Shpatulla e ngrire-Simptomat, trajtimi
Shpatulla e ngrire
Shumë njerëz vuajnë nga dhimbja e kurrizit, qafës dhe shpatullës. Në disa raste ata nuk ndjejnë vetëm dhimbje, por bllokime dhe kufizime në lëvizjen e shpatullës – një gjendje kjo që quhet shpatulla e ngrirë. Më poshtë po ju japim informacion se si të parandalojmë dhe trajtojmë shpatullën e ngrirë, duke përfshirë këtu dhe ushtrime të cilat mund të kryhen në shtëpi për të shëruar shpatullën e ngrirë (me ilustrime të përfshira).
Çfarë është shpatulla e ngrirë?
Shpatulla e ngrirë është një problem që prek ligamentet e artikulacionit të shpatullës të cilat janë të futura në një kapsulë e njohur ndryshe si kapsula e artikulacionit të shpatullës. Shpatulla, formon një gunge dhe një kapsule që lejon lëvizjet në drejtime të ndryshme.
Ndërsa kapsula enjtet, ajo krijon një plagë në inde dhe shpatulla bllokohet. Kjo çon në dhimbje dhe lëvizje të kufizuara në atë shpatull.
Shumica e atyre që vuajnë preken në njërën shpatull, ndërkohë ka dhe një pakicë individësh që preken nga ky problem në të dyja shpatullat. Shpatulla e ngrirë është një problem i ndryshëm nga artriti i cili mund të prekë dhe artikulacione të tjera. Shpatulla e ngrirë i referohet vetëm artikulacionit të shpatullës.
Shenjat dhe simptomat e shpatullës së ngrirë
Shpatulla e ngrirë zhvillohet zakonisht në mënyrë graduale në një periudhë prej disa muajsh, dhe simptomat shpesh mund të shmangen që në fillim përpara se dhimbja të bëhet shumë e fortë. Problemi zakonisht shfaqet në tre faza të ndara.
- Bllokimi i shpatullës dhe dhimbja: shumë persona venë re në fillim bllokimin e shpatullës që vjen në rritje. Ndërsa bllokimi përparon, lëvizja e shpatullës vështirësohet dhe çdo përpjekje shkakton dhimbje. Kjo dhimbje përkeqësohet më shpesh gjatë natës duke vështirësuar kështu gjumin dhe shkakton rritje në nivelet e stresit. Kjo fazë mund të zgjasë deri në 9 muaj.
- Ngrirja e shpatullës: bllokimi i shpatullës vjen duke u shtuar dhe lëvizjet kufizohen tepër. Disa persona përjetojnë nivele të dhimbjes më pak intense në këtë fazë, por ka të tjerë të cilëve dhimbja nuk u lehtësohet. Kjo fazë mund të zgjasë deri në 12 muaj.
- Lehtësimi: shpatulla fillon të përmirësohet ngadalë. Nivelet e dhimbjes fillojnë të ulen, por me raste mund të ngrihen. Rasti më i mirë është që kjo fazë të zgjasë rreth 5 muaj por mund të duhet kohë akoma më e gjatë për të lehtësuar apo zbutur shpatullën dhe shumë njerëz nuk i rimarrin plotësisht lëvizjet e plota të mëparshme.
Gjatë fazave më të këqija të një shpatulle të ngrirë mund të jetë shumë e vështire që të kryhen një numër aktivitetesh të përditshme të zakonshme të tilla si gatimi ose të veshurit. Gjithashtu mund të ndikojë në aftësinë për të drejtuar automjetin.
Mundësitë për trajtimin e shpatullës së ngrirë
Ka një numër mundësish të ndryshme trajtimi që mund të ndihmojnë në shërimin e shpatullës së ngrirë. Trajtimi shpesh varet nga faza në të cilën ndodhemi me shpatullën e ngrirë.
Trajtimi me të nxehtë/të ftohtë: alternimi i aplikimit të paketave të nxehta dhe të ftohta mund të ndihmojë të reduktojë disi dhimbjen dhe ënjtjen që shkaktohet prej shpatullës së ngrirë dhe rrit qarkullimin e gjakut në atë zonë. Përpiquni të përsërisni aplikimin disa herë në ditë për efekte më të mira.
Ilaçet kundra dhimbjes: ilaçet kundra dhimbjes mund të lehtësojnë dhimbjen në fazat e para të shpatullës së ngrirë. Ibuprofeni është një prej ilaçeve më të njohura kundra dhimbjes dhe mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjes si dhe të ënjtjes. Por nëse preferoni një alternative tjetër më natyrale kundrejt dozave të larta të ilaçeve për një periudhë të gjatë kohe, ju mund të provoni mundësitë e tjera të trajtimit.
Hani ushqime të pasura në acide yndyrore Omega 3 dhe me anti-inflamatorë të tjerë: Acidet yndyrore Omega 3 njihen për vetitë anti-inflamatore. Ata që vuajnë nga artriti ose probleme të tjera me artikulacionet të tilla si shpatulla e ngrirë, këshillohen të rrisin konsumin e tyre. Vaji i peshkut dhe farat të tilla si farat e lirit janë një burim i rëndësishëm. Caji jeshil gjithashtu është i njohur për vetitë e tij anti-inflamatore.
Ushtrimet: edhe pse shpatulla është e bllokuar, është e rëndësishme që të ruhen lëvizjet. Ushtrimet mund të ndihmojnë për këtë gjë (shikoni ushtrimet në fund të artikullit). Nëse keni vuajtur më parë nga ndonjë dëmtim i shpatullës, ju mund të ulni mundësitë për të patur shpatull të ngrirë duke kryer ushtrime tërheqjeje parandaluese.
