• Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt
+355 67 28 47074 pdrini@live.com
HealthFlex
×
  • Kreu
  • Rreth Nesh
  • Shërbime
  • Terapi
  • Kurse
  • Jeni të Siguruar?
  • Dr. Petrit Drini
  • Artikuj
  • Kontakt

Artikujt e Fundit

  • Dhimbja e Brrylit – Epicondilitis lateral
  • Fibromialgjia
  • Imazheria në fizioterapi
  • Dhimbja legenit.
  • Trigger Point-Pikat e dhimbshme
  • Ndrydhja e Kaviljes
  • Keshilla per femijet qe fillojne shkollen.
  • DHIMBJA E GJURIT
  • Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
  • Dhimbja e gjurit-Sindromi Ilio-tibial
  • ANKTHI
  • Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
  • FRAKTURA E KYCIT TE KEMBES
  • DHIMBJA E QAFES.
  • Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
  • Nevralgjia Trigeminale
  • Dhimbja muskulo-skeletore
  • Fizioterapia ne Post Covit 19
  • Dysphagia dhe Discopathy
  • 10 gjëra për të përmirësuar shiatikun
  • Karantina dhe problemet e aparatit levizes
  • Dhimbja e Brrylit – Sindromi Cubital
  • Sindroma Meniere -Marramendje
  • Hernia Diskale Lumbare
  • Trajtimi i hernies hiatale
  • FIZIOTERAPIA PËR TRAJTIMIN E MIGRENËS
  • Trajtimi i Skoliozës – Metoda Schroth
  • TERAPIA PËR GJUNJËT
  • FIZIOTERAPIA PAS ISHEMISË CEREBRALE
  • Pubalgjia (ose hernia sportive)

Categories

  • Dhimbje koke (6)
  • Dhimbje mesi (7)
  • Dhimbje qafe (10)
  • Gjymtyret (13)
  • Kurrizi (7)
  • Muskujt (5)
  • Rehabilitim neurologjik (2)
  • rehabilitim polmonar (1)
  • Shpatull- brryl- dore (2)
  • Sistemi Limfatik (1)
  • Skolioza (2)
  • Uncategorized (6)
  • Ushtrime (2)
  • Vertigo – Marrjemendsh (2)
  • Visheral (2)

Dhimbja muskulo-skeletore

Dhimbja muskulare

June 14, 2021balance2012Muskujt

DHIMBJA NE APARATIN MUSKULO SKELETOR

  • Cfarë i shkakton dhimbjet në muskulo – skeletor.
    • Kush janë simptomat e dhimbjes.
    • Si diagnostikohet dhimbja.
    • Si trajtohet dhimbja dhe problemet muskulo – skeletore.

Dhimbja në aparatin muskulo – skeletor është dhimbja që prek muskujt, ligamentet, tendinat dhe kockat.

dhimbjet e muskujve dhe artikulacioneve inferiore

      –       Cfarë i shkakton dhimbjet ?

Shkaqet e dhimbjes janë të ndryshme. Indi muskulor mund të dëmtohet nga aktiviteti i përditshëm. Traumat lokale, lëvizje tronditë,se aksidente automobilistike, rrëzime, fraktura, tërheqje dhe shkyerje, dislokime (dalje), goditje direkte në muskuj mund të shkaktojnë inflamacione. Të tjera shkaqe të dhimbjes janë: Tension postural, lëvizje të ripërsëritura në kushtet  mbingarkese, mos lëvizja (imobilizim) për një kohë të gjatë.

Ndryshime të posturës ose motorika e dobët e trupit mund të sjellin ndryshime në pozicionin e shtyllës kurrizore duke shkurtuar disa muskuj dhe duke bërë që muskujt e tjerë të punojnë më shumë për të kompesuar ato dhe si rrezulltat të fillojnë shenjat e para të dhimbjes.

  • Kush janë simptomat ?

Njerëzit me dhimbje muskulo – skeletore shpesh ankohen për dhimbjen në të gjithë trupin. Muskujt e tyre ndihen sikur janë të tërhequr, të shtypur, të mbingarkuar, djegin, dridhen.

Simptomat variojnë nga personi në person, por ato më të zakonshmet janë .

  • Dhimbja.
  • Lodhja.
  • Çrregullime gjumi.
  1. Si diagnostikohet dhimbja ?

Mjeku juaj do të kryejë egzaminimin e plote fizik dhe historikun mjeksor. Përveç  kësaj mjeku juaj mund të kërkoj të behen analiza, kontrolle, imazheri për të konfirmuar diagnozen, psh eko, grafi, rezonancë, elektromiogram. E rëndësishme është karakteri i dhimbjes (djegese, shpuese, therrese, radiuese), vendi i dhimbjes, kohë zgjatja. Testet muskulare dhe palpëcioni ndihmojnë në këtë proçes. Diagnostikimi është një faza më e vështirë dhe e rëndësishme. Eksperienca e mjekut ndihmon. Nuk duhet nënvlerësuar situata në të cilën pacienti kalon ne lidhje me prezencën dhe nivelin e stresit ne jetën e tij. Gjenda post Covit shton simptomat dhe intensitetin e tyre.

Masazh terapil
  • Si trajtohet dhimbja muskulo – skeletore ?

Egzistojnë lloje të ndryshme të terapive manuale ose mobilizimeve që mund të përdoren tek njerëzit me probleme në  aparatin muskulo – skeletor.

Për disa lloje dhimbjesh akute këto teknika mund të përdoren me sukses. Në dhimbjet kronike përdoren metoda dhe trajtime të ndryshme nga ato akute.

Medikamente si ato jo steroidale anti-inflamator (NSAIDs) mund të përdoren për të trajtuar inflamacionin ose dhimbjen muskulo – skeletore.

Tek pacientet me çregullime si: Fibromialgji medikamentet rrisin në trupin e pacientit nivelin e serotonines dhe norepinefrinës (neurotrasmetues që rregullojnë gjumin,  dhimbje dhe mirë funksionimin e sistemin imunitar) mund të përdoren në doza të vogla.

Disa medikamente ndihmojnë gjumin, zolpidem, eszopiclone dhe ramelteon.

Të tjera trajtime:.

  • Injeksioni me anti-inflamator në ose rreth vendit të dhimbjes.
  • Ushtrime që përfshijnë forcimin dhe tërheqjen e muskujve.
  • Akupunturë ose akupresurë.
  • Teknika relaksuese (frymarje, joga, meditime).
  • Manipulime osteopatike.
  • Masazhe terapike.

ushtrime fizioterapie

Roli I fizioterapise në trajtimin e dhimbjeve muskulo-skeletore.

Fizioterapia ngelet mjeti më efikas në trajtimin e problemeve mukulo-skeletore. Ajo përfshin përdorimin e shumë teknikave manuale dhe terapive instrumentale që kombinohen shumë mirë me njëra-tjetrën. Një vend të veçantë zë trajtimi miofashal, terapia e fashave, mobilizimet e kyçeve, ushtrimet e forcimit, edukimi postural etjera.

Petrit Drini

Fizioterapist

Klinika BALANCE

tel +355 672847074

 www.klinikabalance.com

Copyright ©2016 Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino, Pallati VIRIDARIO 1, Nr 25, Tirane +355 67 28 47074 pdrini@live.com