. Zhvendosja e kockave kërkon kthimin e muskujve. Mendoni për një çast se çfarë duhet të bëj një ortodent për të zhvendosur një dhëmb në pozicionin e duhur dhe ta bëjë që të qëndrojë aty.

Çfarë mund të pres pas rregullimit të parë?

Kur pozicioni i Atlasit rregullohet për herë të parë, trupi duhet të reagojë ndaj linjës së re të pozicionit. Kjo kërkon kohë; disa pacientë ndiejnë se simptomat e tyre janë çliruar pothuajse menjëherë pas rregullimit. Disa pacientë të tjerë ndiejnë dhimbje gjatë lëvizjeve të trupit. Ndërsa trupi fillon të shërohet, ju mund të vini re lodhje ose pagjumësi, ose që muskujt janë disi të bllokuar apo ju dhembin.

Këto simptoma zakonisht largohen shpejtë dhe nuk ka gjë për t’u shqetësuar. Kohëzgjatja që i duhet trupit për t’u rimëkëmbur varet zakonisht nga shkalla e zhvendosjes ose se sa e rëndë është gjendja e pacientit.

Nëse vuani prej dhimbjes së qafës apo kurrizit, trajtimi ortogonal i Atlasit mund të jetë i duhuri për ju. Flisni me fizioterapistin tuaj për të filluar rrugën e të jetuarit i lirë nga dhimbja.

Si ta ruaj pozicionin korrekt të Atlasit?

Ndërsa trupi mësohet duke qëndruar në linjën korrekte, duhet të kryeni ushtrime të thjeshta rutinë tërheqjeje terapeutike, së bashku me ndjekjen e udhëzimeve për të mbajtur një qëndrim (posturë) të duhur. Të gjitha këto ndihmojnë të ruani linjën e duhur të shtyllës kurrizore.

Petrit Drini

Fizioterapist

+355 672847074

www.klinikabalance.com

rr Ndreko Rino pll Viridario 1ap 25 Tirane

The best position is the next position.

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com