Problemet e shendetit dhe Instabiliteti Cervikal
Instabiliteti Cervikal
Anatomia e qafes.
Sistemi nervor qëndror përbëhet nga Truri dhe Palca.
Truri vetë përbëhet nga Truri i madh = Cerebrum, Truri i vogel= cerebellum dhe Trungu = Brain Stem.
Brain Stem përbehet nga Palca e zgjatur= medulla oblongata, Ura=Pons, Truri mesëm= Midbrain.
Nga Trungu=Brain Stem gjenden qëndrat që kontrollojnë frymemarjen, ritmin e zemrës, dëmtimi i të ciles shkakton vdekjen e pacientit, por situata të ndryshme mund të shkaktojnë probleme që do trajtojmë në këtë material.
Në këtë material të veçantë do të gjeni përgjigjen e shumë problemeve të shëndetit që lidhen me këto simptoma
- Dhimbje qafe
- Dhimbje koke/migrene
- Marrje mendsh
- Ndjesi përzierje /vjellje
- Gelltitje
- Frymëmarje
- Zhurm ne vesh
- Lodhje e përgjithshme
- Humbje përqëndrimi dhe fokusi
- Aritmi , takikardi
- Panik
Instabiliteti i pjesës së sipërme të qafës prek mirë funksionimin e pjesës së fundit të trurit,Trungu = Brain Stem aty ku fillon edhe palca e shtyllës kurrizore. Ajo shkakton përkeqësimin e qarkullimit të gjakut në këtë zonë të trurit nga ku dalin edhe 10 nervat e kokës. Kjo si rrezultat i ndikimit që ka drejtimi i qafes mbi arterien vertebrale që furnizon pjesën e mbrapme të trurit përfshi edhe Brain Stem – pjesën që lidh trurin me palcën. Forma normale anatomo-fiziologjike e qafës është e harkuar. Drejtimi i qafës bën që pjesa e fundit e trurit , Trungu = Brain Stem ( Modula ablongata) nga ku dalin nervat e kokës , Vagus , glossopharyngeal, spinal Açessaory,Hypoglossal të ndikohen negativisht në funsionimin e tyre nga përkeqsimi i furnizimit me gjak dhe kjo ndikon ne përkeqësimin e gelltitjes, degjimit, te folurën, përzjerjen e stomakut,aritmia e zemrës, panic balancën në qëndrim dhe ecje
Për të gjitha simptomat e mësipërme pacientët shkojnë fillimisht tek mjeku i familjes ose specialisti i fushës. Në të gjitha rastet neglizhohet ose nënvleftësohet vlerësimi i gjendjes së qafës që fillon me ndyshimin e harkut të qafës, tensionimin e ligamenteve dhe muskujve që shoqërojnë 7 vertebrat e qafës, pozicionimin e kafkes mbi vertebrën e pare C1 dhe vendosja e dy vetebrave të para C1 –C2.
Drejtimi i qafës është fillimi i Instabilitetit Cervikal që shkakton tërheqjen e Trungut= Brain Stem dhe si rrezultat vënien nën stress të tij që sjell përkeqësimin e funskioneve të nervave të kokes që kujdesen për funksione jetike.
Nervi Vagus
Nga të gjithë nervat qe ndikohen nga Instabiliteti Cervikal vlen të ndalemi tek nervi Vagus që ka rolin më të rëndësishëm në funksionimin e organeve si : mushkëria, temthi, shpretka, zemra, stomaku, melçia, zorret, enët e gjakut. Kjo do të thotë që gjendja e nevit Vagus automatikisht ndikon tek funsionimi i mire ose jo këtyre organeve.
Nervi vagus është nervi i 10 i kokës dhe është sensitiv jo motorrik. Ai përcjell nga qëndra ku del ( Brain Stem) drejt organeve impulse sensitive. Nje nerv Vagus i irrituar për shkak të gjendjes jo stabile të qafes ose keq pozicionimit të vertebrave C1-C2 do të bëj që stomaku të mos prodhojë mjaftueshëm sekrecionet për tretjen e ushqimit. Pankreasi nuk do të prodhojë mjaftueshëm lengun e tij dhe hormonet. Temthi nuk do të prodhoje lengun bilial për të shpërbërë yndyrnat. Veshka dhe shpretka nuk do të mund të kontrollojnë inflamacionet dhe të filtrojnë mirë përbërjen në gjak. Zorrët e holla nuk do të mund të lëvizin mjaftueshëm për të përthithur vlerat ushqimore nga ushqimi i patretur mjaftueshëm dhe do të shkaktojne kapsllëk ose diarre. Më e rëndësishmja e nevit Vagus është kontrolli që ka mbi enët e gjakut që në situata irritimi (axhitimi) i ngushton dhe kështu pengon furnizimin me gjak të trurit , organive dhe ekstremiteteve. Kjo gjendjë kur zgjat shumë në kohë shkakton arritmi, dhimbje stomaku, lodhje, këputje, marrje mendsh, prishje humori, stress, mpirje duarsh/gishtash
E kunderta ndodh kur nervi Vagus është në gjendje normale. Organet dhe furnizimi me gjak bëjnë që trupi të ndjehet mirë.
Kjo e bën trajtimin e Instabiltetit të qafës dhe relaksimin e nevit Vagus një domosdoshmëri. Si pjesë e sistemit parasimpatik nervor ( pjesa që qehtëson trupin) është e nevojshme që të mos anashkalojmë gjendjen e qafës. Në jetën e përditshme nuk do arrijmë të shmangim dot përdorimin e telefonit, kompiuterit ose pozicione të caktuara pune që duhet ti bëjmë. Por ka vend për një kujdesje të vazhdueshme, levizje, sport, trajtim të qafës.
Shkaqet e Instabilitetit Cervikal.
Shkaku janë traumat e ndryshme, aksidentet, rrezimet, postura e gabuar, qëndrimet e zgjatura para kompiuterit, përdorimi shumë gjatë i telefonit. Keq pozicionimi i kafkës mbi vertebrën e parë C1. Keq pozicionimi i vertebrave C1 dhe C2 me njëra tjetrën.
Trajtimi
Një nga trajtimet bashkëkohore të rekomanduara është Proloterapia, një injektim miks ilaçesh afër zones C1.
Trajtimi me fizioterapi është zgjidhja më praktike dhe më afër natyrës anatomo-fiziologjike të trupit
Fizioterapia ndihmon në zgjidhjen e problemeve sepse ka në fokus kthimin dhe ruajtjen e lëvizshmërisë së qafës, çtensionimin e muskujve dhe ligamenteve të shkurtuar, kthimin e harkut të qafës në normë.
Klinika BALANCE ka një staf të pregatitur dhe eksperience dhjetra vjeçare në trajtimin e Instabilitetit Cervikal. Duke parë problemin në totalitet arrijmë të gjejmë shkaqet e problemit dhe ti eliminojmë ato. Përdorimi i tepruar i ilaçeve nuk ndihmon në zgjidhjen afat gjatë të problemeve dhe siptomave që cituam më sipër.
Petrit Drini
Fizioterapist
+355 (0) 672847074
Klinika Balance
rr Ndreko Rino Pll Viridario 1 Nr 25
Tirane
The best position is the next position