Fizioterapi: Trajtimi i fizioterapistit në shumicën e rasteve kombinon ushtrime, masazh dhe trajtime me të nxehtë/të ftohtë. Për shumë nga ata që vuajnë, trajtimet mund të përsëriten në shtëpi pasi t’u jetë treguar se çfarë duhet të bëjnë nëpërmjet disa seancave trajtimi.
Trajtimi TENS: Disa persona kanë përmirësime nëpërmjet përdorimit të një makinerie TENS (stimulimi nervor elektrik nëpërmjet lëkurës) i cili përdor pllakëza të vogla për të tejçuar impulse elektrike nëpër trup.
Injeksionet kortinozik: këto injeksione mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjen dhe inflamacionin dhe për t’i dhënë më tepër mundësi shpatullës për të lëvizur. Megjithatë, injeksionet e përsëritura nuk janë të rekomandueshme. Ato janë një maskë për dhimbjen, jo një kurë, dhe bëhen më pak efektive pas çdo aplikimi.
Ndërhyrja kirurgjike: nëse nuk gjeni zgjidhje për dhimbjen dhe lëvizshmërinë e shpatullës duke përdorur teknikat e përshkruara sipër, ju mund të keni nevojë për ndërhyrje kirurgjike. Doktori mund t’ju ndihmojë për të vendosur nëse kjo është e nevojshme për ju.
Në përgjithësi, sa me shpejt që të filloni trajtimin për shpatullën e ngrirë aq më pak rëndohet gjendja e saj. Gjithashtu, do t’ju duhet më pak kohë për t’u kthyer në gjendjen normale.
Ushtrime për shpatullën e ngrirë
Përpara se të filloni të kryeni këto ushtrime, gjithmonë bëni një nxehje më parë të shpatullës. Mënyra më e mirë për ta bërë këtë është duke bërë një dush me ujë të ngrohtë për 10 deri 15 minuta, ose mund të përdorni një pecete të nxehtë.
Tërheqja pendulare
Mbështetuni me ngadalë diku ndërsa lini krahun e prekur nga problem që të varet poshtë. Lëreni krahun të qetë, dhe rrotullojeni në rrathë të vegjël. Bëni 10-15 rrathë në secilin drejtim (në drejtim të akrepave të orës, dhe në drejtim të kundërt) njëherë në ditë.
Kur simptomat e shpatullës të përmirësohen me kalimin e kohës, rriteni diametrin e lëkundjes, por pa e forcuar. Nëse ndjeni që mund të bëni më tepër se aq, mbani një peshë të lehtë (1-2 kg) në krahun e prekur nga problemi.
Tërheqja me peshqir
Mbani një peshqir mbrapa kurrizit në pozicion horizontal. Tërhiqeni peshqirin me krahun e shëndetshëm në mënyrë që të tërhiqni lart krahun me probleme. Kryeni 10-20 veprime, një herë gjatë ditës.
Ecja me gishta
Qëndroni me fytyrë përballë një muri në një distancë shumë të vogël. Prekni murin me majat e gishtave të krahut me probleme duke filluar nga niveli i mesit me bërrylin të përkulur pak. Me ngadalë ngjituni me gishta lart përgjatë murit deri sa krahu të ngrihet deri aty ku mund ta përballoni. Kur të bëni këtë ushtrim mos përdorni muskujt e shpatullës. Punën duhet ta kryejnë vetëm gishtat tuaj. Më pas me ngadalë uleni krahun me probleme dhe përsëriteni 10-20 herë në ditë.
Kapja përgjatë trupit
Ju mund ta bëni ushtrimin ndërsa jeni ulur ose qëndroni në këmbë. Ngrijeni krahun me probleme duke e kapur tek bërryli me krahun e shëndetshëm. Më pas çojeni krahun me probleme lart dhe përgjatë trupit ndërsa ushtroni një presion të lehtë për të tërhequr shpatullën me probleme. Mbajeni ashtu për 10-15 sekonda dhe përsëriteni 10-15 herë në ditë.
Zgjatimi sipër kokës
Shtrihuni mbi dysheme ose krevat dhe ngrijeni krahun me probleme sipër kokës duke e mbajtur me krahun e shëndetshëm ne zonën e bërrylit. Ushtroni presion të lehtë me krahun e shëndetshëm në mënyrë që të ndjeni tërheqjen në krahun me probleme. Mbajeni ashtu për 10-15 sekonda dhe përsëriteni 10-15 herë në ditë.
Rrotullime nga brenda dhe jashtë
Për këtë ushtrim do t’ju duhet një llastik gome. Mbajeni llastikun me të dyja duart ndërsa bërrylat qëndrojnë të përkulur në kënd 90 gradë të mbështetur në secilën anë të trupit. Tërhiqni pjesën e poshtme të krahut me probleme në drejtim nga jashtë pak centimetra dhe mbajeni për disa sekonda. Përsëriteni 10-15 herë në ditë.
Gjithashtu mund të përdorni llastikun për të bërë rrotullime të brendshme – Në këtë rast ju duhet të qëndroni pranë një derë të mbyllur, dhe të kapni njërën anë të llastikut tek doreza e derës. Mbani anën tjetër të llastikut me krahun me probleme ndërsa bërryli qëndron i përkulur në 90 gradë. Tërhiqeni llastikun në drejtim të trupit për pak centimetra dhe mbajeni për disa sekonda. Përsëriteni 10-15 herë në ditë.
Për të lehtësuar më tepër dhimbjen dhe inflamacionin që vijnë si pasojë e shpatullës së ngrirë, ju duhet të masazhoni zonën problematike.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355 672847074
Klinika Balance
Rr. Ndreko Rino pll Viridario Nr 25
Tirane
www.klinikabalance.com
The best position is the next position