Skolioza. Si ta dallojme tek femijet.
Është momenti të kontrollojmë femijet për prezencën e skoliozes. Sa më shpejt arrijmë ta diagnostikojmë aq më mire trajtohet. Por në fillim duhet të njohim shenjat dalluese. Kjo mund të behet nga vetë familjarët e femijeve. Në rast se nuk jeni të sigurtë, duhet të konsultoheni me një ortoped/fizioterapist dhe ajo që e saktëson është një grafi e të gjithë shtyllës.
Skoliosa ndahet në disa grupe.
- E lindur
- Në moshë të re/3-10 vjeç.
- Adoleshensa/Idiopatike (pashkak). Mosha 10-18 vjeç.
- Degenerative
- Neuromuskulare
- Scheuerman kifozë
- Sindroma e skoliosis
Skolioza në lindje paraqitet 1 në 10000 lindje. Skolioza në moshë të re prekë jo vetem shtyllën por shpesh deformon kafazin e kraharorit dhe brinjët.
Skoliosa e adoleshenses/Idiopatike është më e ndeshura afërsisht 4 – 6 % e adoleshentëve preken nga ky deformim.
Është me rëndësi që familjarët të jenë të kujdeshëm në vlerësimin e gjendjes së fëmijëve dhe të dinë të dallojnë me siguri shenjat e prezencës së këtij deformimi.
Kontrolli trupor bëhet ne pozicionin drejt dhe qëndrim të shpenguar ( jo i sforcuar )
Shenjat dalluese :
1 Supet nuk janë në të njëjtën lartësi.
2 Skapulat nuk qëndrojnë simetrikisht mbi kafaz ( njëra më e hapur )
3 Koka nuk qëmdron në drejt në vijen e mesit
4 Njera anë e legenit qëndron pak më lart se tjetra.
5 Në pozicionin drejt njëra nga krahët e varura është më I gjatë .
6 Në pozicionin e përkulur përpara njëra ane e kafazit është pak me e ngritur se tjetra.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355672847074
www.klinikabalance.com